Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Në repertorin e këngëve të vjetra suedeze gjejmë disa me karakter melodramatik, shpesh me vdekje mizore apo tragjike. Titujt e tyre, si Nusja e luanit (Lejonbruden), Kryq mbi varrin e Idës (Kors på Idas grav), Trandafili i Alpeve (Alpens ros) etj., tregojnë diçka për përmbajtjen. Këngë të tilla u kënduan dhe tekstet e tyre u shitën në pazar dhe në festa publike me shekullin XIX, dhe u quajtën shtyp shilinge (skillingtryck) për arsye të çmimit. Kur dëgjova ne vitet 1970 këngën ”Çou Rexho” e kënduar nga Qamili i Vogël, kujtova këto këngë suedeze. Prapë, kënga shqiptare kishte diçka më therëse, më reale, brenda. Ishte disi në drejtim të dramave shekspiriane, prape jo. Një dramë fshatare mesjetare ballkanike. Sokol Demaku në librin e tij (105 faqe, Borås 2022), tregon historinë e vërtet mbrapa këngës. Unë e kisha interpretuar si një vepër për fatin e zi shqiptar: pikërisht në momentin e lumturisë, kur do të martohet, vritet ai. Kisha në tru pavarësinë shqiptare, të shpallur më 28 nëntor 1912. Ky rast madhështor u shndërrua në një tragjedi: vazhduan vite me luftë, uri, sëmundje epidemike. U shkatërrua vendi, dhe sa më keq: gjysma e territorëve shqiptarë u lënë jashtë shtetit të porsalindur. Fati i Rexhepit (”Rexho”) u bë tragjik por jo krejt si në atë këngë të njohur. Nuk do të ju rrëfej për përmbajtjen e kësaj drame që të mos prish oreksin e lëxuesve të ardhshëm. Autori ka shkruar mirë, duke ruajtur një atmosferë të kobshme deri në fund.
Gjuha është e pastër.
Kjo është vepra e fundit e një shkrimtari shumë produtiv, me mbi 40 tituj të botuar. Librin e rekomandoj edhe për arsye të përshkrimit të ambientit me tradita dhe zakone pak të njohura për rininë e sotme shqiptare.
Norrköping, Ullmar Qvick
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!