Qeveria dhe pushteti aktual i Maqedonisë Veriore, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë fqinje, ka të drejtë dhe mund të miratojë një dokument të rëndësishëm, politik dhe strategjik, për mbrojtjen e interesave të veta shtetërore. Kjo mund të jetë edhe një rezolutë apo deklaratë politike, e cila mund të sillet edhe nga Parlamenti dhe me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror, por ky dokument strategjik assesi nuk mund ta mbajë autorësinë dhe vulën e një partie siç është OBRM-PDUKM, e cila ende e mban akronimin e VMRO-së, një organizate terroriste nga fundi i shek. XIX dhe gjasma e parë e shek. XX. Ky dokument mund të jetë i pranueshëm nga qarqet politike dhe diplomatike, nga qarqet dhe opinioni shkencor vendës dhe ndërkombëtar, si edhe politika dhe shkenca në shtetet fqinje, vetëm nëse e mban edhe vulën e autoktonisë së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, si gjuha më vjetër e Evropës. Gjithçka tjetër është humbje kohe, jodiplomatike, kthim në ujërat e turbullt të historisë së falsifikuar dhe mban frymë mesjetare.
Gjendja e krijuar me terror, dhunë e hekur, me krijimin e shteteve ballkanike nga Rusia dhe aleatët e saj, gjatë shekull. XIX dhe XX në Gadishullin Ilirik, në dëm të shqiptarëve dhe me okupimin e trojeve etnike të tyre, nuk mund të jetë e pranueshme për shqiptarët dhe nuk do të jetë kurrë!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!