ROMANI TRADHTIA ËSHTË VEPËR E ATDHETARIT, HAKI LIMA

07
Jun
2025
Shkruan: Reshat Avdiu

ROMANI TRADHTIA ËSHTË VEPËR E ATDHETARIT, HAKI LIMANI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Më 1965 UDB-ja, jugosllave në Prishtinë në mënyrë të paskrupullt e eliminojnë duke e mbytur dajën tim nga Tërnava e Preshevës Haki Limanin.
Gjatë viteve ’70 duke punuar dhe vepruar ilegalisht në celula të treshëve më rastisi që përmes “Zefit” pseudonim ky i Kadri Zekës, përveçse shumë materialeve e kishte sjellë në njërën nga mbledhjet tona ilegale edhe romanin TRADHËTIA.
-Pasi e lexova u mahnita sa mirë dhe në mënyrë reale e përshkruan gjeografinë e Preshevës me rrethinë sikurse Kapllan Resuli të kishte lindur jetuar dhe rritur në mesin e popullatës sonë.
Së fundi u binda se, romanin në fjalë, fare nuk e paska shkruar Kaplllan Resuli, por Haki Limani.
Pas mbytjes nga UDB-ja këta të fundit do t’ia bastisnin banesën e tij ku në mesin e shumë shënimeve të tij do ta gjenin dhe sekuestronin romanin në dorëshkrim TRADHËTINË.
Me të cilin do ta pajisnin Kapllan Resulin, përmes UDB-së, në mënyrë ilegale do ta fusnin në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Në fillim punën do ta fillonte si mësues në Lushnjë ku kishte shumë kosovarë të ikur në fillim nga regjimi i Rankoviqit e më vonë nga ai i Titos për t’i spiunuar dhe dërguar informata tek UDB-ja, ku Kapllan Resuli do të zbulohet nga SIGURIMI shqiptar dhe do të dënohet me shumë vite burg.
7 Qershor, 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk