Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
SA KORABI JETON ILIRI
1.
Në qelinë e errësuar,
Bisedojmë për ty me mall,
Dikush thotë i menduar:
“Ta kish pasur bile një djalë…!”
–
Ditë janari me acar,
Bora bie palë-palë;
Ndizet gjaku në damarë:
“Ta kish pasur bile një djalë…!
–
E ta pagëzonim atë çun,
Me një emër që ty të kujton,
E prapë të thërrisnim, si dikur:
Ilir, Korab e Jeton…!”
2.
Ditë janari, me acar,
Bora bie palë-palë;
Ndizet gjaku në damarë,
Vijnë mendimet valë-valë.
–
Mijëra çuna të Kosovës,
Që emrat e tu sot i mbajnë,
Me sy të zemrës i shikoj,
E të gjithë ty të përngjajnë.
–
Mijëra çuna për këta emra,
Do të jenë gjithmonë krenarë,
E në shpirt, në të vocklat zemra,
Ty do të mbajnë përherë të gjallë. …
–
E një ditë kur të vijë behari,
Me tufë lulesh në ç’do dorë,
I shoh si shkojnë drejt lapidarit,
Ta nderojnë një dëshmor.
–
Me ato lule të beharit,
Me ato doçka si floriri,
Shoh si shkruajnë rreth lapidarit,
Sa KORABI, JETON ILIRI!
3.
Në qelinë e errësuar,
Bisedojmë për ty me mall,
Dikush thotë i menduar:
“Jo, nuk është ai pa djalë!”
–
Ditë janari me acar,
Bora bie palë-palë,
Ndizet gjaku në damar:
Jo, nuk je ti pa djalë.
–
E kur të vijë një ditë behari,
E të fryjë Juga e Zefiri,
Do të flasë lapidari:
“Sa KORABI, JETON ILIRI!”
–
1983, “CZ”
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!