Rast i rrallë në botë,
një jetë në qeli,
që Tokat e tona,
të bëhen Shqipri.
–
Kurrë nuk u anku
dhe as su lavdru,
jetoj bashk me vujtje,
pa ndalë tu vepru.
–
Meritat e veta,
nuk i mori kurrë,
jeten e kaloj,
me tjert tu u mburrë.
–
Kudo boten mbarë,
e kishte mahnitë,
si ka mund ky trim,
aq lart me u ngritë.
–
Prandaj vepra tina,
për jetë mbeti gjallë,
asnjiher su thy,
nga asnji tradhetar.
–
Kur dihet kudo,
pas ti u rreshtuanë,
i madh dhe i vogel,
me te u krenuanë.
–
Ishe si qiriri,
për ne bane dritë,
vet jetove n‘terr,
kurr pa u koritë.
–
Lavdi e përjetshme,
Herojt kurr nuk vdesin,
si ju bac i kombit,
për jetë të gjallë mbesin!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!