Isa Ferizaj
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe! Erdh tetorbegati, n’zemër vjeshte, dritërverë;
Si atëherë kur e tij zemër, na e fali Enverin.
Ishte ai, tetormrekullia, s’qe si tetorë të tjerë;
Se të kombit yll lindi, ta ndrijë truallnderin!
–
Argjironëna i dha gji, nga gji shqiptarie;
Birin, Mëmëdheut ia rriti, ia bëri palcëgur!
Se dhe vetë e gurtë qe, zemërstralltë lavdie;
Njohu koha tek Enveri, delidjalë e kryeburrë!
–
Atdheu birit ia dha uratën, ia fali t’vetën zemër;
Të humburit atdhe Ai, i dha dorë e, i fali emër;
E atdheu, e ushqeu Atë, me shqiptari, me urtësi;
Të tetormadhit lavdibir, djep iu bë një Shqipëri!
–
Dielli, me të artat rreze, ia dritëroi mendjen;
Lindi, me Enverin, Tetoriada shpresëmadhe!
Atij koha i dha mision, n’dritë, ta nxirte Nënën;
Bekuan tetorët birin, bëri Ai, epoka legjendare!
–
I Leninit tetormadh, botës i dha dritë, pranverë;
E, tetorët enverjanë, shpresat, ënrrat, jetësuan.
Ogurbardhë, i Enverit tetor, s’vdes, rron përherë;
Motelavdishmet, n’kujtesë shekujsh e përjetësuan!
* * *
Çfarë kanë malet sot, pse gjëmojnë?!
Fusha, kodra, brigje, gerxhe, rënkojnë!
Po yjet në qiell, përse nuk xixëllojnë?!
Ah, qiellin, të zezat re, sot e mbulojnë!
–
Shfryn koha dhe, njerëzia, sot shfryn;
Vitet, Diellin s’e panë, qafën e thyen!
Kacaviret ligësia drejt qiellit, tinzare;
N’terrnaja shpirti, prita zë,ajo vrastare!
–
Mbushur sherr, helm e cmirë, njeriu sot;
Se mbiu farëliga, të sajat fruta, ai kullot.
Kala e moralnjerëzorit, u shemb për dhѐ;
Mbiu rrënojash, çmenduria e ne, gurgulѐ!
–
Vrapojnë vitet, si hamshorë të tërbuar;
S’del gjë t’i bëjë zap, dhe ato, harbuar!
Si ndër legjenda, koharta, ka mërguar;
Thonë, përmbi re, lyp Diellin e munguar!
–
“Trak e truk”ai djep, ende përkund nderin;
Përkundin kohërat në atë djep, bir Enverin!
Është lavdia, e Tija djepkëngë, me të u rrit;
Ninullash zemërkombi, që andej, Ai ndrit!
–
Prore me Të kombi, me mend e, me zemër;
Se njëri-tjetrit ata, nder i falen, edhe emër!
Atyre historia, epokën, ua mbuloi me lavdi;
Sa të rrojë zemërkombi, Birin, mban në gji!
–
Të sotmes kohëligë, i ikin motet, pa kthim;
E, të trembura ato, porsi ne, lypin shpëtim.
Se ditë-netët, krimi i sundon, vitet lodhur;
Gjallë, fantazmëvdekja, kurrë s’pat ndodhur!
–
Dritëshuar, yjet lotojnë, s’u arrin drita në tokë;
Kombi mbetur keq, në terrnaja udhësh, pa zot!
Përçarë, degdisur botës, pa nam e, pa nishan;
Lidhur si qen pas litari, padroni, sot na mban!
–
Se, e vramë veten, shumë poshtë, ramë pa Ty!
Ti, paske qënë, jona dritëmendje e,drita në sy!
Ti, Enver, në rrugë nderi na prive, saj na çove;
Çave t’zezat re, ëndrrat, shpresat na i jetësove!
–
Pa Ty, n’vrap pas ujkut, si delet ne…e pësuam;
Sa herë na rrëzuan, përdhunuan,Ty, të kërkuam!
Se na bëre komb krenar, me Ty, bota na nderoi;
Se lavdimajash, lart na ngjite, lavdia të mbuloi!
–
Sot, për gabzherr të huaj, ne, frymë marrim;
Për hesap t’hasmit, vetes tonë ia hapim varrin!
Askush s’na thotë: -Mos! Kështu nuk duhet!
Ndaj, pa Ty Enver, po na ngjan ajo që s’thuhet!
–
Na kanë futur në dorë zuzarët, çakej e vampirë;
Për njerëz, s’na vlerëojnë, kanibalët stërkatilë!
Vetëm Ti, vendin ua tregove, shpinës na i hoqe;
Çudi bëj, si durohen, debilëkatilët mendjekrroqe!
–
Fare, s’na skuqet faqja, me ne bota po tallet keq;
Barbarhasmit, ia kreh bishtin ajo, ne…për dy lekë!
Luajnë horllek me ne e, ne iu themi,“miq”,“aleatë”;
Mbi tri dekada, në vend numëro, para, sanjë hap!
–
S’harrohen vitet me Ty, ishin vite lavdishekujsh;
Mundem terrin, lart si shqipet, dritënajash krenarë!
Zot të vetes, zot shtëpie, Ti, na bëre në tonën vatër;
Ti i yni diell, n’maja jete me Ty n’ballë, prore parë!
–
Ishim popull filiznjomë, s’na hynte vdekja n’sy;
Iu veshëm punës e nderit, mësues të kishim Ty!
Na bashkove rreth Teje, mbledhur, grusht çeliku;
Na the:Tok, or tok së bashku, s’na mund armiku!
–
Bash si shqipja, në qiell t’flamurit, ne fitimtarë;
Ty Enver, mirënjohje të fali prore, bota mbarë!
N’zemra ndizje zjarre lirie, i ktheje ato n’vullkan;
Rrufetë e botës, Ti i munde, se qe mali kryemal!
–
Ne Enver, busull të patëm, qe i yni, “Yll Polar”;
Ti, horizontet na i kthjellove, tej tyre patëm parë!
Sot, mjerisht, s’ka qyqe n’botë, që mund t’na qajë;
Se shqiptarët, jetojnë sot, jetëlumturën patravajë!
–
Ndaj, edhe malet sot, për Ty qajnë dhe gjëmojnë;
I dogj “demokracia”, prej t’sajit pushtet, lëngojnë!
Kodrat, brigjet, gerxhet, fushat, sot pa Ty, rënkojnë;
Me Ty i qëndisëm, sot shkurret, ferrat, i pushtojnë!
–
Mburret sot babëzia, për rrokaqiej korrupsioni;
Parqe s’ka, ku lulja të çelë, pronar, iu doli betoni.
Rrethuar ka, qytetet tona mbarë, fantazmëmjerimi;
Mbenë fshatrat shkretë, strategji kjo, shpartallimi!
–
Plakur popullsia, vendi bosh, por me, “planifikim”;
Shtetarë e të huaj, ta kthejnë Atdhenë, n’vatërkrim!
E qeveri tradhtaret, harlisen, bash si shtogu në m.t;
E, kancermetastaza shtet, veç pjell vdekje, hajdutë!
–
I mbushin xhepa e buxhet, se na shtrydhin e vjelin;
Vet thithin Shqipërinë, asnjë pikë për popullmjerin!
Bëjnë pazare me hasmin horrat e, hi na hedhin syve;
Kem dy shtete shqiptare,“Suuss!”, iu thonë të dyve!
* * *
Tëndes epokë, Enver, mburrej kombi, fliste lavdia;
Shtohej kombi, rinohej, rritej jeta, s’pat mbi të vlerë.
Sot, pa Ty, o Kryeburrë, nxin e fëlliq, pisdemokracia;
Po zien kombi, atë pranverën lyp, që ia solle atëherë!
–
Sistemplakuri çmendinë, me një dhëmb han botën;
S’don kurrsesi, që historia, përpara, ta sjellë, rrotën.
Kuçedërglobalja e pashpirt, poshtë, njerëzimin zënë;
Mbyllur shtigjet ngado lirisë, n’hall me të, bota rënë!
–
Sa të pafytyrë, o Enver, ca “enveristë” kapitalistë;
E thithin dhe këtë buçe, siç thithën rendin socialist.
Këta, t’vrasin sot, për “demokracinë”e,“kryemiken”;
Ashtu, siç të vritnin dje, për Ty dhe, parti heroiken.
–
Ç’paske vuajtur! Ndjesë! S’ta kemi ditur, Enver!
Gjarpërinjtë, në gji të ishin futur, të të kafshonin.
Askush këmbët s’ua shihte,Tëndit sy s’i shpëtonin;
Kokat ua shtype, që jetë e popullit të ish’ pranverë!
–
Polli, o sa shumë kamaleonë, çmendina politike;
Hileqarë, pashallarë, kriminelë, pushta zollumqarë!
Polli, parti fantazmo-mafioze e, luftra kibernetike;
N’kartonpavlera, diplomat i kthyen, për shqiptarë!
–
Toka, deti, lumenjtë, flinin qetë, në Tënden epokë;
S’provonte krimlubia, pasuritë, t’i vidhte nën tokë.
As mendohej se fëmia, në hare lojërash të grabitej;
Qenë fshirë fetë, nga ato, njeriut mendja i lajthitej!
–
Na i hape sy e mendje, Enver, e pamë të vërtetën;
Na mbolle mendjesh dije, tok, vramë jetë errëtën!
Me Ty harruam terrvdekjen, plagë, zemra shëruam;
Burrërisht, kohërave u fole, veç lavdi të dhuruan!
–
Sa herë vjen, Yti tetor, t’mbulon kombi, n’lule, mal!
Sa here, gjashtëmbëdhjeta terorjane, tek ne vjen;
Sa ende, stinë pas stine, kombi Ty, të thërret “Djalë”;
Je ndër ne, kolosi mbi viganmal, Diell, që shkëlqen!
–
Bota, Tëndin emër s’e harron, mot e jetë e ruan;
N’zemër t’saj, Tënden dritë, s’ka tufan që e shuan!
Aty rron ajo dritë, buron andej ajo, krejt diellore;
Qe i botështypures njerëzore, shpirtkallur për fitore!
–
Ti, Everesti je, botën mbarë, mendja Jote, peshoi;
Sa e vogël botëliga, Ty asnjëherë, dot s’të rrëzoi!
Zemrash që s’vdesin, Ti rrënjështrirë, rritesh prore;
Ty planeti, të vetin Everest, ta ka bërë përmendore!
–
Lehjet ndaj Teje, kuisjet, ulërimat e, hungërimat;
Si vesa para diellit ato, se zjarr Ti je, nga vetëtimat!
S’mundi kuçedra me Ty të matej, dridhej para Teje;
Sa të dilte fjala goje, shkrepëtimë ishte, prej rrufeje!
–
Sot kryekuçedra, me gjysmëzë, Ty të përmend;
Se, ta pat njohur turrduhinë, ajo malet shemb!
Ajo, sançot i ysht, të pëllasin kundër Gjenialit;
E, sa emrin ia zënë, fluturim … në bythë të kalit!
* * *
Shkërmoqur bota nga lakmia, babëzia;
Kapital vampiri, gjak pin, nga njerëzia.
Ndizen luftra barbare, ato vrasin fëminë;
Të gjitha, kapitalin ushqejnë, çmendurinë!
–
Këtë, i yni Enver gjeni, na e pati mësuar;
Dhe historia, në ballinë të saj e ka shkruar.
Qe luan Ai, luan mbeti, ashtu, lavdia deshi;
Vet ajo, Kryekreshnikut, armët ia ngjeshi!
–
Atë, lavdia e njohu, të vetat armë ia besoi;
Me ato shkruajti ajo, edhe Ai, si ajo shkroi.
Gjysmëshekulli Yt, shekujt para Teje, mundi;
Hapi ynë, në hapin Tënd, shekujkohërat zuri!
–
Se duhej mbrojtur vegjëlia, prore syzgjuar;
Se i Popullit Pushtet, duhej rritur, fuqizuar;
Se atdheut, emri, i duhej shkruar tek lavdia;
S’fjeti gjumë legjendari, të bëhej Shqipëria!
–
E rritëm me Enverin, Shqipelokën sokoleshë;
E bëmë nuse lulestolisurën, me armët ngjesh’!
Në krye aradhash lufte, pune, Ai, prore na priu;
Tërë “miqve” e armiqve, ligësitë , ç’ua ngriu!
–
Lidh me të lavdisë fill, Ti, me Kastriotin, vëlla;
Besëlidhur me Kombin, Ju njëjtë, historia u pa!
Se e mbrojte shqiptarinë, ajo të bëri Institucion;
Ndër aradha shekujsh je, më i çmuari medaljon!
–
Rron kombi në përjetësi, shekujsh, je, vetëdija e tij!
Rron atdheu, kurrë nuk vdes, frymë e tij, nuk shuhet;
Atdhe, Komb, Enver, mbajnë në këmbë shqiptarinë;
Këtij shpirtërori trinom, rron atdheu, kombi mbruhet!
* * *
Vite kam që shkruaj me shpirt për Ty, Legjendar;
Strofat, vargjet, si Tuat aradha, dua t’më ngjajnë.
Por prapë s’ia dal të shkruaj, aq sa Ti, e meriton;
Imja jetë, fare e shkurtër, këtij misioni s’i mjafton!
–
Gjithë sa shkruar është për Ty, o Burri i Dheut;
Fare pak, çka, për ne bëre, o vëlla i Skënderbeut!
Dije, o Kryehero legjendar, sa herë të të përmend;
Fjalën, vargun, me t’vetën daltë, zemra ma gdhend!
–
Rron sa jeta, Everesti i Himalajës, çati Toke;
Ashtu Ti, Everesti njerëzor, rron n’zemër Bote!
Sa herë mbi Ty t’bien rrufetë, majat, t’i mprehin;
E, shekujve, ia mprehin, Tëndës shpatë, tehun!
–
Sa shumë bëre, Enver, për atdhe, komb e dinjitet;
Ti, çorre maska ligësie, historinë mbrojte përjetë!
Nga funderrësira na nxore, na ngjite në lavdimaja;
Lum për Ty, shqiptaria, lum për Ty, Argjirokalaja!
–
Përjetësisht kombi të detyrohet, o fisniku kryehero!
Çdo fije barënjomi, lule, dritëhënë, e rreze dielli;
Agimqeshur, fytyrë gazmore, zemërgaz, qeshje qielli,
Flamurngritje n’lavdimaja, kombi, Ty, t’i përkushto’!
–
Rron Tetori Yt, rron, Enver, se rron Ti, brenda tij;
Rron lavdia e, nuk vdes, se s’rron pa të shqiptaria!
Rron Dielli, prore ndrin, ndrin dhe Ti, n’dritën e tij;
Rron Enver Hoxha, rron, se rron kombi, Shqipëria!
Tiranë, më 16 Tetor 2023.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!