Rrjedha e pastër duhet dhe mund të nxjerrë “bizhdilët” anash.

13
Mar
2025
Nga: LUAN QEMAL BACI

Rrjedha e pastër duhet dhe mund të nxjerrë “bizhdilët” anash.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Druri i shtrembër prish gjithë stivën!” – thotë populli.
Për të ruajtur drutë e zjarrit, njerëzit i vendosin njëra mbi tjetrën në stivë. Kur ndonjë prej tyre është i shtrembër, rrezikon të rrëzojë të gjithë stivën.

Duke e krahasuar këtë me filozofinë popullore, edhe një njeri i keq, në familje, në shoqëri e, sidomos, në shtet, mund të prishë jetën e gjithë “stivës”.

Po çfarë ndodh sot në shoqërinë shqiptare të “dhjerokracisë”?!
Në “stivën e druve” u fut një dru i shtrembër, i cili që në fillim hodhi parullën: “Të gjithë bashkëfajtorë dhe të gjithë bashkëvuajtës”. Kjo parullë përmbante hipokrizinë e një skenari për t’i vënë shqiptarët në gjumë, që të mos shihnin atë që po vinte – atë që “nuk kishin parë ende”.
E kështu, jo vetëm që kaluan vite, por dekada të tëra. Dhe “drutë e shtrembra”, nga një që u “importua” nga Vicidoli, u shtuan me qindra, pse jo edhe me mijëra.
Fara e ndyrë e tradhtisë “polli” shumë të tjerë si ai. “Në stivë” u shumuan “drutë e shtrembra”, aq sa rrëzuan të gjithë ndërtesën SHQIPËRI – atë që ishte ndërtuar për 50 vjet me gjak e djersë nga një popull i tërë.

Shkatërrimi, krimi masiv, humbja e jetës së mijëra shqiptarëve, kthimi në gërmadhë i atdheut, detyrimi i mbi dy të tretave të popullsisë për të ikur nga Shqipëria – u bënë “normale”, vetëm nga veprimtaria e një “lideri” kriminel, me bluzë dhe pallto të bardhë!

Sot ky “usta” i UDB-së dhe i Serbisë, i mbrojtur nga ustallarët përtej kufirit dhe me rrënjë të thella brenda tij, gëzon miliona euro të paguara për shkatërrimin e Shqipërisë – pa as edhe një gjemb në këmbë. Ky “bajloz i zi”, që nxiu jetën e një kombi të tërë, kërkon sërish të marrë frenat e shtetit për ta djegur përsëri SHQIPËRINË!

NJERËZ SHQIPTARË!
NDJEHUNI NË ZEMËR E NË SHPIRT VËRTET SHQIPTARË!
Tregoni gjenezën tuaj të mirësi dhe dashurisë për atdheun, për veten dhe për të ardhmen!
Përdorni inteligjencën tuaj të dëshmuar në shekuj!
Nxirrini jashtë rrjedhës politike të gjithë, pa përjashtim, ata që “drejtuan” dhe që u morën me politikë për të shkatërruar Shqipërinë!

Është koha ta marrim në dorë jetën tonë si popull!
Ne, shqiptarët, do ta ribëjmë Shqipërinë!
Të mos presim nga askush tjetër!

Është koha t’i dalim zot tokës ku kemi lindur!
Të mbështesim një opozitë të re, që të rrjedhë si lumë i pastër dhe të nxjerrë “bizhdilët” anash!

12 Mars 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/03/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk