Rrëfimi rrënqethës i Besartës

09
Nov
2023

Rrëfimi rrënqethës i Besartës: Pasi u vra Ademi, djali i tij 13 vjeçar kapi automatikun dhe luftoi derisa u vra
***
Duket si në filma, por Kushtrimi që ishte vetëm 13 vjeçar, bëri një veprim heroik.
Pasi u vra Ademi, djali i tij Kushtrimi kapi automatikun dhe zuri një pozicion dhe nisi të luftojë, shkruan “Jepi zë”.
Sipas Besarta Jasharit, të mbijetuarës së vetme, Kushtrimi luftoi me ushtarët serbë derisa u vra në mes të dy shtëpive teksa mbante automatikun në dorë.
“Pas rënies së Adem Jasharit, djali i tij, Kushtrimi, 13 vjeçar, mori automatikun dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër në oborr, sepse policët serbë veç ishin futur në disa depo që i kishim. Në ballafaqim me ta Kushtrimi ka rënë midis dy shtëpive me automatik në dorë! Kur nuk mbeti më asnjë i gjallë, vet fillova të shkoj te trupat e secilit, duke i prekur dhe duke thirrur me zë mos kishte mbetur dikush gjallë. I thirrja në emër, por s’përgjigjej askush. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i luftës, në ditën e tretë të sulmit paradite”, rrëfente Besarta Jashari.
Këtë rrëfim të Besartës e gjeni në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar (1912-2017)”.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk