Ata të cilët po mundohen t’i ofendojnë, përqeshin, përbuzin dhe nënvlersojnë gurbetçarët, janë injorantët e shkallës më të lartë të shoqërisë tonë.
Injorantët nuk e dinë, se këta gurbetçarë kanë emigruar larg familjeve të tyre për t’i mbajtur gjallë baballarët dhe nënat e tyre, motrat dhe vëllëzërit e tyre, madje kanë mbajtur gjallë edhe familje të tjera skamnore, duke ua siguruar ushqimin për çdo muaj, dhe gjithë këtë e kanë bërë duke u mallëngjyer të vetëm, pa bashkëshorte dhe pa femijët e vet, me vite të tëra.
Injorantët nuk e dinë, që gjatë viteve të 90-ta gurbetçarët kanë qenë e vetmja ndihmë që na kanë dhënë shpresë, për të menduar e arritur më të mirën si popull, kundër armiqëve tanë shekullor.
Injorantët nuk e dinë, se formimi i UÇK-së nuk do të kishte sukses pa ndihmën e jashtëzakonshme që dhanë bijtë dhe bijat e këtij vendi që janë në gurbet.
Injorantët nuk e dinë, se këta gurbetçarë i lanë vendet e tyre të punës i lanë familjet e tyre dhe iu bashkangjitën UÇK-së, në mënyrë masovike që nga vendet Evropiane e gjerë përtej Oqeanit, dhe po të njejtët sotë nuk kërkojnë asgjë në këmbim përpos se ta shohin vendin e tyre në piedestalin e merituar.
Injorantët nuk e dinë, se edhe sotë e kësaj dite të varfërve dhe atyre që janë në nevojë, më shumë ju përgjigjen gurbetçarët për t’i ndihmuar, se vet institucionet shtetërore.
Injorantët nuk e dinë , që gurbetçarët edhe përkundër mundësive që kanë për të bërë pushime në Greqi, Spanjë, Dubai, Turqi e Kroaci, ato zgjedhin prap vendlindjen për t’i harxhuar paratë, dhe shumica nga gurbetçarët pushimet e detit i bëjnë vetëm në Shqipëri dhe askund tjetër.
Injorantët nuk e dinë, se gurbetçarët janë motori ynë kryesor ekonomik dhe se me ardhjen e tyre vetëm gjatë muajëve korrik-gusht-dhjetorë, vendi ynë merr një infuzion-ekonomik, që e mbanë gjallë ekonominë tonë për një vit, mjaftonë të shohim se sa restaurante punojnë e fitojnë, mjaftonë të shohim se si industria e ndërtimit merr hov, mjaftonë të shohim se si të hyrat nga doganat ngriten, mjaftonë të shohim se si tregjet (pazaret) e qyteteve janë te stërmbushura, por fatkeqësisht injorantëve nuk u mjaftonë asgjë.
Injorantët injorojini se ata e kanë nga xhelozia idioteske vetëm pse s’mund të jenë si ju, dhe nuk kanë atë që keni ju “Dashurinë për Atdheun”
Andaj të nderuar gurbetçarë u uroj pushime të mbara në vendlindjet e juaja dhe pranë familjeve të juaja, ju jeni krenaria jonë dhe ambasadorët më të mirë të vendit tonë, qofshi mirë kudo që jeni.
Me shumë respekt,
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!