Sekserët në panik – Buzhala kapet mat me mesazhet sekrete për rrëzimin e Kurtit!

11
Feb
2025
Shkruan: Ferat Selimi Oslo


Sekserët në panik – Buzhala kapet mat me mesazhet sekrete për rrëzimin e Kurtit!
Në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të dëmtuar Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, duket se sekserët e LDK-PDK janë zbuluar keqazi. Një moment i pazakontë ndodhi me Berat Buzhalën, i cili gjatë një videoje, padashje shfaqi në ekran një bisedë në WhatsApp me Petrit Selimin, duke zbuluar planet e tyre të fshehta.
Pamja e fytyrës së Buzhalës në atë moment flet më shumë se 1000 fjalë – një befasi totale, një kapje mat që nuk mund ta mohonte dot. Të gjithë ata që e panë videon mund ta kuptojnë qartë se si brenda qarqeve të caktuara po punohet intensivisht për një koalicion të mundshëm LDK-PDK, me qëllimin e vetëm për ta larguar Kurtin nga pushteti, pavarësisht se ai doli fitues i zgjedhjeve.
A do të japin shpjegime ata që u kapën në këtë mënyrë? Apo do të vazhdojnë të manipulojnë opinionin publik me propagandën e tyre? Faktet tashmë janë në sy të të gjithëve.
Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe fitores të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila arriti 41% të votave, pa llogaritur diasporën, partitë opozitare kanë nisur përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit. Ky proces po realizohet përmes disa manovrave, ndër të cilat janë të përfshirë individë si Berat Buzhala dhe Petrit Selimi. Të dy, dikur deputetë të PDK-së, kanë kaluar në rolin e mbështetësve të LDK-së, në rastin e Buzhalës, i cili është angazhuar për këtë parti gjatë fushatës zgjedhore.
Në një video-përshkrim të Buzhalës, i cili ishte kundër kryeministrit Kurti, ndodhi një incident kur, pa dashje, u shfaq një bisedë private në WhatsApp ndërmjet tij dhe Petrit Selimit. Ky incident ka shkaktuar reagime, pasi në bisedën e tyre përmenden kombinime të mundshme për postet e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave, përfshirë Blerim Shalën, Gresa Cakën, Bedri Hamzën dhe Vlora Çitakun, si dhe diskutime mbi të ardhmen politike të Kosovës.
Në bisedën e transkriptuar, Selimi i sugjeron Buzhalës që të komunikojë me Lumir Abdixhikun dhe të sugjerojë që ai të mos merret shumë me qëndrime për dy-tre ditë, pasi të numërohen votat.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/02/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk