Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Publicistika opinioniste e Xhemil Zeqiri, na ka sjell një risi autoriale ku shkrihet ngjarja politiko-historike e popullit shqiptar të ndarë nga trungu i Shqipërisë mëmë në pesë shtete, tragjik kjo e ardhur nga fqinjët tanë grabitqar e barbar, si dhe nga Fuqit e Mëdha në Konferencën e Londrës 1912-1913, që ndau si thikë kirurgu për gjysmë Shqipërinë, një aktualitet drame dhe tragjedie që e përjetojnë rëndë shqiptarët edhe sot e kësaj dite.
Kuptimet dhe idetë janë të atilla që lidhen me ekzistencën, me jetën e mbarshqiptarisë, autori i këtij libri polemizon me të gjithë ata njerëz që e kanë penguar lirin dhe bashkimin e kombit shqiptar, popull ky i cili historikisht njihet si një nga popujt më të lashtët e botës që janë pasardhësit e ilirëve.
Kërkimi i vetë autorit për të argumentuar të vërtetën historike shqiptare, mesazhi politik që përqon nëpërmjet letrave dërguar Qeverisë dhe Parlamentit të Danimarkës, dhe shumë institucioneve tjera ndërkombëtare, si dhe të atyre kombëtare, është një mesazh i qartë politik dhe me ndikim pozitiv të diplomacive ndërkombëtare e kombëtare gjithherë për të depërtuar në thelbin e gjërave konkrete në zgjidhjen e çështjes kombëtare.
Suksese në botimet e radhës !
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!