SA ISHTE I THEKSUAR QËLLIMI SOCIAL-KLASOR NË DEMONSTRATAT E PRANVERËS SË KUQE ´81 ?!

13
Mar
2024
​ Shkruan: Fadil Shyti



Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

( Marrë nga arkiva ime e ruajtur në fzb ).

Në demonstratat e vitit
´81 mbi të gjitha qe theksuar kërkesa për Republikë që do të shpinte drejt qëllimit të lartë: ribashkimit kombëtar. Kjo që një lëshim, por për rrethanat e asaj kohe, për organizatorët e tyre, qe me arsye?! …
Dihej që, Kosova dhe viset tjera, nga fuqitë e mëdha padrejtësisht ishim ndarë nga shteti amë, Shqipëria, pra ishim në robëri klasike. Mirëpo, dua të theksoj faktin këtu se, qëllimi i barazisë sociale i vinte grushtin tjetër turinjve të atij regjimi kriminal; kjo është e paharruar për ne pjesëmarrësit e atyre demonstratave parulla:
“Poshtë borgjezia” -demonstruesit e theksonin këtë fuqishëm.

Ndërsa, gjatë këtyre viteve të kësaj gjysmë-lirie të fituar në Kosovë, popullit shqiptar dhe popujve të tjerë liridashës iu dëshmua njëmijë herë qartë se, pa çlirim social, as çlirimi nga pushtuesit e huaj nuk qenka plotësisht i kënaqshëm.

-Është e vërtetë që, ndonëse atëbotë nuk theksohej botërisht, për arsye të caktuara, rrëzimi apo ndryshimi i atij sistemi shfrytëzues për klasën punëtore dhe të fshatarësisë, mirëpo, lufta jonë ideologjike që bëhej në organizatat tona ilegale m-l, brenda dhe jashtë vendit me revizionistët titistë ishte e theksuar; kur dihet që PPSH-së dhe shoku Enver, me mësimet e tyre të drejta e kurdoherë e kanë theksuar me të madhe kudo në Radio dhe TV, në shtyp, në Shqipërinë Socialiste,-madje janë botuar edhe libra kundër atij sistemi revizionist, të pabarazisë borgjeze me klasën punëtore dhe fshatare, kujtoj këtu, “Vetëadministrimi titist teori dhe praktikë kapitaliste” (Enver Hoxha), “Titistët” e të tjera, -pra, të gjitha ato që i lexonim ne m-l, e kishim në shënjestër në një rast të përshtatshëm që do ta krijonin rrethanat historike edhe rrëzimin e atij sistemi pro-borgjezisë së majmur në pushtet, pra kapitalizmin e tyre të egër që, “dikush hante gjellë me lugë të arta e dikush me lugë të drunjta” -bile, kjo është theksuar në një reagim të Zërit të Popullit “-ku shkruhej:
“Jo mor z, jugosllavë, nuk është e drejtë që dikush të hajë gjellët me lugë të arta e dikush me lugë të drunjta”!
Fjala ishte për pabarazinë e madhe që ekzistonte midis gjashtë Republikave dhe dy “Krahinave Autonome” që ekzistonin në ish-Jugosllavinë titiste, “avnojane”.

-Natyrisht, aty theksohej pabarazia e Kosovës në raport me republikat tjera, por nga ky aspekt goditej dhe borgjezia “kosovare”, në pushtet e cila dikur si kjo e sotmja ia pinte djersën dhe gjakun proletariatit dhe mbarë popullit shqiptar; si ajo jugosllave popujve të tjerë të shtresave të gjëra popullore- proletariatit dhe popujve jugosllav.

Ekziston mendimi i gabuar tek shumë
“analistë” ; kujtoj këtë e bëjnë për qëllime tendencioze, që ish-Jugosllavia titiste-rankoviqjane, konsiderohej shtet komunist.
-E vërteta historike, teorike dhe sipas zbatimit në praktikë, ishte krejt ndryshe.
Titoja, ishte një revizionist, për më keq ishte një fashist, i cili me të drejtë nga shoku Enver Hoxha, cilësohej si “Kalë Troje” i cili kishte hyrë tradhtisht në gjirin e shteteve socialiste, -prandaj, Stalini e kishte ndjekur nga kampi i shteteve socialiste, që nga viti 1948 për tradhti ndaj vetëvendosjes së popujve dhe të ideve
m-l.

-Gjithashtu, klika e tij qe sunduese, shtypëse pa dallim ku vepronin, pra në cilat republika dhe në ato dy republika që i ndanë sipas qejfeve të tyre dhe miqve të tyre imperialistë; po atë linjë si në kor shkonin; ata ditë e natë zhurmonin se, kinse ishin komunistë, ndërsa faktikisht, (me nder lexuesve); ua puthnin duar e by kapitalistëve dhe imperialistëve për ca lëmosha-kredira që ua hidhnin si kockat qenushëve, pra tististët dhe revizionistë të tjerë u shitën “për 5 aspra”, tek ata…

-Po, ky mendim i gabuar është kur dëgjojmë e lexojmë shpesh që, Sllobodan Millosheviqi ishte komunist!!!
-Kur dihet botërisht që ai ishte një mini Hitler, një gjakatar i popujve liridashës në ish-Jugosllavi.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
12 Mars, 2015

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk