Qeveria Demokratike Provizore e kryesuar nga Enver Hoxha para reformave të mëdha me karakter demokratik e revolucionar.

15
Dec
2023
Shkruan: Zeni Bilimani


Pas viteve 1945, Shqipëria po hynte në një epokë te re. Kurorëzimi i revolucionit popullor, kjo epokë u lidh ngushtë me emrin e Partisë e të Enver Hoxhës, që në krye të PKSH e të Qeverisë Demokratike Provizore. mbajti mbi supe peshën e rëndë dhe të vështirë të drejtimit dhe të forcimit të shtetit të ri.
Frymëzues e organizator i betejave historike të popullit shqiptar, për ndërtimin e Shqipërisë se re, për dyzetë vjet me radhë pas çlirimit, themeluesi dhe udhëheqësi i Partisë vuri në shërbim të Atdheut gjithçka; energjitë fizike e mendore, talentin dhe aftësitë e shquara, kulturën dhe dijet e tija të gjëra.
Gjatë katër dekadave në thellësinë e gjerësinë e vet u shpalos personaliteti i madh i Enver Hoxhës; si revolucionar, burrë shteti e marksist-leninist i shquar.
Qeverisë Demografike Provizore të kryesuar nga Enver Hoxha i duhej të niste punën për të ndërtuar gjithçka nga themelet.
Mjerimi i trashëguar nga qeveritë e kaluara dhe lufta, bujqësia tepër e prapambetur, një industri që nuk kishte aspak zhvillim; bile edhe ajo që ekzistonte ishte tejet e prapambetur dhe primitive, popullsia analfabete në shumicën dërrmuese të saj, rëndohej edhe më shumë nga shkatërrimet e luftës dhe pasojat e saj, qytete e fshatra të djegura, ishte një komunikacion i paralizuar, kishim humbje të mëdha njerëzore e materiale…
Divizionet e Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare luftonin nazi-fashistët në territoret e Jugosllavisë, ndërsa brenda vendit po u jepeshin goditjet e fundit mbeturinave të reaksionit e komploteve të organizuara me mbështetjen e anglo-amerikanëve.
Vendin e kërcënonte uria.
Atdhetarizmi, entusiazmi dhe energjitë e pashtershme të popullit tonë, ishin të vetmet pasuri të Shqipërisë në vitet e para të pushtetit popullor.
Enver Hoxha, i kushtoi kujdes të veçantë edukimit e mobilizimit revolucionar të popullit, të masave punonjëse të Shqipërisë se re.
-Ashtu si gjatë luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, edhe pas çlirimit të vendit, Ai, me dashurinë dhe autoritetin e madh që gezonte në popull, ishte një personalitet i rëndësishëm i unitetit dhe i entusiazmit të popullit shqiptar, për të ndërtuar Shqipërinë e re.
Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, Partia dhe shteti i demokracisë popullore, menjëherë pas çlirimit të vendit, zbatuan një sërë reformash me karakter demokratik e revolucionar, të cilat u hapën udhë shndërrimeve në bazën dhe supestrukturën e shoqërisë shqiptare.
Qëndrimi i prerë, i vendosur dhe parimor i Enver Hoxhës qe vendimtar, për shpartallimin e rezistencës së klasave borgjeze reaksionare të përmbysura me grykën e pushkës si dhe pikëpamjeve e veprimarisë oportuniste e liberale që mbronin interesat e feudo-borgjezisë, për kryerjen e reformave radikale në Shqipëri; Reforma Agrare, e cila filloi të zbatohej në vitin 1945, ishte njëra ndër fitoret e mëdha që i siguroi revolucionin fshatarësisë shqiptare. Ajo realizoi ëndrrën e saj shekullore për tokën.
Shtetëzimi i mjeteve kryesore të prodhimit, ishte një tjetër veprim revolucionar, i cili bashkë me Reformen Agrare, hapën rrugën e vendosjes së ekonomisë mbi baza socialiste.
10 Dhjetor, 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk