Rafi Halili Shqipoja i pathyeshëm…

24
Mar
2024
Shkruan: Fadil Shyti

…Shqipoja i pathyeshëm,
i madhi atdhetar, Rafi Halili, (imagjina-
tivisht), po me lidhjen shpirtërore të gjakut dhe të shkronjave të arta shqipe, sot më erdhi në bibliotekën time.
Libri është dhuratë nga shoku e vëllai i idealit, Agim Sylejmani!
-E përgëzoj autorin, Selajdin Fejzullahi, për botimin e kësaj monografie!
Ndërsa, Agimin e falënderoj fort, për këtë dhuratë të çmuar!
-Pas leximit të librit, shpresoj do të them ca fjalë për heroin e librit, autorin dhe atë plejadë atdhetarësh që i thanë JO të madhe fashizmit jugosllav titisto-ranko viqian!…
Lavdi!
21 Mars, 2024
Duke lexuar librin:
.. Autori shkruan:
“Viti 1990, është viti kur sistemi komunist do të shpërbëhet apo thjesht, thyhet blloku socialist, prishet kështu edhe në shtetet e Ballkanit, ndodhi e njejtë, fundoset komunizmi.
Po aty, fq 36.
-Kjo pikëpamje që ka shkruar autori qëndron vetëm pjesërisht, për dy arsye:
1.
“Blloku socialist”,-siç e quan S. F, nuk është thyer në vitin 1990.
2.
Sistemi komunist nuk ka ekzistuar askund në botë. Ka ekzistuar dhe ekziston vetëm sistemi socialist, me ide komuniste.
3.
Socializmi, edhe siç kemi mësuar në shkollat tona dhe ato të partisë është shkallë e parë, apo urë kaluese (që duhet të kalojnë shumë vite (nuk është e përcaktuar sa vite) që ky nga ky socializëm i mirëfilltë shoqëria në ato shtete të kalojë në sistemin komunist.
4.
Dihet tashmë që, blloku socialist ka filluar çarjen, (thyerjen) në vitin 1948,) kur Stalini i madh Toton dhe LKJ-n revizioniste i ndoqi nga blloku i shteteve socialiste duke e cilësuar me të drejtë si “Kalë Troje” në gjirin e vendeve socialiste,-siç e quante dhe gjeniu, Enver. Pastaj, ndodhi krisja e madhe, kur PKBS devijoi nga rruga e ideve komuniste të partisë bolshevike të Lenin-Stalinit, me këtë rrugë nuk u pajtua shoku Enver dhe PPSH, prandaj, më 1960, kur Enveri guximtar dhe i ditur udhëheqësi i PKSH/PPSH, në Shqipërinë Socialiste, e demaskoi botërisht Nikita Hrushovin për tradhëti në që po i bënte ideve komuniste dhe socializmit në Rusi dhe në botë.
-Kështu, ndodhën katrahurat, në luftërat politike, diplomatike, por edhe ushtarake midis shteteve me ideologji dhe sisteme të ndryshme, u zhvillua dhe ajo e ashtuquajtura “Luftë e ftohtë”, punët shkonin “lëmsh”, apo si rrotët mbi stupcat”.
Uuëdhëheqësit renegatë të vendeve socialiste devijonin me radhë, po futeshin në rrugët pakrye në rrathët e zinj të ferrit revizionist, rrugë që i shpiente domosdoshmërisht në greminat e kapitalizmit dhe të imperializmit sisteme këto të borgjezisë reaksionare, sisteme shfrytëzuese që e klasës punëtore, fshatarësisë dhe inteligjencises përparimtare që sipas klasikëve të m-l, që konstatonin me të drejtë: “Gjatë shekujve ia kanë pirë dhe gjer më sot, ia pijnë djersët dhe gjakun.
-Nga kjo dua të ju përkujtoj që, e shihni: edhe pas ndryshimeve në fakt katrahurave që ndodhën në ish-vendet socialiste, që nga renegarët, Hrushovi
-Titoja, Gorbaçovi Ramiz Alia e të tjerë liderucë-galucë,
puthadorë të kapitalistëve dhe të imperialistëve në këto vende “demokratike”, popujt liridashës “po heqin të zitë e ullirit”.
(Populli)
Jeta e tyre ka marrë krejtësisht rrjedhime të tjera, paqja në këto vende ka marrë rrokullisje në rrugët pakrye, duke u kthyer në vende vasale të dy blloqeve, të lindjes apo të perëndimit, tanimë, jo të “luftës së ftohtë” , por të luftërave të nxehta, duke rrezikuar seriozisht nga çdo aspekt: lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e tyre.
A ju kujtohet si deklarohen hapur marionetat, “e reja” revizioniste vegla në duar të pista të kapitalistëve: “Në sistemin tonë demokratik, asnjë shtet nuk është plotësisht sovran, për hir të aleancave të shteteve demokratike, ne duhet të sakrifikojmë diçka”. Në fakt, jo diçka…, por këta z, të kapur për kapistrash si kuajt e pelat në hulli, sakrifikojnë gjithçka nga pasuritë e vendeve të robëruara apo të kolonizuara. Madje, të shtrënguar nga trysnia e popujve të shtypur, ata deklarohen të mekur dhe dinakë.
“Ne, duhet të sakrifikojmë diçka të dhimbshme edhe nga sovraniteti i shtetit tonë”.
-Njëkohësisht, të mos harrojmë se, në sistemin socialist, dikur këto shtete,-në veçanti Shqipëria Socialiste, (pa pjesët e saj, në ish-Jugosllavisë dhe në Greqi, që imperialistët i copëtuan) kishte liri dhe sovranitet të plotë.
Miku im Selajdin Fejzullahu, mbase, nuk je i vetmi ti që e ngatërron teorinë për dy sistemet: sistemin socialist dhe sistemin komunist. Këtë, teori sterile e lanson borgjezia reaksionare e cila popujt e botës i gënjen: ja, ra sistemi komunist,
ja “u fundos komunizmi”,
e të tjera xhepura!…
Mos të harrojmë!
Ka në botë shtete socialiste.
Nëse kemi humbur një betejë, luftën se kemi humbur.
Betejat politike vazhdojnë…
Konstatojnë kështu, teorikët e rinj komunistë, të idealeve të larta të m-l.
-Kjo zhurmë armiqësore ndaj socializmit bëhet me qëllime të këqija tendencioze, por, në fakt thuhet dhe nga njerëz të padjallëzuar, që s’kishin as nuk kanë qëllime të errëta, por nga mosnjohuritë e këtyre çështjeve sa duhet dhe thellësisht, bien në këto lajthitje, që në rast se, nuk tërhiqen bien në gabime të rënda të ideve teorikëve mendje-
shkurtër, revizionistë, -kapitalistë, -imperialistë.
-Logjikisht, nuk mund të fundoset ose të bie diçka, që ende nuk është krijuar, fj, vjen: nuk mund të bie një pemë e shëndoshë, përderisa, ajo pemë ende nuk është rritur dhe zhvilluar, faktikisht nuk është shijuar nga njerëzit.
22 Mars, 2024

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk