Qeveria Demokratike Provizore dhe Enver Hoxha para sfidave të mëdha.

07
Dec
2023
Shkruan: Zeni Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Fitorja e shkëlqyer e Frontit Demokratik në zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945, konfirmoi edhe njëherë besimin e popullit shqiptar te Partia Komuniste; se ishin krijuar tërë kushtet që populli nëpërmjet përfaqësuesve të vet të vendoste formën e regjimit të ri.
Më 11 Janar 1946 Shqipëria u shpall Republike Popullore.
Enver Hoxha, u ngarkua me detyrën e lartë të Kryetarit të Qeverisë së parë të Republikës.
Nga viti 1946 deri në vitin 1954, ay dha një kontribut të shquar në funksionet e Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe njohja, afirmimi dhe mbrojtja e të drejtave të Shqiperisë në arenën ndërkombëtare ishin aspektet më të rëndësishme të politikës së Republikës Popullore të Shqipërisë në vitet e para të çlirimit.
Si Kryeminister dhe Ministër i Jashtëm, Enver Hoxha me veprimtarinë e tij politike e diplomatike, me kontaktet me burra shteti e përfaqëdues të vendeve të ndryshme, punoi për formimin e pozitës të fortë ndërkombëtare të shtetit shqiptar.
Pjekuria, përvoja vendosmëria dhe dinjiteti me të cilat ai përfaqësoi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare u shfaqën qartë në veprimtarinë si Kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në gusht-shtator, 1946, atje ku Enver Hoxha mbrojti të drejtat e Shqipërisë si pjesëtare e koalicionit antifashist.
PKSH dhe Enver Hoxha ishin te bindur se nuk ishin konferencat apo konventat ndërkombëtare ato, që do të siguronin pavarëdinë dhe zhvillimin e vërtetë kombëtar.
-Në unitet rreth Partisë me punë dhe vigjilencë, me dije dhe përpjekje do të ndërtohej, do të mbrohej e do të afirmohej Shqipëria e Re.
Një nga lajtmotivet me të fuqishme që pershkon jetën e Enver Hoxhës është dashuria dhe respekti i tij për popullin, për njerëzit e thjeshtë.
Enver Hoxha i udhëhoqi masat me një bindje të thellë se, janë ato që bëjnë historinë.
Në korrik, 1947; me ftesë të qeverise sovjetike Enver Hoxha në krye të një delegacioni qeveritar të nivelit të lartë shkoi për një vizitë zyrtare në Bashkimin Sovjetik.
Gjatë kësaj vizite, Ay u takua për herë të parë me J.V.Stalinin, nxënësin e dhe vazhduesin besnik të veprës së V. I. Leninit; revilucionarin dhe udhëheqësin e madh të komunizmit boteror, strategun e fitores kundër fashizmit.
Gjatë viteve 1947 deri më 1951 Enver Hoxha do të takohej e do të bisedonte disa herë personalisht me J. V. Stalinin, duke ruajtur përshtypje të pashlyeshme për këtë personalitet të madh, marksist-leninist.
Kjo vizitë si dhe bisedimet që zhvilloi Enver Hoxha me J. V. Stalinin i shërbyen forcimit të lidhjeve reciproke, e bënë me të njohur luftën e Partisë e te popullit shqiptar kundër fashizmit, forcuan me tej pozitën dhe autoritetin e shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
2 dhjetor, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk