“…Se po vazhdova keshtu, nuk do te me zene kembet dhe”! Gjithe jeten kam qene Decan, jam e do te jem me DECAN!

02
Dec
2023
Shkruan: Luan Qemal Baci

      Ka disa qe mire dine te flasin shqip, qe edhe pse e shikojne te shkruar, te zeze ne te bardhe, shqip e shkoqur, te hapur e pa hije, ne drite te diellit, qe kritikat e mija jane te njejta kunder te gjithe ekstremizmave fetare, me qellim diversioni, me akuzojne se jam shume e me shume kunder myslimanizmit!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      Miqeve te mi virtual, qe kane nje keqekuptim te tille ju pergjigja:
I nderuari zoterinj!

      Me sa shikoj jemi ne nje faqe bashke dhe nuk merremi vesh, eshe pse te dy, flasim e shkruajme shqip.

      Do te citoj ate qe ju thoni, dhe ky eshte mendimi juaj i gabuar per mua :”..nga faktet qe poston na demostron te kunderten qe nuk je kundra te gjitha feve por je vecanerisht kundra fese myslimane dhe kjo per mendimin tim quhet percarje fetare dhe jo patriotizem sic na e shet zakonisht…”

      E verteta eshte qe une jam kundra praktikimit tradicional te te gjitha feve, dhe nuk privilegjoj, apo deskriminoj asnje fe.

      Po ta perseris qe te gjitha fete jane nje mashtrim i krijuar nga njerez me fuqi shteterore, per te mbajtur nen zap popullin e varfer, qe te mos ngrihet kunder shtypjes dhe shfrytezimit qe i behet.

      Ju, dhe fatkeqesisht nuk jeni vetem ne mendimin se une jam me shume kunder fese myslimane se sa asaj te krishtere, kam shkruar disa here, e shume here kam perseritur veteveten, se vete dhe gjithe familja ime i perkasim tradites se fese myslimane, ku pjesa me e madhe nuk e kane praktikuar asnjehere, edhe pse kemi pasur festuar te gjithe “Bajramin e vogel” dhe “Bajramin e madh”, pa e ditur ne te vertete se cfare e si kishin ardhur. Nena ime e ndjere, bente gjithnje bakllava per te dy bajramet, e ne si femije, dikur, shkonim neper shtepia per bajram, ku te mundenim, e na jepnin karamele. Une nuk kam asgje kunde feve tradicionle, e ne formen tradicionale, as te myslimaneve, ashtu dhe te krishtereve, ku shkonim per pashke e merrnim veze te ngjyera, e si femije, i perplasnim me vezet e shokut moshatar per te pare se kush veze ishte me e forta, e kenaqeshim me to si femije qe ishim.

      Une jam kunder islamit politik qe pergatit ripushtimin e atdheut nga enderra e cmendur e Erdoganit, per rikrijimin e perandorise se vdekur Otomane. Une jam kunder ortodoksizmit politik qe pergatit gelltitjen e Shqiperise se Jugut nga shovinizmi grek, dhe kunder katolicizmit politik qe jo pak e ka demtuar kombin shqipetar. Nga te gjitha fete, ka pasur klerike atdhetar, por kleriket e sotem, i perdorin emerat e punene e tyre per te mbuluar e me thjeshte pranuar nga besimtaret punen e tyre kunderkombetare. Une ore mik, nuk kam bere balance, apo bilanc
numerash te nxjerre se paskam shkruar me shume kunder myslimanizmit se sa kunder te krishtereve, e cuditeshme qe ju e paskeni nje “bilanc” te tille per mua, por nje fakt eshte si drita e diellit, qe:

      Islamizmi politike eshte teper aktiv kunder interesit tone kombetar, ashtu si dhe Janullatosi grek, ndaj dhe kam shkruaj e do te shkruaj sa te mundet kunder tyre, pa i dhene kujt privilegjin qe te qendroje nen hije.

      E perseris, qe shqipetaret e shpetojne kombin vetem te ikin nga te tre fete qe jane sote ne Shqipetari, e te shkojne ne origjinen e tyre. Te tre fete e tanishme kane ardhur tek ne nepermjet pushtimeve!

      Nuk kane munnguar edhe “intelektuale shqipetare”, qe dine te flasin shqip, edhe pse jetojne ne vende te demokracive kristiane, edhe pse vete me emer kristian, “te marrin nen mbrojtje islamizmin ne Shqipetari” me kercenim ndaj meje “se po vazhdova keshtu, nuk do te me zene kembet dhe”. Keta krimba qe e mbajne veten per “intelektuate” dhe “atedhetare”, jane ca krimba qe behen trima ne telefona anonime, apo edhe me emerat e tyre origjinale sepse nuk e kane perballe “armikun” e tyre, por ne f.b.. Keta haxhiqamilas jene te destinuar te deshtojne me turp e pse jo, edhe me pasoja qe shqipetaret e vertete do te dine t’u japin.

      Une kam qene Decan gjithe jeten time, jam e do jem DECAN.

Gjithe te mirat miku im.


01 Dhjetor 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk