“Qendresa shqiptare në periudhën kohore 1878-1952”

07
Jun
2023

Shkruan: Nue Oroshi
Sesioni i XVII-të i rregullt shkencor i Shoqatës “Trojet e Arbrit”në Dibër më,15 tetor 2023 me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Lidhjes se Dytë të Prizrenit
“Qendresa shqiptare në periudhën kohore 1878-1952″
Më rastin e 80 -vjetorit të themelimit të Lidhjes se Dytë të Prizrenit Shoqata” Trojet e Arbrit” organizon në Dibër sesionin shkencor madhështor më 15 tetor 2023 me temën: “Qendresa shqiptare në periudhën kohore 1878-1952″Temat që mund ti paraqesin studiuesit dhe studiueset janë:
-Qëndresa kundër Perandorisë Osmane në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881;
-Shpërnguljet,dëbimet dhe vrasjet e shqiptarëve nga serbët në rajonet shqiptare të Nishit, Prokuples Kurshumlisë dhe Pirotit 1876-1878;
-Kongresi i Manastirit 1908;
-Kryengritjet shqiptare kundër Perandorisë Osmane 1910-1912 për Pavarsinë e Shtetit Etnik Shqiptarë
-Qëndresa shqiptare kundër Mbretërisë Jugosllave;
-Lufta e Lidhjes se Dytë të Prizrenit për bashkimin e trojeve etnike shqiptare;
-Qëndresa e nacionalistëve shqiptar në Maqedoni e udhëhequr nga Xhemë Hasa Gostivari, Mefailat e Zajazit dhe atdhetarët e tjerë shqiptar;
Lufta antikomuniste në të gjitha trojet etnike shqiptare 1944-1952;
Qëndresa e Dibrës dhe dibranëve në Lidhjen e Parë te Prizrenit 1878, në Pavarsinë e Shqipërisë 1912 dhe në Qëndresën antikomuniste 1944-1952.
Të gjithë studiuesit qe janë të interesuar të marrin pjesë temat e tyre mund ti paraqesin me një elaborat të shkurtër.
Temat mund ti dërgoni në këto email adresa:
nue_oroshi@yahoo.de
besimorina@yahoo.de
rezehanahysa@yahoo.com
Ju mirëpret kryesia e Shoqatës se intelektualeve shqiptarë ” Trojet e Arbrit”!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk