Shpalime
Shenjtori më i madh, që e nderojnë serbët për të tyre, ka qenë shqiptar nga Rasia/Rasha-Racha e Dardanisë mesjetare, dinastia e Nemanëve. Nofka (llagapi) Nemani nuk ka qenë mbiemër fisi apo dinastie, por titull fisnikësh mesjetarë, vasalë të Romës Lindore; që prejardhjen e ka nga fjala e lashtë pellazge-ilire, jo siç besohet gabimisht se vjen nga fjala e gjuha sanskritishte: namaste (vasal, i nënshtruar, në shërbim të dikujt tjetër me pushtet më të fuqishëm).
Ata që e njohin mirë historinë e Mesjetës, sidomos të Gadishullit Ilirik, e dinë se Shën Sabahi/Sava (emër kishtar), emrin e tij të lindjes (pagëzimit) e kishte Rasin* Stefan Dushmani-Nemani (Rasin, në sllavishten kishtare: Rastko), asgjë të përbashkët nuk ka me serbët, përveç përkushtimit të tij fetar, si arkipeshkv edhe i tyre, sikurse për të gjithë besimtarët e krishterë me përkatësi tjetër etnike. Shenjt Sabahu/Sava nuk është arsimuar në territorin e Serbisë, nuk ka shërbyer vetëm aty, as ka ndërruar jetë në Serbi, por në manastirin e Presllavit* (Stambolli i Vjetër) në Bullgari.
Besimtarët e sotëm të krishterë, në Serbi dhe në gjithë “botën sllave”, siç thonë ata, nëse duan ta nderojnë këtë figurë historike dhe fetare të periudhës së Mesjetës, në lutjet e tyre për Shën Sabahin/Savën dhe në emër të atij shenjtori, duhet të mbajnë në krye PLISA të bardhë, jo shajkaça persiane, aq më pak ato me simbole çetnike.
Fotografia:
Shenjt Sabahi/Shën Sava II (Princ Prendi, kryepeshkopi i tretë sipas radhës i Patrikanës Rasiane të Pejës, 1201-1271 ), i cili ka qenë nipi i Shën Savës I, kryepeshkopit të parë të Patrikanës së Pejës, ai që e ndau Kishën Rasiane nga Patrikana e Ohrit, me lejen e Patrikanës së Konstandinisë, për interesat e saj politike dhe fetare në rajon dhe Evropë.
* Emri personal Rasin ndër rasianët e krishterë nga periudha e Mesjetës është ruajtur nga banorët vendës të Rasisë dardane edhe pas kalimit të tyre në fenë Islame, në formën Rasim, nga Rasin.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!