„Kostandini I, perandori i Romës. Askush nuk e ka merituar titullin “i Madh”, sa ky sovran që brenda pesëmbëdhjetë vitesh mori dy vendime epokale, secila e aftë për të ndryshuar historinë: përshtatja e krishterizmit si fe zyrtare e Perandorisë, dhe transferimi i kryeqytetit të Perandorisë nga Roma në një qytet të ri, ndërtuar mbi themelet e qytetit antik të Bizantit. Aq të rëndësishme qenë rrjedhojat e këtyre dy vendimeve sa Kostandini, me përjashtim të Krishtit, Budës dhe profetit Muhamed, mund të pretendojë në mënyrë të ligjshme që të konsiderohet njeriu më me ndikim në tërë historinë.“ (John Julius Norwich)
U lind më 27 shkurt 272 në Nish të Dardanisë, ndërsa ndërroi jetë më 23 maj 337 në Nikomedia, Perandoria Ilire-Romake (Bizanti). Me kombësi ka qenë ilir.
Shën Konstandini ka qenë perandori më i madh iliro-romak që i ndryshoi rrjedhat e historisë.*
* * *
A mos duan sllavët e ardhur 4 shekuj më vonë në Gadishullin Ilirik dhe grekët që kurrë nuk e kanë sunduar qytetin e Nishit të Dardanisë, në mos rastësisht edhe Shën Konstandini i Madh është i racës së tyre?!
Me dhjetëra kisha dhe manastire e mbajnë emrin e këtij shenjtori dhe të ëmës së tij gjithashtu shenjtore, Shën Konstandini dhe Helena (deri në Palestinë), por kjo mund të lidhet vetëm me besimin fetar të ritit ortodoks (që sllavët e morrën nga ilirët), assesi me përkatësinë etnike të këtyre shenjtorëve, të cilët shkencëtarët më të mëdhenj të botës i njohin për figura të shquara të racës ilire-shqiptare.
* * *
Konstandini ishte i motivuar nga arsye politike dhe fetare. Nëna e tij, Helena, u kanonizua pasi kishte zbuluar “kryqin e vërtetë”. Jeta e Konstandinit u bë një temë klasike e artit të krishterë. Madje, emri i tij është lidhur me një pikturë false të Mesjetës (“Dhurata e Konstandinit”), për të justifikuar pushtetin e përkohshëm të papatit.
Konstandini i shpalli të paligjshme shumë praktika tradicionale pagane dhe mori pjesë në kryerjen e riteve dhe festave të krishtera, por ai nuk pranoi ta shpallte krishterimin për fe zyrtare të perandorisë.
Konstandini e ruajti titullin e vet pagan, Pontifex Maximus dhe praktikonte ndonjëherë ritet hyjnore ilire dhe romake.
Me gjithë politikën e tij në favor të krishterimit, Konstandini nuk ishte i krishterë në kuptimin e plotë të fjalës. Ai u pagëzua vetëm në shtratin e vdekjes nga një prift arian.
Konstandini i madh është një nga perandorët më ndriçues të Romës. Ngaqë nuk ishte as romak apo grek, nuk duan ta cilësojnë si më të madhin, por në fakt ai ishte më i madhi ndër perandorët e Romës, shtetin e të cilës e riorganizoi dhe ndërtoi fitoren përfundimtare të krishterimit në fundin e shekullit të katërt.
Fillimisht i kishte ndëshkuar rreptë, egër me brutalitetin tipik të një iliri, pa asnjë lloj mëshire, por më vonë dalëngadalë kishte nisur t’i donte dhe t’i mbronte me pasionin tipik të një iliri fisnik.
Konstandini konsiderohet figura qendrore që e themeloi Evropën e krishterë të mesjetës.
Ai ishte me gjak iliro-shqiptar. Ishte më i madhi i racës ilire-shqiptare në të gjitha kohërat.
Shën Konstandini e themeloi qytetin e Konstandinopojës (Stambollin e sotëm), qytetin që mbajti emrin e themeluesit të tij, kryeqytetin e perandorisë më të fuqishme të kohës, Bizantit, që sundoi mbi 1.100 vjet.
Harresa e qëllimshme: Në të kaluarën shumë pak ose asgjë nuk është thënë në shkolla dhe historiografinë shqiptare për figurën e Shën Konstandinit. U ngritën monumente, përmendore e buste edhe për shumë injorantë, por asnjë shtatore nuk u ndërtua për këtë kalorës gjigant të Ilirisë, që luftoi nën dhe për flamurin e Romës, që sipas shumë shkencëtarëve, atë kohë ajo perandori cilësohej si perandoria ILIRE-ROMAKE.
/Nga Arkivi/
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!