SALI BERISHA DHE KARTA E DJEGUR E MBROJTESIT TE KOSOVES

29
Mar
2025

A eshte Sali Berisha “ai mbrojtesi i flakte” apo “njeriu qe u mekua qe ne femijerine e tij me dashurine e pafund per Kosoven”?
“A eshte ai qe ne emer te Kosoves” edhe “u kontradiktua dhe u nda me USA”, bile sic e ka pohuar edhe vete “Nongrata erdhi me shume si pasoje e mbrojtjes qe beri kunder ndarjes te Kosoves”(mos harroni qe ky opsion doli dhe u diskutua ne kulisat e politikes gjate mandatit te pare te Presidentit Trump, sic e pohon edhe Albin Kurti gjate intervistes te tij me “phantomet ruse” ne Shkurt te ketij viti)?
Nuk kam ndermend per te bere nje analize te thelle dhe te detajuar te kesaj ceshtje pasi pergjigja e dhene nga ky Gjeneral i Lavdishem dhe hero i gjalle shqiptar i vene gozhden e fundit arkivolit te “patriotizmit berishian” dhe nuk len vend per asnje ekuivok ne kete drejtim.
Por duke qene se fantazma politike e Sali Berishes i rrin prej me shume se 34 vjet mbi koke Shqiperise tone dhe ka sjellur aq shume vuajtje, rrenime e shkaterrime per ate vend athere kur eshte duke u diskutuar per fatin e te ardhmes te saje kjo ceshtje behet me e mprehte.
Ne opinion politik te situr dhe historine e qendrimeve dhe veprimeve te tij mund te thuhet pa medyshje se Sali Berisha ka qene politikani me impaktin me te madh negativ ne dem te Kosoves.
– A mendoni se ishte rastesi furnizimi me nafte shqiptare i makines se luftes te Milloshevicit tanket e te cilit derdhnin gjak ne vitet 90-te perves te tjerve ne ish-Jugosllavi edhe ate shqiptar ne Kosove? Dhe USA e ka denuar kete akt.
– A ishte rastesi vrasja dhe zhdukja e Remzi Hoxhes( njeri i rezistences shqiptare ne ish-Jugosllavi) nga SHIKU-i Gazidedes me urdher te Berishes?
Apo pengesat e shumta dhe burgosja e organizatorve te UCK-se ne Shqiperi(kur punonin per tu pregaditur per rezistencen e armatosur ne Kosove)perfshi ketu edhe heroin legjendar Adem Jashari, Udheheqsin e ardhshem te UCK-se dhe Kosoves Hashim Thacin e te tjere?
– Ai edhe ne kohen e perballjes te madhe te UCK-se me bishen serbe(vitet 1998-1999) asnjehere nuk u step per ta quajtur “UCK-ne organizate terroriste” dhe ishte kunder Konferences te Rambujes dhe qendrimit te delegacionit shqiptar atje.
Po te pranohej mendimi i tij Kosova edhe sot do te ishte pjese e Serbise,
Ashtu sikurse koncepti i “Pavarsise te kufizuar” qe u fabrikua ne kulisat e Qeverise tij do ta linte Kosoven pa u bere shtet i pavarur.
Por fale zotit(USA dhe aleateve tane Perendimor) ashtu edhe gjakut te derdhur e sakrificave te panumerta te bera nga UCK-ja dhe populli i Kosoves Kosova fitoi jo vetem lirine por hapi edhe nje faqe te re ne historine tone Kombetare duke nisur rrugtimin e saje si shtet i pavarur dhe modern.
Ky Gjeneral i Lavdishem, qe ka ndihmuar me nje perkushtim te pashoq atdhetar e profesional meriton respekt dhe vlersim te vecante mbarekombetar. Ai eshte Nderi dhe krenaria e Kombit Shqiptar. Prandaj dhe vlersimi i kontributit te tij eshte nje detyre dhe ceshtje nderi per shtetin shqiptar ne te dy anet.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/03/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk