Shkruan: Dilaver Goxhaj
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe! (Me rastin e 25 vjetorit të shpërthimit
të Luftës Çlirimtare në Kosovë, 27 Nëntot 1997)
Në luftën kundër pushtuesve serbë veprimet luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luajtën rolin kryesor për dëbimin e pushtuesve serbë, kurse lufta e NATO-s duke u angazhuar vetëm me aviacionin e saj gjuejtës-bombardues, luajti rol ndihmës. Cilido intelektual i mirëfillt ushtarak profesionist dhe historian objektiv ka arritur tashmë në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje. Shkak për këtë trajtesë është propaganda e fuqishme dhe e maskuar ani-Ushtri Çlirimate e Kosovës, duke e paraqitur NATO-n faktorin kryesor për dëbimin e Serbisë nga Kosova. Mund të duket në këtë rast se në luftën e bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) me metodat e luftës partizane, duke qenë edhe ushtri e vogëlm dhe jo shumë e fuqishme në raport me kundërshtarin, mund të shtrohen vetëm çështje të taktikës partizane. Pse atëherë unë e titulloj shkrimin në aspektin strategjik të asaj lufte partizane, duke e radhitur atë si faktor kryesor për çlirimin e Kosovës?
Faktikisht Kosova është një vend i vogël, dhe në rast se NATO-ja do të angazhohej edhe me forca tokësore, krahas me aviacinin e saj, pranë të cilave UÇK-ja do të zhvillonte veprimet e saj partizane, atëhere, sigurisht, në trajtesën e luftës partizane të saj do të delnin në analizë vetëm çështjet e taktikës së saj partizane dhe nuk do të delte asnjë lloj çështjeje të strategjisë së luftës partizane.
Nga ana tjetër, në qoftë se Kosova do të ishte një vend i madh e i fuqishëm aq sa dhe Serbia, dhe UÇK-ja do të zhvillonte luftën partizane, (sikundër e zhvilloi në periudhën mars-qershor 1999), krahas forcave tokësore të NATO-s, Serbia do të ishte dëbuar shumë më shpejt ose edhe në se jo shumë shpejt, sidoqoftë, nuk do të mund ta pushtonin tërësisht Kosovën nëse ajo do të kishte një territor sa vetë Serbia – edhe në këtë rast veprimet partizane të UÇK-së do të luanin rol ndihmës në lidhje me operacionet e forcave tokësore të NATO-s, dhe atëherë, sigurisht, edhe në luftën partizane të UÇK-së do të delnin në pah vetëm çështjet e taktikës, dhe aspak të strategjisë së luftës partizane.
Çështjet e aplikimit të strategjisë së luftës partizane nga ana e UÇK-së lindën për shkak të rrethanave të mëposhtme:
Kosova ishte, po e quajm një shtet, por shumë i vogël dhe shumë i dobët. Ky “shtet” i vogël e i dobët ishte pushtuar dhe kontrollohej tërësisht nga një shtet jo i vogël dhe me ushtri shumë të fuqishme. Këtu është gjithë puna.
Për shkak të këtyre rrethanave Serbia kishte një shekull që e mbante të pushtuar gjithë territorin e Kosovës, kurse lufta e UÇK-së herë ngrihej e herë ulej ndaj dhe kishte një vit e gjysëm që po zgjatej. Gjatë periudhës nëntor 1997 – mars 1999 shumë rajone në Kosovën e pushtuar prej Serbisë ishin kthyer në zona të lira të izoluara nga njera-tjetra; prandaj lufta e UÇK-së kundër pushtuesve serbë përbehej nga veprime luftarake mbrojtëse të pavarura, madje, dhe jo sipas taktikës partizane. U ndoq ajo strategji duke menduar se Serbia do të lodhej apo do të mërzitesj dhe do ta largohej vetë nga Kosovën.
Me që, këto veprime luftarake mbrojtëse të UÇK-së filluan ta pengonin sundimin absolut të Serbisë, prandaj ajo vendosi që, më 20 Mars 1999 të ndërmerrte operacionin e saj mësymës të emërtuar “Operacioni Potkoi”. Atëherë UÇK-ja u detyrua që, flakë për flakë, të ndryshonte mënyrën e zhvillimit të veprimeve luftarake të saj, duke kaluar në luftë me përpjestime më të mëdha e jo të karakterit mbrojtës si deri në marsin e vitit 1999.
Pikërisht nga kjo lindi gjithë kompleksi i problemeve të tilla, të vijonim mbrojtje strategjike apo mësymje strategjike. Kjo, natyrisht, që do ta shndërronte luftën çlirimtare të Kosovë në luftë të gjatë. Mirëpo lufta e gjatë do të kishte shumë probleme jo të zakonshme për të, pasi përveç krijimit të bazave mbështetëse të fuqishme, ku të mbështeteshin forcat sulmuese, po ashtu dhe çështja e zhvillimit të luftës sipas metodës partizane në një lloj lufte manovruese, sa në një rajon në tjetrin.
Për këto arsye prandaj dhe pati debate në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së qysh orët e para të fillimit të mësymjes nga armiku, për të kaluar nga strategjia e mbrojtjes pozicionale në strategjinë e luftës partizane, të luftës sulmuese.
Më së fundi u vendos kalimi në strategjinë e luftës partizane, kjo edhe për faktin se na ishte bërë e qartë nga vetë Presdidenti Klinton, prej fjalimit të tij të së shtunës në radio, në datën 13 shkurt 1999, (pikërisht atë ditë që zonja Medlin Ollbrajt mbriti në Mbledhjen Ndërkombëtare të Rambujesë – Paris), i cili na e bëri të qartë se NATO-ja nuk do ndërhynte me forca tokësore, duke deklaruar: “Mirëmëngjes. Këtë javë, palët ndërluftuese në Kosovë janë takuar në Francë, në një kështjellë të shekullit XIV, në kërkim të një paqeje të shekullit XXI. Ato arritën të takohen sipas vendosmërisë së Shteteve të Bashkuara, të aleatëve tanë evropianë, si dhe të Rusisë, për të ndihmuar në dhënien fund të gjakderdhjes në Kosovë dhe për të ndërtuar një të ardhme paqësore në atë vend.. . .Në qoftë se Serbia nuk i përmbush angazhimet e saj të mëparshme për të tërhequr trupat dhe nuk e mbështet marrëveshjen e paqes, NATO-ja është e autorizuar të kryej sulme ajrore kundër saj. Në të njëjtën kohë, ne ua kemi bërë të qartë shqiptarëve të Kosovës se nëse ata e kundërshtojnë planin tonë ose e vazhdojnë luftën, ata nuk do të kenë mbështetje nga ne”.(Bill Klinton “Ne lftën, ju paqen 1998-1999”, Tiranë, 2000, f.15)
Ndërsa më 19 mars 1999 Komandanti i NATO-s, Gjenerali Uesli Klark, duke vlerësuar situatën e atyre ditëve në Kosovë si jashtëzakonisht të rëndë, për shkak të shtimit të vazhdueshëm të forcave serbe në Kosovë, delaroi: ”Vetëm nga tetori e deri tash janë zhvendosur 60 mijë civilë. Rreth 50 për qind e Kosovës është e pabanuar…. Sipas informatave që kam, qëllimi i forcave serbe është për ta shkatërruar Kosovën për 5-7 ditë.” (Arkivi i luftës i Agjensisë Kosovapress, Vëll.2, Prishtinë 2016, f.243)
Dhe po atë mbasdite të 19 marsit 1999 me urdhër të Knut Volebek, shefi i rradhës i OSBE-së, 1.400 vëzhguesit e Misionit Verifikues të OSBE – filluan ta lëshonin Kosovën.
Përderisa NATO nuk do të angazhohej me forca tokësore por vetëm me aviacion, ndërkohë që pushtuesit serbë kishin grumbulluar në Kosovë mbi 140 mijë forca të armatosura, me idenë që për 5-7 ditë ta asgjësonin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ta shpopullonin atë, si dhe gati gjysëm milioni shqiptarë ishin shpërngulur nga Kosova, lufta e UÇK-së ishte domosdoshmëri të delte nga kuadri i strategjisë së deriatëhershme mbrojtëse, por edhe nga caqet e taktikës së luftës partizane, kështu që detyrimisht trokiti në derën e strategjisë.
Për këtë arsye çështja e luftës çlirimtare në Kosovë duhej të shikohej nga Shtabi i Përgjithshëm edhe në prizmin e strategjisë partizane, pasi ishte e vetmia forcë tokësore që do të ndeshej me një kundërshtar 7(shtatë) herë më të madh në numur dhe mijëra herë më i fuqishëm në armatime e teknikë luftarake e motorizuar dhe e blinduar.
Një vëmendje të posaçme merrte fakti se kjo luftë partizane e UÇK-së do të ishte tepër e gjerë dhe që nuk dihej se sa do të zgjaste(?), gjë që ishte në vetvete diçka krejt e re në historinë e luftrave që ka bërë kombi shqiptar; kjo rrethanë ishte e lidhur shumë ngushtë me epokën që jetonte Kosova – me vitin e fundit të shekullit të XX dhe fillimin e shekullit XXI, e lidhur shumë ngushtë me ekzistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe me shpopullimin e saj nga popullsia autoktone që ishte 95 % shqiptare. Këtu qëndron thelbi i çështjes pse u kalua në strategjinë e luftës partizane, pasi kundërshtari ynë ende shihte ëndërra të mira: ai e shihte Kosovën të shpopulluar 100% prej shqiptarëve autoktonë. Por në Kosovën e vitit 1999 ajo ëndërr e serbëve ishte e parealizueshme, sepse ishin shfaqur shumë faktorë gjatë ngjarjeve njëshekullore prej kur Serbia pat pushtuar Kosovën. Dhe një nga këta faktorë ishte kjo luftë partizane që ishte diçka krejt e re në raport me luftrat e mëparshme me shqiptarët në Kosovë. Dhe nodhi që kundërshtari ynë e nënçmoi këtë factor, prandaj edhe u shporr jetë e mot prej Kosove
Pikërisht për shkak të këtyre që u thanë më lartë veprimet e luftës partizane u panë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së edhe në prizmin e strategjisë, dhe, duke qenë se NATO-ja nuk u angazhua me forca tokësore por vetëm me aviacion fronti, lufta e UÇK-së kundër pushtuesve serbë lozi rolin kryesor në çlirimin e Kosovës, ndërsa NATO-ja lozi rolin ndihmues.
Për këtë arsye në debatet e Shtabit të Përgjithshëm u këmbëngul që të zbatoheshin parimet strategjike të përgjithshme të luftës kundër pushtuesve serbë.
Çështjet e strategjisë së luftës partizane nga Ushtria Çlrimtare e Kosovës kundër pushtuesve serbë në thelb qenë të lidhura ngushtë me çështjet strategjike të të gjithë luftës si tërësi dhe se ato kanë shumë gjëra të përbashkëta.
Por, nga ana tjetër, lufta partizane që bëri UÇK-ja dallohet nga lufta që bën një ushtri e rregullt, ajo ka veçoritë e saj specifike; prandaj edhe strategjia e luftës partizane që aplikoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës pati shumë veçori specifike. Me këtë dua të them, se nuk mund të krahasohen mekanikisht parimet e përgjithshme strategjike të luftës partizane të UÇK-së kundër pushtuesve serbë dhe të shihet se si u zbatuan parimet saj të përgjithshme nga UÇK-ja; ajo ka veçoritë e saj. E megjithatë, parimin kryesor të luftës çlirimtare partizane: të ruante me çdo mënyrë forcat e veta dhe ta dëbonte Serbinë nga Kosova, që ishte qëllimi politik i asaj lufte, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ia arriti, pa e mohuar aspak ndihmën e jashtëzakonshme të aviacionit të NATO-s.
25 nëntor 2022
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!