REAGIM NË SHENJË REVOLTE

11
Oct
2024
Shkruan: Rudi Berisha


Genjeshtër (genjeshtar) ❌
> Hisen Berisha thotë: “Adem Demaçi nuk ka qenë përfaqësues i UÇK-së”
-Pse njeriu duhet të shkoj kaç larg për një grusht vota të mallkuara! Për një grusht vota të mohojë të vërtetën, të mohojë rolin e Simbolit të Çështjes sonë Kombëtare të Bacës tonë të madh, të Adem Demaçit!
Ose duhet të jesh shumë i marrë, ose keni shkelur në gritha të qenit që të japësh publikisht një deklaratë të tillë. Përndryshe nuk ka mundësi! Nuk fitohen votat duke mohuar punë, kontributin, veprimtarin e Adem Demaçit.
Demaçi ishte ai që i tha vdekjes ja ku jam, eja, por vdekja nuk e deshi, se ai e kishte mundur vdekjen me kohë. Hisen pse? -pse more Hisen, po bie kaç poshtë me prononcime shumë të ulët për një copë pushtet!
Ne si pjesë e gjakut të Bacës Adem Demaçi, jemi shumë të lënduar nga kjo deklaratë e Hisen Berishës. Si ka mundësi, një çlirimtar të mohojë përfaqësuesin e tij politik të kohës më të rëndë, të kohës kur plaga dhe vdekja ishin përqafimi ynë në atë botë.
Daja im, Ademi im… -sot edhe në varr nuk të lënë të qetë, disa shpifin dhe ta mohojnë kontributin dhe sakrificën tuaj, të tillë ka shumë, por një që sonte foli është Hisen Berisha, ai ishte humbur në mjegull dhe etje për pushtet, karrige, për këtë arsye mohon çdo gjë që nuk i sjell dobi (vota)!
Kërko falje Hisen Berisha! I kërko falje Adem Demaçit, pendohu për fjalët dhe thuaj të vërtetën! Të kërkojmë që faljen ta bësh kur je në gjakftohtësi, të bësh me zemër, jo veç me fjalë! Nderime për Adem Demaçin!
Hisen shumë keq nga ti, ke fol shumë rëndë për Bacën tonë. Ti po thua: “e dua Adem Demaçin” -ndërsa i mohon rrugën e tij historike, sakrificën e tij dhe kontributin e tij gjatë luftës si përfaqësues politik i UÇK-së, në Prishtinë!
> Po të presim që të kërkosh falje?
Rudi Berisha Nipi i Dajës, Adem Demaçi!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk