Bga FCB: Fetah Selatin Bytyçi
Në sajë të studimeve të dijetarëve të njohur francezë, gjermanë dhe veçanërisht grekë, shumë nga aspektet e errëta të historisë së Greqisë mesjetare, në fund të shekullit të XIX-të, patën denjësisht një shkëlqim të papritur.
Baza e punës së tyre, që nevojitet të kujtohen në menyre specifike, ishin të dhënat e marra nëpërmjet lajmeve lokale – pjesërisht të humbura gjatë pushtimit turk – dhe nga dokumentat monumentale të ofruara nga arkivat venedikase, spanjolle, frënge e pjesërisht edhe italiane.
Vetëm në ishullin e Qipros, na kujton Konstantinos Sathas, të dhënat i shpëtuan katastrofës së zemërimit musliman, e midis tyre kemi “Kronikat e Qipros” të Leontoi de Macheras të shkruara rreth vitit 1320 të cilat janë të rëndësishme për këtë anketë historike. Dorëshkrimi origjinal i “Kronikave të Qipros” i gjendur në Oksford të Anglisë, u botua në 1882 nga “L’Ecole des Langues Orientales Vivantes” dhe teksti në gjuhën greke u redaktua nga Emmanuel Miller dhe Kostantinos Sathas.
Ngulimet para-mesjetare të shqiptarëve në Greqi, të njohura si fiset e lashta nga vendasit, janë shqiptarët e Argolis, sot tashmë të helenizuar në masë të madhe e të quajtur ndryshe “ata të ishullit Dano-Danoa- Danaoi”
. Një tjetër fis i lashtë u vendosë në malet Trifilia (Eparkia e Trifilisë) e njohur me nofkën Drèdes (luftëtarë trima). Një fis i lashtë shqiptar në Taiageto tashmë është asimiluar e shuar dhe është identifikuar nga Constantine Porphyrogenitus me emrin “Milligoi”.
Një dokument i shekullit të X-të, i gjetur dhe i botuar në vitin 1865 nga studiuesit gjermanë J.Samuel Ersch dhe J.Gottfried Gruber, na informon se Milligoi janë në fakt Mirmidoni. Në ditët tona ende një fshat në Lakoni quhet Meligoi. Sathas beson se Meligoi ose Miligoi vijnë nga malet e Pindit, ku në fakt egziston një fis që quhet Mirmidones.
Është e ditur që Mirmidones e marrin emrin e tyre nga ajo e milingonës (murmiz), dhe popullsia moderne Tzaconi që jeton në Peleponez ashtu si edhe të gjithë arbëreshët dhe shqiptarët e quajnë milingonën pikërisht “meligoi” ose “melingoi”. Pra, pyetja që lind është nëse në Taigeto u vendosën Mirmidones apo Meligoi, megjithatë një gjë është e sigurtë: ata ishin një ndër fiset e lashta shqiptare.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!