Ja pse shkenca, kisha dhe regjimet e sotme serbe (sllave) nuk mund t’u shesin krishterizëm dhe ortodoksi shqiptarëve autoktonë!
Popujt sllavë e kanë pranuar krishterimin, të ritit katolik dhe ortodoks, nga ilirët-dardanët-arbërit, së paku 1000-1500 vjet pas lindjes së tij.
SHËN GJERGJI NGADHNJIMTARI – SHENJTORI DARDAN QË E PËRHAPI KRISHTERIMIN NË ILIRIK DHE EVROPË, NJË MIJË VJET PARA SHËN SAVËS (SABAHI), RREJSHËM I PARAQITUR SI THEMELUES I KISHËS ORTODOKSE SERBE*
Shiheni hartën në vazhdim, me hapësirën gjeografike ku janë themeluar kisha e manastire me emrin e Shën Gjergjit, të cilat kryesisht gjenden në vedbanimet me shumicë të banorëve shqiptarë ortodoksë dhe asnjë në pjesët qendrore të Serbisë së sotme, të Bullgarisë apo Greqisë, ku janë vendosur shumë më vonë dhe jetojnë edhe sot me shumicë banorë sllavë dhe grekë. Kisha dhe manastire që mbajnë emrin e këtij shenjtori ka gjithandej në viset e banuara me shqiptarë në Maqedoni, në Shqipëri dhe në Kosovë, si: Ohri, Struga, Manastiri, Velesi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Brodi i Maqedonisë, Krusheva, Dibra, Prizreni, Therranda, Korça, Voskopoja, Fieri etj.
Në kryeqytetin e sotëm të Bullgarisë, Sofje, ndodhet një kishë me emrin e Shën Gjergjit Ngadhnjimtarit, por ai nga bullgarët njihet si Gjergji bullgar, edhe pse është ndërtuar nga Shën Konstandini i Madh ilir, themelues dhe perandor i Romës Lindore (Bizantit).
Gjithashtu, është interesante që, një kishë me emrin e shenjtorit Gjergj Fitimtari ndodhet edhe në Serbi (në Obllenac, qyteti i Topollës, si Mauzole i familjes mbretërore Karagjogjeviç. Kisha është ndërtuar nga mbreti Pjetër Karagjorgji, e cila dëshmon bindshëm për prejardhen shqiptare të kësaj familje mbretërore të Serbisë.
Kisha të tjera me këtë emër nuk janë të përhapura në Serbi dhe Bullgari, ndërsa në Maqedoni, në pjesën qendrore, jugore, veriore dhe perëndimore, ku shqiptarët kanë qenë gjithmonë shumicë dërmuese e banorëve vendës, përveç në qytete edhe në shumë katunde ka edhe sot kisha me këtë emër. Arsyet janë të qarta.
Shën Gjergji Ngadhnjimtari: 275 – 303 pas erës sonë.
Shën Sava (Sabahi): 1175 – 1236 pas erës sonë (lindi në Dukël, Mali i Zi i sotëm, ndërsa vdiq në Tërnovë e Madhe, kryeqytet i dikurshëm i Bullgarisë).
Shën Gjergj Ngadhnjimtari (275/280 – 23 prill 303) ishte një ushtar i Perandorisë Romake, që u bë më vonë dëshmor i krishterimit edhe misionar i Islamit, sipas disa dijetarëve. U bë i pavdekshëm sipas legjendës për Shën Gjergjin kundër Kuçedrës. Ai është Shenjti mbrojtës i disa vendeve dhe qyteteve, fillimisht në tojet dardane në Anadoli (Azi të Vogël) dhe në Ilirik, më vonë edhe në vende të tjera, si në Angli, Gjeorgji, Kataloni, Moskë etj., por edhe si kult i shumë profesioneve dhe organizatave në botë.
Gjergji lindi në një familje të krishterë, në fund të shek. III. I ati i tij ishte nga Kapadokia, i cili shërbeu oficer në ushtrinë Romake. E ëma ishte nga Lida (atëkohë krahinë dardane në Azi të Vogël). Ajo u kthye në vendlindje si vejushë me të birin, ku e rriti dhe edukoi sipas traditave të banorëve vendës dardanë të Lidias.
Edhe Gjergji ndoqi shembullin e të atit në rini dhe hyri në shërbim ushtarak. Ai dëshmoi që ishte një ushtar i mirë dhe u ngrit vazhdimisht në rangun ushtarak. Në moshën 28-29 vjeçare e fitoi titullin e Tribunit dhe pastaj atë të Kontit. Në këtë Gjergji ishte vendosur anëtar i rojës, gardës personale të perandorit romak me prejardhje ilire, Dioklecianit, i cili qeverisi mes viteve 284-305.
Në vitin 303, Diokleciani nxori një urdhër që lejonte përndjekjen e të krishterëve në të gjithë Perandorinë. Çezari i tij, Galeriusi, mendohet të jetë përgjegjës për këtë vendim dhe do të vazhdonte përndjekjen edhe gjatë qeverisjes së tij (305-311). Gjergji u dhuroi të varfërve të gjithë pasurinë e tij. Në Armina (Armenia), ai organizoi dhe udhëhoqi bashkësinë e krishtere të Urmit (Urumiah) si edhe vizitoi Britaninë në njërën prej fushatave perandorake, ku la gjurmë ndër banorët vendës, prandaj edhe nderohet si shenjtor në atë vend edhe sot.
Gjergji u urdhërua nga Galeriusi të merrte pjesë në përndjekje por në vend të kësaj ai tregoi se ishte vetë i krishterë dhe e qortoi vendimin perandorak. Diokleciani u zemërua aq shumë saqë urdhëroi kapjen dhe torturimin e këtij “tradhtari” dhe organizoi vrasjen e tij.
Kush e mashtron opinionin vendës e të huaj se kishat dhe manastiret ortodokse në Maqedoninë Veriore nuk janë edhe shqiptare, por vetëm sllave (të pushtuara më vonë gjatë okupimeve e sundimeve të tyre, me priftërinj rusë dhe kolonistë nga vise të tjera, kryesisht nga Rusia, Serbia dhe Bullgaria?!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!