Diplomacia.dk

RRËZIMI NË PODIUM?!


Shkruajnë: Beqir Elshani-Fadil Shyti

Rrëzimi i ish-kryeministrit, Sali Berisha, në sallën e Pallatit të Kongreseve më përkujtoi xhaxhain tim, Azem Elshanin, kur shkoi në mbledhje, nuk e vërejti podiumin e tryezës në sallën e Kuvendit Komunal, prandaj u rrëzua. Mirëpo, xhaxhai im u ngrit shpejt, dhe diti të gjendet në situatë duke thënë: “Më falni, u habita, kur e pashë Kryetarin e Kuvendit Komunal që ka ardhur në mbledhje!”, pastaj, qeshën të gjithë të pjesëmarrësit në sallë. Fjala ishte se në vitet 1968-69 diskutohej për Kushtetutën e Kosovës dhe përdorimin e lirë të Flamurit Kombëtar Shqiptar, të cilin pushteti jugosllav e ndaloi pas përfundimit të LDB, prandaj pushtetarët, Ymer Gashi me klikën e tij titiste, ngurronin të merrnin pjesë në tubimet popullore. Fill pas demonstratës së parë për Flamurin Shqiptar dhe Kosovën Republikë më 8 tetor 1968 në qendër të Therandës, në krye me Haxhi Bajraktarin, Muharrem Elshani, maturant në Shkollën Normale të Prizrenit, po ashtu pjesëmarrës në demonstratë, në shtëpi e ngriti flamurin shqiptar, prandaj organeve të pushtetit axha Azem u bie në sy.
Në anën tjetër, dallimi i podiumit në sallën e Kuvendit Komunal ato vite ka qenë rast i rrallë, ndërkaq, Sali Berisha është rritur me podiume në vende të ndryshme.
Një gjë dihet, derisa xhaxhai im është rrëzuar nga pakujdesia, Sali Berisha është rrëzuar për shkak të pleqërisë biologjike dhe për shkak të stazhit reaksionar në politikën kombëtare.

Fadil Shyti

PSE PO HESHTIM?

Im shok e vëlla, Beqir Elshani!
Derisa po lexoja këtë tregim të thuktë, “Rrëzimi në podium”, qeshja me zë ironie dhe qaja me zemër të lënduar me ndjenja dhembshmërie?!!!
Qeshja me rrëzimin e personazheve, aq bukur të paraqitura me mjeshtri prej prozatori të mrekullueshëm dhe njëkohësisht, qaja me zemër; nga të papriturat e politikës kundër-kombëtare” kosovare dhe “shqiptare”, thellësisht dhe gjerësisht prapakthyese reaksionare, në këto vitet e feudal-kapitalizmit dhe të pas Luftës Çlirimtare.
1.
Rrëzimi në podium i “politikanit” Sali Berisha dhe xhaxhait tënd, Azem Elshanit, të jemi realistë; nuk është i njëjtë dhe për faktin se, Saliu, u rrëzua nga podiumi dhe nga pushteti si krye-reaksionar dhe nga çdo aspekt u dëshmua kundër-shqiptar dhe kundër-njerëzor.
-Ndërsa, xhaxhai yt, Azemi nuk qe politikan i dështuar reaksionar, qe një punëtor i ndershëm, i vyer dhe atdhetar.
2.
E papritura tjetër e hidhur, tepër tragjike është, sesi ra në provim të historisë, klasa politike “kosovo” në Prishtinë dhe ajo “shqiptare” në Tiranë, në çështjen e Flamurit tonë kombëtar:
Kur, Kosovës Shqiptare, iu ndalua përdorimi i Flamurit Kuqezi, populli i Kosovës, organizoi dhe u ngrit në demonstrata, në krye me heroin, Bacë Adem Demaçi dhe LRBSH. Pas shumë përpjekjesh regjimi jugosllav u dorëzua. Populli i Kosovës, në vitin 1968 e fitoi të drejtën legjitime të përdorimit të Flamurit tonë kombëtar.
Atëbotë, isha 10 vjeçar, kurrë s’i harroj ato ditë gëzimi, kur bashkë me të parët tanë, gëzohesha fort kur e shihja Shqiponjën dykrenore duke u valëvitur si dallgë deti, nga era e re që po frynte në shpatullat e historisë.
-Ngjarjet historike u zhvilluan më tej: Kosova dhe Viset tjera shqiptare i zhvilluan tri Luftëra Çlirimtare.
Pas tri luftërave, po thuhet që, Kosova e fitoi lirinë?!!!
Nëse Kosova e fitoi lirinë, a më thoni ju, o miqtë e mi dhe mikeshat e mia: pse Kosova pas dyzetë vitesh, që nga viti 2008 e humbi Flamurin Kuqezi?!!!
Pse nga “miqtë” ndërkombëtarë dhe servilët e tyre politikanët e lartcekur, ende nuk lejohet që në institucionet e Republikës së Kosovës të përdoret Flamuri Kuqezi?
3.
Çka e bën më tragjikomike këtë “fenomen eksperimental” fatalist, duke zv, me imponime një “flamur laraman të Kosovës” për shqiptarët, nga euro-atl, është fakti që, fatbardhësisht Flamuri ynë kombëtar jo nga vullneti i shovinistëve maqedonas, por nga zori, Flamuri ynë, po lejohet të përdoret nga populli vëlla shqiptar që jeton në trojet e veta në MV.
-Po ashtu, ndonëse herë-herë me trazira politike, Flamuri ynë po ngritet me krenari edhe nga vëllezërit tanë shqiptar në kushte okupimit, andej kufijve tanë, në pjesët tona, në Kosovën Lindore nën Serbi dhe në Malësinë e Madhe, në Mal të Zi.
4.
Deri kur do të durojë populli i Kosovës, që faktorët reaksionarë të brendshëm dhe të jashtëm, t’ia ndalojnë, simbolin tonë shekullor, Flamurin Kuqezi?!

PSE PO HESHTIM?!!!

Pse për këtë çështje kaq neurologjike, po heshtë si mumje politika dhe diplomacia e Tiranës zyrtare?!
Mendoj, qeveritë e republikave tona, në Prishtinë dhe në Tiranë, nuk do të duhej të prisnin kaq shumë vite. Do të duhej të bisedonin, sesi të tejkalonin me sukses, këtë bllokadë të keqe të shkaktuar nga faktorët ndërkombëtarë dhe të pranuar nga politikanët, servilët e, tyre “kombëtarë” që me fillimin e shpalljes së pavarësisë të shtetit “sovran” të Kosovës.
Pse po heshtë dhe ajo e ashtuquajtura, “Opozitë” në Prishtinë dhe në Tiranë, he në mos qofshin?!
Pse po heshtin Akademitë tona, në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup, nga shkencëtarët shqiptarë?!
Pse po heshtë, Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës?!
Pse po heshtë, Organizata e Veteranëve të LANÇ-re në Tiranë?!
Pse po heshtë, Shoqata e Invalidëve të Luftës së Kosovës?!
Pse po heshtë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kudo në trojet tona shqiptare?!
Pse po heshtin, intelektualët, individët përparimtarë, që po hiqen kinse si “të pavarur”?!
Pse po heshtin, gjithë ato dyzina, të ashtuquajtura, “Shoqëri Civile”?!
Pse po heshtë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë?!
Pse po heshtin Avokatët e Popullit në Tiranë dhe në Prishtinë?!
-Po, a ka shkelje më e madhe se kjo e drejtë kombëtare dhe shoqërore, që po iu bëhet shqiptarëve në Republikën e Kosovës, “sovrane”?!
-Pse po heshtë dhe mërgata shqiptare, kudo nëpër botë?!
Edhe kjo copë Shqipëri shpirtërore dhe fizike, e shpërndarë nëpër botë, duhet ta ngritë zërin fuqishëm, për këtë padrejtësi që iu ka bërë dhe po i bëhet gjer më sot, Dardanisë së Shqipërisë.
Rroftë Flamuri Kuqezi!
Lavdi dëshmorëve të Flamurit tonë madhështor!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
22 shkurt, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 23/02/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk