Shpalime
Së paku tetëqind vjet më vonë erdhën pushtuesit e parë, si banorë të ri, të dëbuar nga Egjipti dhe vendet tjera të Lindjes së Afërme, të cilët veten më vonë e guajtën Helenë, sipas banorëve të lashtë të qytetit Ilion në Trojën e shkatërruar më herët, ku u vendosën për një kohë këta pushtues, si tregtarë e magjsitarë për ta siguruar ekzisencën e tyre, mandej u rritën në numër me ndihmën e mbretërive barbare të lindjes, Persiane dhe Mongole, për t’i pushtuar më lehtë trojet pellazge-ilire.
Gjatë dy shekujve të fundit, shek. XIX dhe XX u ndryshua kjo histori, duke fshirë e falsifikuar gjithka për të kaluarën e shqiptarëve dhe shtetet e tyre, me lashtësi nga parahistoria.
Ja se çfarë kanë thënë studiuesit në lidhje me këtë qytet-shtet, të mos kuptohet kjo histori si propagandë e shpikur nga ana jonë:
“Argura (greqishtja e vjetër: Ἄργουρα), i quajtur edhe Argissa (Ἄργισσα) në Iliadën e Homerit, ishte një qytet dhe polis (qytet-shtet) në rajonin e Pelasgiotisë në Thesalinë e lashtë, në Peneus, dhe afër Larisës.
Emri i qytetit është dhënë edhe si Argusa (Ἆργουσσα) në disa burime të lashta. Distanca midis këtij vendi dhe Larisës është aq e vogël sa për të shpjeguar vërejtjen e Shkoliastit për Apolloniusin e Rodosit, se Argissa e Homerit ishte e njëjtë me Larisën.
Redaktorët e Atlasit Barrington të Botës Greke* dhe Romake, si dhe të Enciklopedisë së Vendeve Klasike, të Princetonit, e identifikojnë vendin si Agura me një vend të quajtur Gremnos Magoula, afërsisht 7 kilometra në perëndim të Larisës, e cila ka një tumë aty pranë.
Gërmimet arkeologjike në këtë zonë kanë nxjerrë një vendbanim të rrethuar me mure të stilit “opus isodomum” të shekujve V dhe IV para erës sonë, me kulla katrore. Argura konsiderohet se ka qenë aty dhe disa tempujt të saj janë identifikuar. Materiali prej qeramike i gjetur aty daton nga shekulli i shtatë para erës sonë deri në shekullin e tretë të e.s. Materielet e gjetura aty dëshmojnë për kultin e Apollonit dhe të Artemidës.”
Kaq për këtë histori, kësaj radhe, sa për të dëshmuar se cilat janë përmasat e falsifikimit të historisë së lashtë të Gadishullit Ilirik, në dëm të popullit shqiptar autokton dhe në dobi të propagandës grekomadhe, për interesat e Rusisë dhe të Fuqive të Mëdha evropiane në dy shekujt e fundit.
* Edhe një qytet i lashtë nga kjo periudhë, si edhe rajoni rreth tij dhe lumi që e përshkon atë zonë, janë të njohur nga historia me këtë emër: Argura (Angura-Angora), kryeqyteti i sotëm Ankara i Turqisë, si edhe një qytet parahistorik me emrin Larisa në Anadollin qendror, me emër sikurse qyteti Larisa në Heladë (Greqi), rajoni Pellazgjia (Thesalia më vonë).
(25 tetor 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!