Nga historia e fshehur, shtrembëruar dhe falsifikuar e fiseve pellazge-ilire, e shqiptarëve të lashtë
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Si ka mundësi që dhjetëra krahina, rajone dhe qytete të kenë emra të njëjtë, në gjithë hapësirën gjeografike ku kanë jetuar fiset pellazge-ilire (shqiptarët e lashtë), ndërsa historia e përbashkët e tyre të mos studiohet, shkruhet e mësohet ashtu siç ka qenë në rrjedhat e historisë, jo siç e kanë falsifikuar, shtrembëruar dhe fshehur sunduesit barbarë të më mëvonshëm, të ardhur në këto vise mijëra vjet më vonë, në trojet e fiseve pellazge-ilire?
Dhe, mos harroni: pa pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe pa ndihmën e gjuhës shqipe, asnjëherë nuk do të shkruhet historia e vërtetë e popujve dhe shteteve të Evropës, e popujve të Gadishullit Ilirik dhe jo vetëm.
* Këtë emër e mbajnë edhe sot disa qytete (Rumani, Turqi, Bosnje e Hercegovinë), një liqen në Turqi dhe një ujdhesë në Krime të Ukrainës së sotme (më herët territor i shtetit të lashtë të Gurisë-Gjeorgjisë). Etimologjia e kësaj fjale lidhet me fjalën KRYPË-I KRYPUR (ujë i kripur, tokë e kripur, për shkak të përbërjes me minerale) dhe sigurisht buron nga e folmja e hershme e fisit të madh pellaz-ilir të Besëve, emri i të cilëve nga shumë autorë nga Antika është përdorur si sinonim i emrit të disa fiseve të përziera më vonë, të njohur me emër të përbashkët, Trak apo Thrak. Sipas këtyre autorëve të lashtësisë, fisi i Besëve është shtrirë nga Kaukazi i Madh deri në Peloponez, ndërsa qendra e tyre ka qenë në Malet Rodope të sotme, ku janë identifikuar edhe rrënojat e qytetit të lashtë mijëvjeçar me emrin Besapara (afër qytetit Pazarxhik në Bullgarinë e sotme).
(5 janar 2022)
* * *
SHPJEGIME PLOTËSUESE PËR EMËRVENDIN TUZLLA
Emri Tuzëll-Tuzlla është emërvendi (toponim) i lashtë me kuptim të plotë në gjuhën shqipe, që e ka prejardhjen nga: tu (te, tek) + zla (sla); që tregon (përcakton) vendin ku nxirret kripa; shkurtesat, zla, sla, sli (nga soli); vendbanimet më të hershme ku është njerrë kripa (ka vendbanime të njohura që nga perahistoria, mbi 6 mijë vjet para erës sonë), që njihen me emrat e lashtë: Soli, Solini, Solana, Solina, etj., vende ku është prodhuar kripa (kulluar me avullimin e ujit); nga shëllira, uji i kripur; i/e shllishët, shëllirë etj.; nëse shkronja sh reduktohet në s, siç është përdorur në lashtësi (sikurse shpatë-spatë, sëpatë), del: slirë, i/e sl-isët; i/e shllishët (i/e shllajshët), shprehje që përdoret edhe sot në disa të folme në viset shqiptare).
Për emrat e vendbanimeve të lashta ilire, Soli (Spliti i sotëm në Kroaci), Solnica (afër Varnës në Bullgari), Solana (Tuzlla në Bosnje), Solini (Soluni-Selaniku më vonë) etj.
Nga Fjalori i Gjuhës Shqipe:
Shëllír/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) 1. ujë i kripur për të regjur djathin, ullinjtë, turshitë etj.: shëllirë e butë (e fortë); / kos a qumësht i holluar me ujë të kripur; dhallë i kripur: bukë e shëllirë. 2. ujë deti nga nxirret kripa në kripore; ujë i kripur që përdoret në industri. 3. tokë e kripur e pa bimësi. 4. si mbiemër; shumë i kripur: gjella ishte shëllirë.
(5 janar 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!