Qentë e studiove televizive!

17
Mar
2024
Shkruan: Medai Shaholli


( pa dorashka)
Këta langaraqët që po shihni në foton e më poshtme të ilustruar janë moderatorët dhe analistët, gazetarët dhe banalistët e studiove televizive që po i mbushin mendjen shqiptarëve duke uluritur si qentë e rrugës me dokrra dhe gjepura mbi demokracinë e brishtë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.
Në fakt, këta janë qentë e rrugës të cilët i shërbejnë padronëve dhe oligarkëve të pushtetit dhe në asnjë çast gazetarisë dhe informimit të drejt dhe të paanshëm ndaj opinionit publik.
Këta janë “kolona e pestë” antishqiptare që asnjëherë nuk u rreshtuan në një linjë me të vërtetën dhe interesin kombëtar, por gjithmonë në shërbim të oligarkëve dhe padronëve të tyre.
Dhe mu për këtë nuk thonë kot se “qeni leh aty ku ha”!
Varësisht ku janë rreshtuar oligarkët shqiptarë, qentë e studiove televizive lehin dhe ulërijnë duke mbrojtur ato politika antishqiptare që ia parapërcktojnë padronët e tyre.
Kështu, në studiot televizive të Tiranës si Top Channel, Vizion plus TV Klan etj., ku qentë e rrugës lehin papushim duke mbrojtur qëndrimet e padroneve e tyre të lidhur me klanet mafioze serbo-greke.
Një shembull konkret i nënshtrimit dhe i bythëlëpirjes ndaj politikës progreke në Tiranë është TV Klani me emisionin “Zonë e Lirë” të grekomanit Arian Çani.
Ndërsa në Kosovë qentë e rrugës në TV Presing, TV Dukagjini, Klan Kosova dhe të tjera si këto janë shëndrruar në zëdhënës dhe autoparlantë të kryeçetnikut Vuçko për Kosovën.
Kakofonia e tyre po shurdhon veshët e teleshikuesve shqiptarë të Kosovës duke zhurmuar në ato studio me dëngla për gjoja argumentet e tyre të paqës mbi marrëveshjen e paarritur të dialogut Kosovë-Serbi.
Është fare e kuptueshme të dallosh zhurmuesin në ato emisione pa vlerë nga oligarkët e atyre televizioneve që kishin marrë më parë guximin të regjistrojnë bizneset e tyre pranë shtetit serb duke quajtur Gjakovën si Djakovica e Serbisë.
Këta pra janë qentë e rrugës që disa nga këta oligarkë që ishin regjitruar si shtetas të Serbisë po ndërsejnë qentë e tyre në studiot televizive duke lehur dhe uluritur për paqë me Serbinë si politikë e re e fqinjësisë së mirë dhe si e vetmja alternativë që i bën mirë Kosovës.
“Fshati që duket kallauz nuk do” -thotë nje fjalë e urtë, ndaj dhe qentë e oligarkëve i shërbejnë padronëve te tyre dhe jo interesave kombëtare.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk