Rilexim për reflektim
Shpalime, në lidhje me falsifikimin perfid të historisë, për mohimin e shtrirjes së shqiptarëve të lashtë (parthinë-dardanë-ilirë) deri në Indi, para dhe pas ekspeditave ushtarake të Lekës së Madh në Lindje.
Përveç disa qyteteve në Gadishullin Ilirik, edhe në Orient (Iliria Lindore), nga Kaukasi deri në Indi, janë themeluar disa qytete të famshëm nga shqiptarët e lashtë (pellazgë-ilirë) dhe kanë mbajtur emra Parthini, edhe Bardha, të njohur si Albanopol-i (Albanopolis), sipas romakëve, në gjuhën latine dhe gjuhë të tjera.
(Albanoi/Albanopoli: 1. Qyteti Derbend në Dagestan; 2. Qyteti Albyrak/Albac afër Başkale në Turqinë lindore, dhe 3. Qyteti Baku (dikur Bardhia) në Azerbajxhanin e sotëm.)
Pas lirimit dhe mbrojtjes së tokave pellazge-ilire prej plaçkitjeve dhe shkatërrimeve nga popujt barbarë të Azisë në Ilirinë Lindore – Orient (nga Deti i Zi deri në Indi), Leka i Madh dhe sundimtarë të tjerë pellazgë-ilirë (Parthinë; Bardhinë – Albanë, sipas romakëve), së paku tre qytete të lashtë në ato hapësira, territoret përreth masiveve malore të Kaukazit të Madh dhe Kaukazit të Vogël, janë të njohur me emrin ALBANOPOLIS*, sipas emrit të qyteteve të lashtë PARTHINI – ALBANOI ose ALBANOPOLI, në Gadishullin Ilirik, në territorin e Shqipërisë së sotme.
Edhe Apostulli i parë që e ka përhapur krishterimin në Lindje (Orient) ka qenë Shën BARTHOLOMEU (Parthini/Barthini – i lemë, i dërguar i Zotit, shenjtor).
Ilirët që e përhapën të parët krishterimin në tokat e Lindjes dhe në Evropë, ndër popujt paganë vendës të tyre, nga kjo periudhë janë njohur me emrin BESË-BESIANË (me besim), të cilët kanë përbërë popullsinë numerikisht më të madhe në Evropë, mes shek. I – VII të erës sonë.
Pas ndarjes së Kishës së krishterë në katër kisha kryesore (në Jerusalem), njëra prej tyre ishte Kisha Bese/ Besiane, në të cilën predikimi dhe ritualet janë zhvilluar në gjuhën amtare të tyre –Gjuhën Besiane (pellazge-ilire), ndërsa Libri i Shenjtë i tyre është quajtur Bibla Bese (Besika: Besë-ka).
* Albanoi/Albanopoli ishte një qytet, me shumë mundësi disa qytete, në Armeninë e lashtë, i njohur në periudhën e përhapjes së krishterimit, si vend ku u kryqëzua apostulli Bartholomeu.
Burimet historike:
Në librin “Lives of the Saints”, hagiografi i shekullit të 18-të, Alban Butler thotë se traditat popullore në lidhje me Shën Bartholomeun përmblidhen në “Martirologjinë Romake”, e cila thotë se ai “predikoi ungjillin e Krishtit në Indi; andej ai shkoi në Armeninë e Madhe dhe kur kishte konvertoi shumë njerëz atje në këtë besim, ai u torturua nga barbarët dhe me urdhër të mbretit Astiage u bë martirizimin e tij”. Megjithatë, vetë Butler paralajmëron për marrjen e të dhënave gjeografike shumë fjalë për fjalë. Ai thekson se “India” ishte një emër i aplikuar në mënyrë indiferente nga shkrimtarët grekë dhe latinë për Arabinë, Etiopinë, Libinë, Parthinë, Persinë dhe tokat e Medëve (popull i lashtë pellazg-ilir në Anadollin Lindor).
Vendndodhja e qytetit Albanopolis.
Të paktën tre lokacione janë supozuar si vende të mundshme të qytetit Albanopolis: Derbend në Dagestan, Albyrak/Albac pranë Başkale në rajonin e atëhershëm të Armenisë së Madhe, të asaj që tani është Turqia lindore, dhe qyteti Baku i Azerbajxhanit të sotëm.
Kjo e fundit ka një bazë më të vërtetë, duke qenë se zona e Azerbajxhanit të sotëm njihej historikisht si Shqipëri (Parthia-Bardhia, latinisht: Albania), por ende nuk është gjetur ndonjë provë përfundimtare për këtë teori.
Butler është gjithashtu skeptik ndaj sugjerimit të Albyrak si vendndodhje e qytetit të lashtë Albanopolis, duke deklaruar ndërkohë që pohimi se Batholomeu predikoi dhe vdiq në Armeni është i mundur dhe është një traditë unanime midis historianëve të mëvonshëm të atij vendi.
Shkrimtarët dhe historianët e mëparshëm armenë i referohen pak ose aspak atij, si të lidhur me kombin e tyre. Kështu, megjithëse një manastir armen shumë i shenjtë ruante atë që besohej të ishte varri i Bartholomeut në vend, kjo ishte ndoshta një ide e mëvonshme.
Të gjitha kishat dhe manastiret më të lashtë në Armeni, Azerbajxhan (Albania), Guri (Gurzi/Gruzi – sot Gjeorgji) dhe në vendet përreth edhe aktualisht i mbajnë emrat “Kisha Albane”.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!