Ku as Shqipëria dhe as Kosova nuk interesoheshin për ne.
Disa komente shkruanin “Sanxhakli nuk di gjuhen shqipe” dhe ku duhet ta dime, ku duhet ta mesojme gjuhen shqipe? Kur na kan okupuar dhe asimiluan, ndaluan gjuhën shqipe, ndaluan shkollat në gjuhën shqipe.
Ku keni qenë që nga viti 1945? Ku jeni tani kur të rinjtë kanë filluar t’u kthehen dalëngadalë rrënjëve të tyre shqiptare?
Qe nga viti 1945. jetojmë me asimilimin çetnik. Kosova dhe Shqipëria nuk ishin të interesuara për ne dhe këtë e përdorën spiunët e Beogradit në vitin 1990. për të na asimiluar edhe më keq dhe për të ndërprerë çdo kontakt me kombin e vërtetë dhe atdheun.
Këtë që bëj e bëj që në moshën 15-vjeçare, 11 vite më vonë puna ime filloi të bëhej e njohur sepse unë si fëmijë i çlirova të tjerët nga frika. Më parë as nuk munde dhe as të lejohej të degjon kudo muzikë shqiptare, as të ngrije flamurin shqiptar.Tani edhe ju vetë jeni dëshmitarë se situata në Sanxhak është bërë më e mirë sepse në dasma luhet muzika shqipe, kemi vënë edhe flamurin shqiptar, rinia filloi të zgjohet. Dhe ku jeni tani JU për të na mbështetur?
Kur vendosa që në moshën 17-vjeçare të ngrija flamurin shqiptar për herë të parë në Sanxhak, në qendër të Novi Pazarit, pas vitit 1945., të gjithë më thoshin “Ka met myt ty dikush, do të përfundosh në burg”, nuk isha i interesuar sepse doja ta bëja së pari,bëje për t’u liruar të tjerëve qe edhe ata mund ta bëjnë.
Ne jemi fajtorë për gjendjen në Sanxhak sepse ne i kemi lejuar çetnikët të bëjnë çfarë të duan me ne, por ju keni më shumë faj se na keni harruar.
Me respekt,
Amina Nuraj 🇦🇱
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!