Revolta e Astrit Çermës: Në kohën e Enverit kishim uzina, fabrika, kombinate, ushtri, marinë, shkolla, art, kulturë, shëndetësi, jo si sot që Shqipëria po vdes

25
Feb
2023

Aktori i njohur Astrit Çerma, ka reaguar i revoltuar pas publikimit të disa fotove në gazetën TemA, ku tregohej jeta në kohën e komunizmit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Disa gazeta të disa demokratëve të thekur seç na nxjerrin disa fotografi me ca dyqane buke, me ca njerëz të hutuar, me ca karroca, me ca sheshe e rrugë me parrulla, për të na rrëfyer se ç’lanet ishte koha e Enverit.

Një propogandë idiote “tëpkë” siç bëhej në atë kohën e komunizmit për vendet kapitaliste.

Thjeshtë: Një propogandë anti-komuniste me me mjete komuniste…
Hapini albumet e asaj kohe, hapini. Do të shihni uzina, fabrika, kombinate, hidroçentrale, ushtri, marinë, pilotë, shkolla, teknikume, institute, universitete, do të shihni art, kulturë, shëndetsi, e tjera e tjera e tjera e tjera.

Po. Edhe nëse merrni mundimin, po me këtë mënyrën propogandistike tuajën, at’herë bëni ca krahasime për këtë kohë sot me kohën e atëhershme.
P.Sh: Me prindër “të lumtur” që vdesin të braktisur nga fëmijët, me novojtoresh të shkollave të mesme mbushur me shiringa droge, me vrasje, përdhunime, e rrahje në mes të ditës, me TV ku kurvërohet me shale, gjokse, me seks, të njejta me banalitete kafshëshe tjera, e tjera, e tjera, e tjera, e tjera, e tjera…

Ajo kohë nuk fshihet me palaçollëqe të tilla, sepse, nuk mund të fshihen 50 vjetë nga jeta e një kombi. Jo.

Ajo kohë zbërdhehet, dhe pa tjetër do të vijë një ditë që do të zbërthehet nga studiues, analistë e politikanë të pablerë me interesat që i detyron, i josh apo i blenë, ose i kërcënon koha e sotme t’u qavarraviten politikanëve të sotëm që “zanatin” e kanë mësuar dhe e mësojnë nga veprat në seri të atij që si sot e vite më parë e “rrëzuan”.
Ç’më gëzoni që rrëzuat të vdekur Enverin kur keni 31 vjet që mbani gjallë sa-leh vrerin”, shkruan i revoltuar ai.(Aktorët shqiptarë)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk