Shtëpia Botuese “EMAL” nxori në tregun e librit romanin biografik “Pengu Ukshin Hoti ndodhet në Beograd” të autorit Sefer Pasha. Fabula është tronditëse. Brenda një minut hidhet dritë mbi tragjkun Ukshin Hotin. Pas njëzetë vjetësh nëpër burgje në orën nëntë të datës 16 maj të vitit 1999 filozofin serbët e nxjerrin nga burgu i Istogut pasi ai e kishte vuajtur dënimin. Ukshin Hoti qe i gëzuar. E preku Kosovën e çliruar. Por kjo lumturi e tij zgjati vetëm një minutë. UDB -ja e rrëmbye pa u shmallur me rrezet e diellit të bjeshkës. Asgjë nuk dihet për fatin e tij. Biografi i Ukshin Hotit akuzon ish drejtorin e burgut të Istogut Alaksandar Rakoqeviq. Ai e ka nxjer nga dera e burgut gjeniun e Kosovës Ukshin Hotin. Të gjithë skenarin e përgatitur në Beograd ai e zbatoi pikë për pikë. Aleksandar Rakoqeviq jeton në Beograd. Rakoqeviq duhet të ishte në Hagë e jo Hashim Thaçi me komandatët e UÇK -së. Një pyetje i shtrohet dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ku ndodhet Zoti President filozofi i Kosovës që ka mbaruar studimet në Harvard, Ukshin Hoti, i rrëmbyer misterjozisht më 16 maj të vitit 1999 tek dera e burgut të Istogut? Përgjigju!
Libri “Pengu Ukshin Hoti ndodhet në Beograd” me tirazh prej 500 kopjesh e me një volum prej 600 faqesh është i pesti në serinë e veprave kushtuar kësaj figure mitike.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!