“Ra ky mort e u pamë” !

26
Feb
2023

Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Dy fjalë për Skupin tonë të lashtë në vitin 2023
Në Shkup, në kryeqendrën mijëvjeçare të Dardanisë së lashtë, sot mbrohen themelet e qytetërimit të lashtë evropian,
– mbrohen vlerat themelore të krishterimit burimor,
– mbrohen themelet e besimit të lashtë, kishat dhe besimi i krishterë dardan-ilir-arbëror,
– mbrohet historia e lashtë dhe autoktonia e shqiptarëve,
– mbrohet trashëgimia kulturore dhe historike mijëvjeçare e dardane-ilire, e shqiptarëve të lashtë, që përbën djepin e qytetërimit të lashtë evropian,
– duke i mbrojtur vlerat e qytetërimit të lashtë dardan-ilir mbrohen edhe vlerat e qytetërimit evropian dhe botëror.
Mos harroni se, ka kohë që fryma dhe dora barbare i ka përshkuar e shkatërruar ndër shekuj këto vise, me lufta të përgjakshme e masakra, me gjenocid, terror e dëbime të banorëve vendës, me asimilim e dhunë të paparë nga pushtues të huaj dhe sundues vendës!
Sot është dita kur duhet të mos heshtim, ta ngremë zërin e të veprojmë, për të mirën jo vetëm të shqiptarëve vendës, por edhe të popujve të tjerë, maqedonas sllavë, vllahë, boshnjakë, serbë, bullgarë, turq, romë e të tjerë, që i ka sjellë fati të jetojnë në këto hapësira, edhe për të mirën e gjithë njerëzimit, për paqen dhe progresin e shtetit të përbashkët që duhet ta ndërtojmë, por jo pa e shkëputur nga kthetrat e injorancës, të shovinizmit dhe racizmit, nga duart e bandave kriminale e të korruptuara të pushteteve aktuale jodemokratike dhe kundërcivilizuese!
Sot është koha kur duhet ta ngrenë zërin studiuesit, profesorët e historisë, akademikët, institucionet shkencore, ta ngrenë zërin ministritë dhe qeveritë, e Maqedonisë Veriore, e Shqipërisë, e Kosovës dhe e vendeve fqinje, duhet ta ngenë zërin edhe BE-ja, UNESCO, Vatikani, krerët e bashkësive fetare, politikanët dhe pushtetarët e ndershëm, ministrat dhe deputetët që nuk janë të kapur nga shërbimet e huaja sekrete, ata që paguhen me paratë e këtyre qytetarëve dhe që duhet t’u kthejnë dinjitetin e nëpërkëmbur dhe buzëqeshjen e ngrirë, për dekada me radhë!
(25 shkurt 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk