Rënia e euros, GDP/PBB dhe një bised me Pitin!

06
Jul
2023
Shkruan: Genta Kaloçi Skënderi

6 korrik 2023
Rënia e euros dhe “forcimi” artificial* i lekut na përfshiu në një debat me pitin. Pitit i pëlqen të më masi pulsin, të testojë, të shikojë sesa njohuri kam edhe në botën financiare ekonomike të një shteti. Më kthehet se, kjo është diçka pozitive, forcohet leku, rritet GDP/PBB- prodhimi i brendshëm bruto i një shteti për një periudhë të caktuar (një vit). Gdp/pbb kur rritet me para të zeza kjo nuk pasqyrohet normalisht në jetën e njerëzve. Prandaj kjo rritje mua nuk më intereson e as që më plas. Përse?
Sepse këto shifra nuk kalojnë nga instrumentat shtetërore që të shfrytëzohen në dobi të shoqërisë, të reflektohet te rritja e rrogave në sektorin privat, të pensioneve, të cilësisë në arsim, mjekësi, armatime, shkencë, bujqësi blegtori etj. Nëse këto financa nuk kalojnë nëpërmjet instrumenteve shtetërore të tatim taksave, por përdoren në të zezë në ndërtim e tregti me libra të dyfishtë, konçensione fiktive, rroga në të zezë, detyrime sociale të papaguara, taksa të papaguara, pa lëshim kupona tatimorë në biznese të vogla, të mesme të mëdha, në kthim tvsh-je me fatura fiktive në dëm të buxhetit, atëherë ky forcim i lekut nuk është real, por në kurriz të popullsisë.
– Më kthehet epo kjo ndikon në gdp dhe nuk ikin edhe ata që kanë para, sepse janë duke u larguar edhe ata që kanë.
Shkurt, Prapa diellit të shkojnë. Gjatë, këta asnjëherë nuk i kanë qënë në dobi të shtetit. I kthehem, duan të ikin? Të th,ejnë qafën se nuk i duhen as djallit.
Heshtje nga piti e sytë i ndrinin.
Vazhdoj më poshtë për ju arsyetimin, në këtë rast duket se, instrumentet ligjore nuk funksionojnë siç duhet si në vendet veriperëndimore për ku aspirojmë të shkojmë për nga zhvillimi e mirqënia.
Nëse duan të ikin nuk i ndalon njeri, por kudo që të shkojnë nuk mund të jenë pa kaluar nga filtrat e kontrollit të shtetit për të paguar atë që i kanë vjedhur nëpërmjet detyrimeve, pagesave financiare. Këto hapa të bëhen nëpërmjet marrëveshjeve me shtetet në të cilat thyejnë qafën dhe nxjerrin edhe kapitalin nga vendi.
Nëse marrim të mirëqënë se vendin e bëri Enveri me vetëm afro 800mijë banorë 100% analfabetë, nëse marrim parasysh fëmijët dhe moshën e tretë popullsia e aftë për punë del më pak se 2/3 e saj duke marrë parasysh këto shifra me ato që mbizotërojnë në moment se jo më që bëhet, por edhe bëhet shumë mirë me dyfishin e tyre sado që janë të paaftë, djallëzuar, analfabet funksional, por nëse ka korniza ligjore që zbatohen nga të gjitha strukturat, rezultatet janë të prekshme. Shqipfolësi pa shtyllë kurrizore ka treguar ndër shekuj se ka frikë nga ligji, largohet, nënshtrohet, shitet blihet sipas çmimit të çastit, ndërsa Shqiptari e respekton ligjin, e zbaton si natyrën e tij të dytë përballet me vështirësitë në vend se në saj të tyre ekziston ky vend, ky komb, ky shtet.
Me kaq mjafton të ngresh një shtet të fortë e jo me rritje artificjale nga valutë e zezë e pafiltruar, pakontrolluar që nxit pabarazi, mjerim, varfëri, shfrytëzim, vjedhje, manipulim, kontrabandë, spekullime, trafiqe, emigrim, paga të ulta në të gjithë sektorët e ekonomisë.
– Leku forcohet vetëm nga një bujqësi blegtori konstante me prodhime të një cilësie të lartë me bazë shkencore dhe eksportit të tyre.
– Leku forcohet nga zbatimi i ligjit dhe vjeljes së taksave reale dhe jo vjedhjes së tyre me vulë partiake nëpërmjet zyrtarëve në sektorët financare të shtetit nga partitë në pushtet pd, ps, lesheli/ pl shpk.
– Leku forcohet realisht, kur industria e lehtë, e rëndë dhe ushqimore të jenë në nivele konkurence të paktën me shifrat e rajonit nëse jo, në nivel europian e ndërkombëtar.
– Leku forcohet kur bëhet një ndarje reale e kërkes nevojave të popullsisë sipas sektorëve kryesor të ekonomisë.
– Leku forcohet kur rritja e rrogave në privat bëhet “me detyrim” ligjor nëpërmjet zbatimit të ligjit për evazionin fiskal ndaj kompanive të mëdha e jo të ndahen gjobat poshtë tavolinave në llogari bankare të zyrtarëve partiakë.
– Leku forcohet nëse futen në burg salikmonaedlulush shpk që direkt dhe indirekt gjenerojnë financat e trafiqeve për të krijuar sa më shumë pakënaqësi, krim, pabarazi, përplasje në prapaskenë, në nëntokë dhe në të njëjtën kohë të vetpërcillen si faktor stabiliteti në vend e rajon.
– Leku forcohet realisht dhe ekonomia merr frymë lirisht kur firmat/kompanitë e mëdha në vend fillojnë të paguajnë detyrimet e marrveshjeve, të cilat i kanë vetëm në letra sepse shifrat e investimeve shkojnë në xhepin e zyrtarëve që i mbrojnë me relacione antiligjore përballë gjyqeve arbitrazhit.
– Leku forcohet në shumë mënyra por jo vetëm duke sjellë valutën e krimit në vend të cilët në b/punim me zyrtarët e korruptuar u japin hapësira korridore lëvizjeje pa detyrime ligjore me këmbim të shumave të mëdha.
– Leku forcohet nëse, ministrat e financave, zyrtarë e lartë të tatimeve, doganave, drejtorë bankash të të gjitha niveleve futen në burg dhe nën hetim pasuror me konfiskim.
– Leku forcohet dhe reflektohet në zhvillim e mirqënie, kur fillohet të zbatohen ligjet dhe jo të shkelen me firm e vulë partie.
Me pak fjalë për aq kohë që salikmonedlulush shpk janë jashtë birucës do mundohen të nënshtrojnë shtetin, ose me destabilizim dhune, vrasje, kaos, krim, por edhe destabilizim monetar.
– Nëse bandat, trafikantët janë në një farë “atdhetarë” duke sjellë financat në vend me forma të ndryshme në të zezë, për ti shpëtuar ligjit të kontrollit në vendet e trafiqeve kryesisht Shba/BE në anën tjetër është pushteti antishqiptar që i nxjerr me thasë nëpërmjet kompanive guacka.
Prandaj forcimi artificial i lekut nuk pasqyrohet te jeta e konsumatorit, puntorit, çmimeve, por ndodh e kundërta.
– Gjithashtu, nëpërmjet financave të trafiqeve i përdorin për të blerë zyrtarë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit, për lobingje në kanalet prosllave që të ndikojnë në lakminë e zyrtarëve amerikanë, të cilët pare duan për të qëndruar në pushtet, nëpërmjet rizgjedhjes së tyre, ose të blejnë bandat për të përshkallëzuar dhe ndaluar veprimin e ligjit të reformave të ndryshme dhe kryesisht asaj në drejtësi.
Ta paraqesin si të dështuar në opinionin publik nëpërmjet pseudokërcënimeve, shantazheve në sektorin e drejtësisë që janë palë me kokat e politikës dhe bandave në hije dhe më pas këta ta përdorin si alibi, rrezik jete për zvarritje dhe rritje pagash për të justifikuar pasuritë e përfituara.
Sesi mund të justifikojnë pasuritë e djeshme me të ardhurat e së nesërmes vetëm antishkolla e sakikmonedlulush shpk mund ta bëjë diçka të tillë. Një antimodel që nuk e ka ekonomia botërore, këta kryesisht duke menduar, shpresuar se ata që janë në krye të Projektit hanë hashashin e saliut në vend të bukës së grurit me fara integrale 5€kg.
Interesante sesi zhvillohen situatat në një kohë që ka shumë zhvillime dhe mundohen të fitojnë kohë.
Kohë për çfarë?!
Asgjë!
Fundi i tyre është çarku shba/be nën bekimet e atyre që u shërbyen me zell kundër interesave të vendit, por me kalimin e kohës edhe kundër padronëve që i vunë në pushtet.
Ky pra është shansi ynë, sinkronizimi i nevojave/interesave tona është ajo që shkencëtarët e psikoanalitikës (Froid, Jung) dhe kuantikës (Ajnshtajn, Kaku etj) e quajnë si Vullneti i Zotit, ajo që populli thotë në mënyrë vulgare, Ndëshkimi hyjnor, feja si Drejtësia Hyjnore.
Euro e dobët ,apo lek i fort, ose anasjelltas nuk kanë asnjë rëndësi, sepse njeriu i thjeshtë dita ditës bëhet më i pafuqishëm, nëse kokat e krimit financiar nuk këputen nga politika e vendit, rajonit, europës.
Gjithçka në këtë tridhjetvjeçar depresioni shqiptar fillon e mbaron me salikmonedlulush shpk në birucë për qindra mijra çështje penale.
Kaq e thjeshtë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk