/ RIBOTIM/
(Vështrim i thuktë librit IKONA e OPK “KUSHTRIMI I LIRISË” të autorit, Rami Kamberi, Tetovë 2010).
3.
– E kam theksuar më lart faktin që, në banesën e tij, policia jugosllave Organizatës ia gjeti këto materiale: – flamuri kuqezi dhe mbishkrimi i aktit të betimit, të cilit Rafiu i kishte dhënë ngjyrën kuqezi, i kishte qëndisur dy kobure (revolverë) si dhe fotografinë e Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, kurse, në anët tjera të murit qëndronin personalitete nga historia kombëtare.
-E, në anën e djathtë të flamurit qëndronte fotografia e Enver Hoxhës, bashkë me hartën e Shqipërisë Etnike dhe më se dy metra gjerësi e tri metra gjatësi, dukej harta e atdheut historik, Iliria.
-Kjo, dëshmohet në libër gjithashtu, se, Rafi Halili, e vlerësonte dhe gjer më sot e vlerëson lart udhëheqësin e kombit shqiptar, Enver Hoxhën; për faktin që, e dinte se për realizmin e idealeve tona kombëtare; ndihmat më të fuqishme do të vinin andej nga Shqipëria Nënë dhe nga i madhi Enver. Kur dihej fakti që ishte Enveri, Ay, i cili tërë jetën bëri përpjekje të pandërprera për çlirimin e viseve shqiptare që kishin mbetur të robëruara nga sllavët okupatorë.
-Siç theksohet me të drejtë dhe në këtë libër jetëshkrimi, për heroin: “Enver Hoxha ishte simboli i shtetit shqiptar, nga i cili Rafi Halili e priste përkrahjen më të madhe, si për stërvitjen e grupeve guerile, poashtu, edhe të një ushtrie që do ta bënin shqiptarët nën sundimin e pushtetit jugosllav. E shihte si forcë, si dhe nuk do të kishte alternativë tjetër pa u mbështetur në të dhe në të gjitha fushat të cilat i parashihte për realizim deri në bashkim me shtetin shqiptar”, (f. 164).
-Dhe, fatmirësisht koha i dha të drejtë heroit tonë kombëtar, Rafi Halili. Ndërsa, sot ende “ dikush”, po pret që shkencëtarët, historianët të japin idera, se ishte kështu apo ashtu, në këto kohë të “mendimit të lirë” të demokracisë së ngulfatur nga injorantët pseudo-demokratë. Kur, vet udhëheqësit e ngjarjeve; ata, që e prekën historinë me dorë, kur vet faktet historike po e pasqyrojnë përditë; përse, të kërkohen stërhollime për këtë apo atë figurë politiko-historike?!
Përse, të pritet gjer në pafundësi?!…
-Tani, kur koha ka ardhur të thuhen gjërat troç, të hidhen në dritë të gjitha; madje , edhe dokumentet politiko-ushtarake, të cilat atëbotë, ishin tepër sekrete; -koha, kjo besnike e madhe e së vërtetës; -kjo sfiduese e madhe e mashtrimeve; -po e vërteton përditë këtë tezë të pathyeshme të bazuar në argumentet arkivore që, në kohën e pushtetit popullor në Shqipëri ishte një sektor i veçantë në ministrinë e jashtme që merrej vetëm me punët e zgjidhjes së çështjes kombëtare të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, në atë sektor rekrutoheshin elementë atdhetarë që, pastaj do të angazhoheshin pandërprerë për pjesët e kombit shqiptar, që kishte mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë londineze. Kjo, u dëshmua saktë, pastaj me organizimin e operacionit “Shpërthimi” i cili do të përgatitej në vitet 80-ta, për të marrë ofensivën finale për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike.
Kjo, mund të konstatohet dhe me faktin që shumë nga udhëheqësit e luftës çlirimtare anti-fashiste, si Haxhi Lleshi e të tjerë e kanë përkrahur pa rezerva UÇK-re, kur oficerët shqiptarë u radhitën në ish-ushtritë shqiptare që luftuan gjatë fundit të viteve 90-ta; me të drejtë mund të konstatojmë që këta burra të kombit i mbetën besnikë, idesë së madhe të Enver Hoxhës dhe PPSH-së, për të ribashkuar kombin shqiptar në një shtet në Ballkan.
-Mua, më kujtohet fort mirë rasti, kur në fillim të viteve 90-ta, në një vizitë që paska qenë në Zvicër, i madhi Haxhi Lleshi, iu paska drejtuar disa pjesëmarrësve mërgimtarë të organizuar: “Ju, po thoni jemi enveristë, ju po thoni e duam rrugën e Enverit, -mirë, po ju besojmë, por, ju nuk jeni as enveristë as se doni rrugën e tij, nëse nuk e nisni edhe një luftë çlirimtare në trojet e okupuara shqiptare, kundër fashizmit serbomadh; ashtu siç bëri Enveri ynë i madh”!
…Dhe, bijtë e shqipes e dëgjuan kushtrimin e atij burri trim të luftërave për liri. Malet shqiptare i dëgjuan krismat e lirisë dhe bota u zgjua nga letargjia që e kishte zhytur (me dëshirën e saj) pacifizmi mjeran.
-Ne, brezi ynë, mjerisht e kemi ende të freskët qëndrimin, -tejet tradhtar dhe të e poshtër të qeverisë reaksionare , të ashtuquajtur, “demokratike” të S. Berishës, në fillim të viteve 90-ta, kur burgoseshin ilegalët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare si: komandanti legjendar, Adem Jashari, udhëheqësi sypatrembur i grupeve guerile, Zair Pajaziti, atentatori, Luan Haradinaj, Fehmi Lladrovi e shumë të tjerë –që tani janë radhitur në altarin e lirisë, dëshmorë të atdheut. Dhe, për më tepër për t´i shtuar vuajtjet tona; disa prej tyre dhe u vranë, kujtojmë: Ali Ukën dhe Remzi Hoxhën, ish- veprimtarët e orëve të para të guerilës shqiptare.
Vuajtjet dhe qëndresa ishin bërë si gjaku me zemrën për heroin, Rafi Halili , familjen dhe shokët e tij të burgosur; -mirëpo, rrugën se ndalonin dot!…
Armiqtë dhe tradhtarët u ofronin atyre tortura burgjeve të errëta gjatë regjimeve obskurantiste dhe terroriste; këta e ato flakadane i jepnin grushte të pandërprera gjatë betejave për vdekje o liri!
Këto, dhe vetëm këto të bëma heroike do të lexojnë lexuesit, për OPK “KUSHTRIMI I LIRISË”.
PSE U INJORUAN DHE PO INJOROHEN HERONJTË?!!!…
-Shtrohet pyetja, pse Rafi Halili, një hero i cili dikur si një vigan i përgjakur, i pushtonte netët në qelitë armike, -i cili dhe në lokalet e mureve të hetuesisë, të udb-së gjakpirëse maqedonase;- me gjakun e tij e kishte shkruar:
Rroftë Shqipëria!…
-Tani, të mbetet në margjinat e kohës, të flaket në “aradhën” e luftëtarëve të heshtur, -e, për më keq të harrohet nga “krerët” e politikës së sotme shqiptare në Shkup, Tiranë, Prishtinë dhe gjetiu?!!!
-Dhe, për më keq!…
Jo vetëm ky flakadan i pashuar, por, kjo mynxyrë do të bie dhe mbi supet e shumë veprimtarëve të ndritur që dikur ia kishin lëkundur themelet shtetit armik jugosllav, -i cili atëbotë padyshim kishte një lloj perandorie e vogël e zgjeruar nga troje të popujve të ndryshëm që dallonin në gjakrat, gjuhët, flamujt dhe në traditat e tyre, që ishin detyruar të hiqnin të zitë e ullirit nën burgun e popujve i quajtur, Jugosllavi.
-Autori i librit, Rami Kamberi, sigurisht nga “zemërgjerësia” e tij;
-herë–herë, sikur përpiqet, -mbase, (ndofta) pa dijeninë e tij , -t´i paraqes njësoj , si atdhetarë, -disa nga “krerët” e sotëm të ish- UÇK-së dhe disa politikanë “me peshë” patriotike, sikur, që është padyshim veterani Rafi Halili dhe gjenerata e shokëve të tij!!!
-Këta dishepuj të shqiptarisë si: Rafi Halili, Zaim Beqiri, Elmaz Ademi, Rrahim Neziri e të tjerë, të cilët vuajtën shumë vite burgjeve titiste dhe përsëri, -ndonëse disa prej tyre të thyer në moshë, iu bashkëngjitën aradheve të UÇK-re, mirëpo, kur iu qepën maleve, atje në Shtabin e UÇK-re, i gjetën kinse disa “udhëheqës” të saj, disa kolaboracionistë të dikurshëm të pushtetit armik!!!
-Përkundër, kësaj katrahure të krijuar në kohë lufte, nuk e ndaluan veprimtarinë e tyre; Zaim Beqiri, do të plagosej gjatë kësaj veprimtarie luftarake të hedhur nga krerët injorantë në “periferi” të ngjarjeve!…
-Po, kështu, do të vepronte dhe dëshmori , Gafur Loku; pastaj, Elmaz Sherifi, i cili nga Zvicra u kthye, e shkoi në luftë; këta burra të kombit u injoruan dhe po harrohen padrejtësisht, prandaj, a nuk mund t´i quajmë heronj të heshtur të “demon-kracisë, së ngulfatur nga uzurpatorët e pushtetarëve që po “gjallojnë” -pa popull të lirë, pa shtet të përparuar, as demokratik.
-Disa, nga këta shkretanë “krerë” politikë të ushtrisë shqiptare, që dikur në kohërat e krajlëve i kishin këta veteranë, nuk i lejuan as të vishen në uniforma ushtarake, pa lëre më të ishin pjesëtarë e Këshillit, apo pjesëtarë të Shtabit të asaj ushtrie, -e cila siç organizoi luftën sipas klaneve e komploteve brenda-shqiptare; ashtu, edhe i korri “fitoret” në Marrëveshjen e Ohrit; -sipas maksimës popullore, : “ Shqiptarët në Maqedoni, mbetën as mish as peshk”!
-U injoruan gjatë luftës dhe pas mbarimit të saj, -sepse, këta flakadanë nuk pranonin kurrsesi të takoheshin në Tiranë apo në Prizrenin e historisë, e ta sulmonin prapa shpine popullin shqiptar, me përgatitjen për çarmatosjen e ushtrisë , për të bërë pastaj, Marrëveshje “kompromisi”, apo thënë shul shqip: Marrëveshje tradhtie, -si ajo e Ohrit.
-Nuk do të pranonin gjithashtu që, UÇK-re, të tërhiqej nga Kalaja e Tetovës, pasi kjo nuk ishte blerë as falur nga askush si monedhë tregu; por ishte marrë me gjak ushtarësh shqiptarë.
Nuk do të pranonin gjithashtu, as tërheqjen e ushtrisë shqiptare nga katundi Haraçinë, marrja nën kontroll e të cilit e garantonte fitoren e plotë të shqiptarëve, Shkupi, po iu ikte armiqve nga duart, kjo i tmerroi ata dhe miqtë tyre kudo nëpër botë!…
Nuk do të pranonin kurrsesi, -të çarmatosej UÇK-re, që pastaj të vriteshin nga pusitë “pas çlirimit” shumë djem ish-shtarë të lirisë.
Këta burra të mëdhenj të kombit as sot e sot, nuk i duan privilegjet për ato që kanë bërë për Shqipërinë Etnike; sepse konsiderojnë me plotë të drejtë se, ende idealet e tyre nuk janë realizuar, ende kemi shumë për të bërë për këtë të uruar popull, shkurt: të gjitha trojet shqiptare, ende s´janë të çliruara, shpirtrat e tyre të pastër si kristalet e kanë një objektivë: ribashkimin kombëtar.
-Autori i librit, Rami Kamberi, duke rrëfyer për hezitimin e Rafi Halilit, derisa ishte në ilegalitet, për të ikur në Tiranë, mes tjerash konstaton: “Rafiu nuk doli andej, për faktin që konsideronte që, Shqipëria ishte e varfër”!!!
-Ky, konstatim i tij, kujtoj aspak nuk i përgjigjet së vërtetës dhe nuk shkon as të mendohet logjikisht!…
-Them kështu, sepse Rafi Halili, një atdhetar dhe organizator i një organizate ilegale, nuk do të shkonte atje për “biznes”, pra, për tregti apo për ta zgjeruar përfitimin e tij material, por ai do të shkonte për ta forcuar organizatën e tij që e drejtonte!…
Pse nuk shkoi Rafi Halili në Shqipërinë londineze Ay, e din më së miri, por të përpiqesh të interpretosh ndryshe qëndrimin e tij, -kujtoj , kjo nuk është ide serioze.
Unë, kujtoj që Rafi Halili, nuk shkoi andej kufirit, për faktin që mendonte se, më shumë i duhej Atmëmëdheut në Shkup, Prishtinë, e gjetiu, se në Tiranën e çliruar. E them këtë me bindje të plotë për faktin që atëbotë, kështu, vepronin shumë nga atdhetarët që ishin të ndjekur nga regjimet armike. Më parë e preferonin qëndrimin në ilegalit apo në burgje, sesa të iknin e të kërkonim strehime politike.
Vendime të tilla, për ikje nga vendi ynë i robëruar, mund të bëheshin vetëm kur Organizata politike e shihte me vend këtë akt mbase, të rëndë, për ndonjërin nga pjesëtarët apo pjesëtaret e saj.
-Do të shtoja si përfundim të kësaj përpjekjeje, vështrimi të thuktë, (sepse , secili nga ne, këtu ka shumë e shumë për të thënë); e, për t´u ngjitur shkrepave të thepisura të rrugës së Rafi Halilit me shokë, për të bërë Shqipërinë –Shqipëri.
Libri, në përmbajtjen e tij – vlerësuar nga paraqitja e dritës së ngjarjeve, -është një thesar i madh për historinë tonë të re; -pa harruar të theksoj faktin që; libri lë shumë për të dëshiruar, nga aspekti teknik, ortografik por dhe nga aspekti drejtshkrimor.
Shpresojmë që me ribotimin e tij do të eliminohen këto gabime që jo rrallëherë janë të pafalshme.
Konstatoj me kënaqësi se, pata fatin dhe nderin që e lexova këtë libër historik.
Libra të tilla, si rrezet diellore i duhen popullit tonë të shumëvuajtur, që breznitë e reja t´i shohin, t´i njohin dhe të mos i harrojnë heronjtë dhe heroinat e kombit të tyre.
Fund
Suedi, 10.12.2011
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!