Puna dhe përkushtimi im i jashtëzakonshëm për të shkruar, solli përgatitijen për botim të romanit tim më të ri, “Gjuha e Gjarprit”.
Në këtë roman të natyrës Politike Historike dhe Filozofike, veten do ta gjejnë dy kategori njerëzish:
1.Ata që e trathtuan kauzën tonë kombëtare dhe u rreshtuan përkrah armiqve tanë, dhe 2.Ata që dhanë gjithçka nga vetja,madje edhe u flijuan për këtë lloj kauze.
Redaktori i këtij romani është gazetari, skenaristi, poeti e publicisti i mirënjohur Ndue Lazri. Nduen e kemi nga Shqipëria Londineze, ndërsa unë i mbetur jashtë kësaj Shqipërie…
Por që të dy i takojmë Shqipërisë Natyrale.
Si dy vëllëzër të një gjuhe e gjaku, kemi bërë maksimumin për ta finalizuar këtë vepër, dhe për këtë gjë e falenderoj nga zemra.
Gjithashtu Berat Thaqi nga Kosova, u kujdes për dizajnimin e kësaj balline që kaq shumë i përshtatet natyrës së këtij romani.
Shtëpia botuese “LIBRI IM”, në Pejë, po kujdeset që ky roman të del si është më së miri dhe të sillet përpara lexuesit ashtu siç e meriton.
SË AFËRMI NË SHTËPINË BOTUESE “LIBRI IM”, PEJË
“Gjuha e gjarprit”. Është ky romani më i ri, me titull intrigues e me temë të rëndësishme, që vjen së afërmi në Shtëpinë Botuese “Libri im” në Pejë.
Në hyrje të librit lexojmë:
“Secila gjuhë,- ka thënë dikush,- përshkon përreth popullit që i përket një rreth, nga i cili mund të dilet vetëm duke kaluar në të njëjtin moment në rrethin e një gjuhe tjetër. Përvetësimi i një gjuhe të huaj duhet të jetë ndërkaq pushtimi i një perspektive të re në vështrimin e botës”.
Ne, në këtë këndvështrim mundoheshim ta shikonim gjuhën tonë amtare e ta përdornim si një instrument që u shërben këtyre qëllimeve. E nëse mësonim gjuhë të tjera, ishte sepse frymëzoheshim nga thënia e Aleksandrit të Madh: “Të njohësh një gjuhë tjetër, do të thotë të kesh një shpirt më shumë”. Ndaj ne respektonim edhe gjuhën e atyre si komb. Por grupi që kishim përballë përdorte ndaj nesh gjuhën e gjarprit, për të vjellë helm e vrerë kundër gjuhës, historisë e traditave tona.
Autori i librit është Arflet Selmani, i diplomuar për Shkenca Politike dhe ka magjistruar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, aktualisht jeton dhe punon në Itali.
Redaktor është gazetari, poeti dhe përkthyesi Ndue Lazri, me banim në Trentino të Italisë.
Disajni i ballinës është punuar me talent e fantazi nga Berat Thaçi.
I urojmë udhëtim të mbarë këtij libri, që në hapat e tij të parë, me trokitjen në dyert e shtëpisë sonë botuese.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!