Cilat janë arsyet pse Grenell po synon lirimin e Thaçit nga Gjykata Speciale?
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Por sa i takon vet Grenellit personalisht, ai ka arsye të shumëfishta t’i falënderohet Thaçit, ngase përderisa në Gjermani (jo-publikisht) ishte shpallur si diplomat i padëshiruar dhe disa herë iu kërkua edhe zyrtarisht administratës amerikane tërheqja e tij, si përfaqësues i misionit diplomatik të ShBA-së në Gjermani, në kohën kur nuk e donte më askush dhe rrezikonte të mbetej pa punë, në sferën e diplomacisë botërore, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi, janë ata, që ia ripërtërinë karrierën, e ngritën përsëri në “zanatin” e diplomatit dhe që të dy, edhe e dekoruan Richard Grenellin për merita të mëdha, të cilit pas rënies së Trumpit, ShBA nuk i ka ofruar më asnjë mundësi të veprojë kudo qoftë e as në poste sado të ulëta diplomatike”, shprehet Qarri për “Bota sot”.
“Madje Hashim Thaçi me 21 shtator të vitit 2020, me shpresën se qysh atëherë Richard Grenell do ta shpëtonte nga Gjykata Speciale, e dekoroi atë edhe me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, për siç thoshte ai, kontribut të jashtëzakonshëm në arritjen e marrëveshjes ekonomike me Serbinë, e cila sipas Grenellit, parashihte edhe rihapjen e trafikut hekurudhor Kosovë-Serbi, por dhe ndarjen e ujërave të Ujmanit, në mënyrë proporcionale me Serbinë, gjë që duket se përfundoi vetëm me një studim fizibiliteti dhe shpresojmë të jetë hedhur në harresë, megjithëse njëri nga kryeministrat e zgjedhur ad-hoc, shprehej se edhe liqenin do ta emërtonte sipas emrit të ish presidentit Trump!”, shpejgon analisti Qarri.
Më tej, Qarri thotë se Grenell me lirimin e Thaçit, synon që veriun e Kosovës t’ia dhurojë Serbisë.
“Përndryshe Hashim Thaçi me shpresën se Grenell dhe Trump do ta shpëtonin nga arrestimi i Speciales, deklaronte se ishte shumë i lumtur, e madje edhe krenar ta dekoronte të dërguarin special të ish presidentit Trump, me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, në “arritjen e shpejt” e me “sukses” të “normalizimit” të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “marrëveshje” që të tjerët nuk e arritën….,e Grenell e bëri shpejt, mirë dhe saktë!?….shprehej Thaçi atëbotë. Andaj as nuk duhet habitur fare me deklaratat e Grenellit, ngase ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka arsyet e veta, i cili akoma llogarit në përfitime të reja, pikësëpari personale, e pastaj edhe në plotësimin e kërkesave të Serbisë për gllabërimin e veriut të Kosovës, të cilin Thaçi, pa fije turpi e quante, “tokë të Rankoviqit”, ndaj dhe deklaron se kur Donald Trump “do të bëhet”, nëse vërtetë, ai arrin “të bëhet” përsëri president, do të punojnë, por bashkë me Vuçiqin, sepse nuk besoj që Grenelli i vetëm, pa pëlqimin e Serbisë, të arrijë lirimin e Hashim Thaçit”, deklaron Qarri.
“Ndaj duke pasur parasysh faktin se në festën kombëtare të shtetit serb, me urdhër të lartë shtetëror, nderohen vetëm individë të veçantë, shërbimet e të cilëve konsiderohen të dalluara, për Serbinë, nuk ngelë më asnjë fije dyshimi, se pse Grenell e jep këtë paralajmërim dhe pse ai dëshiron lirimin e Thaçit, i cili duke qenë i dekoruar nga të dy udhëheqësit e mirë-koordinuar Thaçi& Vuçiq, dhe si i adhuruar i po të dy këtyre, Grenell ka arsye të forta, që të kërkoj lirimin e Thaçit nga arrestimi në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara, që përfundimisht të realizohet ndarja e Kosovës, plotësohen dëshirat e Serbisë dhe Grenell të hyj në histori, jo vetëm si i dekoruar nga liderët e dy vendeve të vogla ballkanike, por të shpërblehet, ndoshta edhe me çmimin “Nobel” për paqe, për arritjen e marrëveshjes ndërmjet këtyre vendeve të rajonit më problematik, në Evropë”, përfundon për “Bota sot”, analisti Gani Qarri
/Marë nga sot news/
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!