1. Çfarë fshihet në kishat ortodokse serbe?
Koha per ‘skrining’ të Kishave ortodokse serbe në Kosovë, Mal të Zi Bosnjë dhe në ‘Republikën’ Sanxhakut! Misioni i Kishës nuk është më i shenjtë dhe hyjnor, por i lig dhe mëkatar, është brengë dhe fatkeqësi.
Kishat janë bërë depo armatimi dhe arena paraushtarake për agresione të reja.
2. Zelensky alarmon për shkëndi në Ballkan
Zotëri, faleminderit për vëmendjen; por është koha që Ukraina të veprojë, të njoh Kosovën. Një lëvizje e thjeshtë strategjike do të ndihmojë paqen në Ballkan. Duke mos e bërë këtë, ju po ndihmoni aleatin e Putinit, Serbinë, e cila po ndihmon Rusinë me të gjitha mjetet e mundshme në dispozicion. Solidariteti tani ka rëndësi!
3. Lista Srpska, një bandë milionerësh terroristë
Albin, ndalo Listën Serbe dhe i shpallni terroristë për hir të serbëve të terrorizuar në veri të Kosovës, për pengimin e përfaqësimit demokratik nga lista. ‘Gomarët e Trojës’ të Listës së Vuçiqit përfaqësojnë terrorin dhe krimin, bullizmin dhe tragjedinë për serbët në veri.
4. Kujtimi ogurzi i Grenell për takimin me HTH
‘Goja e madhe’ e Grenellit e tradhtoi Thaçin. Grenell, po t’i mbante sekretet ndoshta nuk do të ndodhte arrestimi. Posa e kuptoi nga Grenell, Jack Smith-i alarmoi dhe e ndërroi situatën; ai e shmangu ndarjen e Kosovës duke marrë një vendim çfarë e mori.
Tani, Grenell i papunë dhe i dëshpëruar, ka mbet duke ia ‘puthur’ prapanicën Vuçiqit. Grenell nuk mund më të flejë as në vilën e Radojçiq-it te ‘Liqeni Trump’ me miqt e tij edhe nga Kosova!
5. Historia po përsëritet
Në vitet ’90, Millosheviqi pozicionoi makinën e tij të luftës nëpër RFJ, duke shkaktuar masakra, gjenocid dhe përfundimisht duke i humbur të gjitha luftërat. Pasardhësi i Millosheviqit, Vuçiq, i tha Sekretarit Gjeneral të NATO-s, se ‘ku do ta pozicionojmë ushtrinë tonë është puna jonë’! Turp për BE-në që vazhdon ta toleroj Vuçiqin, ministrin e Millosheviqit, në vend se ti vë sanksione Serbisë!
6. ‘Hallexhiu i Luginës’
Arifi, ka një pyetje: Pse Kurti ka marrëdhënie më të mira me Greqinë sesa me SHBA-në?! Pyetje ‘halli’ se jo shaka!
7. Jo, marrëveshjes Melony-Rama! Dinjitet për refugjatët!
Shqipëria nuk mund të jetë një tokë për procesimin e azilkërkuesit dersa ata presin azil dhe pastaj dërgohen në një vend të tretë apo edhe i deportojnë. Mos lejoni që segregacioni të ndodhë në Tokën e Kasrtriotit. Jo, neofashizëm, racizëm dhe diskriminim për refugjatë.
8. Fytyra e luftës e Vuçiqit?
Me urdhrin në fuqi të Putinit, Vuçiq është gati për fushëbeteja të reja në Bosnje, Mal të Zi dhe Kosovë.
Më i rrezikuari nga të tre është Mali i Zi. Rusia dhe Serbia kanë plane strategjike për të hyrë në Adriatik. Me kuajt e Trojës në Qeverinë e re malazeze kjo është e mundur!
9. Pyetje për 1 milion dollarë?
Pse serbët bëjnë panik, u vie inat, ndjejnë dhimbje, dhe e urrejnë gjithë botën e lume kur demonstrohet me duar simboli kombëtar shqiptar? Ky simbol shpreh dashurinë, krenarinë, triumfin dhe shpirtin sportiv. Për hir të vëllazërisë Vuçiq-Rama, provojeni këtë simbol 🇦🇱 !
10. Daçiq, “Djali im Luka”, e përkëdhel çunin e vet, derisa vrau shqiptarët
Daciq, çfarë ke për tu thënë atyre që ua vrave djemtë, vajzat, femijet, nenat dhe baballaret, gjyshërit, që humbën jetën përshkak teje dhe Millosheviqit? Sa shumë prindër shqiptarë dëshirojnë të shprehen: biri im, drita dhe jeta ime, ashtu si ti, por ti i privove nga jeta dhe dashuria; në vend të dashurisë, ata përjetuan ferrin e tmerrin për të dashurit e tyre, sepse ti dhe shefi yt shkaktuat gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë.
11. Vendimi i GJND-së dhe statusi neutral i BE-së
Shtetet mosnjohëse të Kosovës të BE-së e kanë gabim.
Statusi neutral i BE-së për Kosovën është një fatkeqësi.
Bullizmi dhe paragjykimet e lehtësuesve të BE-së per Kosovën janë të papranueshme, janë mizore.
Vendimi i GJND-së do të thotë, jo, R. Srpska në veri të Kosovës. Ndaleni presionin për një ASM të kobshme, s’duam të jemi si një Bosnjë e re!
12. Pse Ahmeti legjitimoi lobistin serb, Grenell?
Grenell është një fitues i dyfishte i çmimit në Serbi dhe i dekoruar, fatkeqsisht edhe në Kosovë, ai është PR-i kryesor i Vuçiqit dhe ka qëndrim antikosovar. Grenell si jo-faktor po promovohet nga Ali Ahmeti ne Shkup. Aliu pas mbeshtetjes së Ballkanin të hapur të Vuçiqit, tani e pret Grenellin, nje armik i yni. Misioni i Aliut vazhdon të bëhet gjithë një e më i mjegulluar!
13. ‘Për kë bien kambanat’
Ndërsa slogani “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” u shfaq në murale, stadiume, Komandanti i KFOR-i ishte i verbër, ndërsa Borrel, Lajçak dhe Hill e lavdëruan Vuçiqin dhe e ndëshkuan Kosovën me sanksione absurde menjëherë pas sulmit serb mbi KFOR-in ku u plagosën mbi 80 ushtarë. Padrejtësia ndaj Kosovës ka ndodh e vazhdon derisa agresorët mbeten të lirë e të pandëshkuar!
14. Gjokoviq: “Dua të pagëzoj fëmijët e mi në Kosovë”!
O, me të vërtetë, a treguat ndonjëherë keqardhje për 1432 fëmijë të vrarë nga paramilitarët serbë, duke i ‘pagëzuar’ në ferr dhe varre masive? Kampioni i tenisit është një mega kampion i shovinizmit dhe nacionalizmit, zëri i tij është egoist, veprimet e tij provokuese!
15. Zëri dezinformues serb për Bondsteel-in
Imagjinoni, serbët vazhdojnë me përpjekjet për të njollosë akronimin më të besueshëm, KFOR/NATO & Camp Bondsteel, me insinuata. Camp Bondsteel/CBS, alias, Qyteti i Shpresës, për gati gjysmë shekulli është bërë mishërimi i paqes, shpresës dhe mjedisit të qetë e të sigurt.
16. Amb. Hill vallëzon me ritmin e muzikës së Vuçiqit
Ëndrra serbe për të ardhmen është Rusia dhe Kina dhe jo Perëndimi. Ambasadori kot mundohet që të krijoj paqebërës nga një kriminel lufte. Hill kot mendon të fus në kurth Vuçiqin, për ironi të fatit, Hill ka rënë në grackën e vet!
17. Pacolli në stilin e lakmisë
“Niveli i inteligjencës së kosovarëve është shumë më i ulët se ai i Edi Ramës, kështu që ata nuk e kuptojnë atë”, ka thënë Pacolli.
Falë Zotit, ai u shkarkua pas 35 ditësh në krye të presidencës.
Sa mirë do të ishte ta njihte politikën si biznesin, por, biznesit i duhet politika në Ballkan.
18. Daçiq dhe Vuçiq: “Kurti është separatist dhe terrorist”!
Dy mbetjet e regjimit të Millosheviqit, Vuçiq dhe Daçiq në gjendje paniku u deklaruan për “terroristin”. Por, fakti është se kryeministri Kurti atëherë ishte i burgosur politik i ndërgjegjes kur këta dy kriminelë burgosnin e kryen krime kundër njerëzimit.
19. Biserko, jo Zajednices të stilit Srpska
Imagjinoni: Biserko i thotë jo ASM të stilit Srpska, por z. Hyseni dhe miqt e tij e duan ASM e HTH dhe Isës sepse qenka më i mirë se ky i fundit.
20. Grenell, zoti i gënjeshtrës!
Grenell është lobuesi më i paguar i Serbisë! Ai mund të përhapë shpejt propagandë dhe dezinformata masive në emër të Serbisë. Problemi i vetëm është se askush në Perëndim nuk dëshiron tu besoj atyre.
21. Batoni është kumbari
Kumbari i gazetarisë propagandistike, promotor i Ramës e Vuçiqit dhe kryeredaktor i Sputnik-ut për Kosovë dhe Shqipëri. Ai është mentori e gazetari më i pasur pa tru që punon për disa agjensi sllave. Ai është akter kryesor në dezinformimin dhe mashtrimin e opinionit shqiptar.
22. Jo, edhe një R. Srpska në Kosovë
Marrëveshja e Dejtonit ishte një fatkeqësi për Bosnjën. “Buldozeri”, Holbrook, e pranoi gabimin, sepse ‘holbrukizimi’ solli ‘Republika Srpska’, një krijesë gjenocidale që po e kërcënon vazhdimisht paqen në Bosnje dhe rajon. Marrëveshja e Dejtonit e ndaloi luftën në Bosnjë por krijoi një shtet jofunksional që edhe pas 28 viteve njerëzit vazhdojnë të vuajnë.
Këto janë disa përsiatje të mia në X/Twitter që janë shkruar në anglisht.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!