Reagon i dërguari special i qeverisë gjermane Sarrazin: Zero tolerancë për dhunën e retorikën nacionaliste të Serbisë

12
Dec
2022

I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha sot për radio KiM se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë seriozitetin e situatës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna e mëtejshme për të mos e përkeqësuar situatën, shkruan Danas.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Kam mirëkuptim të plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë për dhunën dhe retorikën nacionaliste që e kemi dëgjuar nga Serbia javët e fundit, si dhe suIme personale, shpifëse ndaj individëve të cilat janë të papranueshme”, theksoi ai.

Sarrazin beson se dorëheqja nga institucionet e Kosovës nuk është hapi i duhur për asnjë komunitet që dëshiron t’i ushtrojë të drejtat e veta kushtetuese.

“Për komunitetin serb është shumë e rëndësishme të përfitojë përfaqësim që u garantohet atyre dhe komuniteteve tjera pakicë ne vend.

Kjo është mënyra e vetme për t’u dëgjuar dhe për të mbrojtur interesin tuaj”, shtoi gjermani.

Ai përsëriti se Gjermania i mbështetë plotësisht përpjekjet e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe theksoi se as Beogradi dhe as Prishtina “ende nuk i kanë zbatuar plotësisht obligimet e tyre nga dialogu”, si dhe që kthimi i menjëhershëm i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës është i nevojshëm sepse duhet larguar nga regjimi i krizës dhe retorika e ndarjes.

“Gjermania pret që Lista Serbe, ashtu si të gjitha partitë e tjera politike në Kosovë, të luajë një rol konstruktiv në formësimin e së ardhmes së Republikës multietnike të Kosovës”.

“Arritja e një marrëveshjeje më të gjerë do të sjellë përfitime si për popullin e Kosovës ashtu edhe për ata në Serbi dhe do të sjellë stabilitet rajonal që mund të krijojë perspektiva të reja, duke përfshirë investime të reja dhe vende pune, përfundoi ai”, përfundoi politikani gjerman.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk