( Kronikë e zbehtë)
28 dhe 29 Nëntori i vitit 2024, si në gjithë Shqipërinë dhe diasporën tonë, edhe në Shkodër pritej me një gëzim të veçantë nga gjithë qytetarët. Kjo për faktin, se 28 –a shënonte 112 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa 29-a, 80 Vjetorin e çlirimit të Atdheuut. Por gëzimi dhe entusiazmi i qytetarëve të Shkodrës pothuaj u shue. Kjo, për shkak të organeve të pushtetit qëndror dhe vendor, si dhe dy Organizatave që lidhen zyrtarisht me këto data, Organizata e Veteranëve dhe ajo e Dëhmorëve të Atdheut.
Deri në datën 27 nëntor, në qytet nuk pati asnjë aktivitet politik apo kulturor që të fliste për datat historike e kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit. Në datën 27 u vendosën disa flamuj kombëtar në pedonalen nga Bashkia e Shkodrës e deri pedonalja e projektuar dikur nga Koli Idromeneo (rreth 400 metra distancë). Asnjë parullë, banderolë, poeter etj, qoftë dhe vetë datat 28 e 29, nuk shiheshin gjëkundi nëpër qytet. Madje as “posteri” kushtuar 80 Vjetorit të Çlirimit, që kishte dale nga konkurimi në kryeqytet, nuk u duk në Shkodër. Me të drejtë, fëmijët dhe adoloshentët pyesnin: “Çfarë feste kemi?”.
Në datën 28 Nëntor, pranë Bashkisë së Shkodrës, u mblodhën rreth 70 – 80 vetë (Qyteti I Shkodrës ka 116 mijë banorë, ndërsa gjithë rrethi 253 mijë banorë). Ndërsa ekzekutohej Himni I Flamurit (me muzikë të inçizuar dhe jo më bandë frymore), u ngrit Flamuri Kombëtar në shtizën para Bashkisë. Ngritësi i Flamurit, ngase nuk e dinte rregullin, kur mbaroj vargu i fundit i Himnit, e kishte çuar flamurin gjer ne mes të shtizës. Dikush vrapoi she rregulloi gafën e shokut të tij.
Me kaq, pa fjalime, apo përshëndetje u mbyll ceremonia.
Të nesërmen, më 29 Nëntor, ditën e Jubileut të 80 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, në orën 10.00, me dy autobuza urban, mbritën tek varrezat e Dëshmorëve të Rrethit të Shkodrës, përfaqësues të Komitetit të Veteranëve të rrethit, të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe qytetarë të tjerë, rreth 100 pjesëmarrës. Pas vendosjes së Kurorave pranë memorialit të Varrezave të Dëshmorëve, të pranishmit i përshëndetën Kryetari i Komitetit të Veteranëve të rrethit, zoti Zamir Llazani, dhe përfaqësuesi i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Shqipërisë, zoti Kristaq . . . . . . . Të dy personalitetet e mësipërme, në përshëndetjen e tyre, nuk e përmendën qoftë dhe një herë faktin që LANÇ të popullit shqiptar, që realizoi Çlirimin e vendit nga okuptaorët nazifashiste dhe kolaboracionistët, e udhëhoqi Partria Komuniste Shqiptare, dhe Komandanti Legjendar Enver Hoxha.
Ju desh përfaqësuersit të Partisë Komuniste, Gjon Bruçi, të ndërhynte për të korigjuar “lapsusin” e dy parafolsëve. Përfaqësuesi i PKSH, midis të tjera e tha:
“Të flasësh për LANÇ dhe Çlirimin e vendit, e të mos përmendësh udhëheqjen e kësaj lufte, Partinë Komuniste dhe drejtuesin e Komandantin e Përgjithshëm, Gjeneralin Legjendar Enver Hoxha, do të thotë jo më pak se hipokrizi, që i shkon për shtat ballistëve të kohës së luftës dhe neoballistëve të sotëm të paqes. Po të mos ishte LANÇ dhe PKSH e udhëhequr nga Enver Hoxha, ne as sot nuk do të kishim një republikë të pavarur dhe një vend të çliruar”. Më tej, përfaqësuesi komunist, vijoi: “Prej fundviteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, nën pushtetin e borgjezëve të rinj, kopje e të vjetërvw, vendi ynë nuk ka patur e nuk ka as Liri, e as Pavarësi. Dhe kjo duket jo vetëm në qëndrimet politike të politikanëve dhe pushtetarëve, por edhe në gjithë veprimtarinë e tyre antipopullore e antikombëtare”.
Përfaqësuesi komunist e mbyli fjalën e tij të shkurtër me thirrjet:
Lavdi Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar!
Lavdi Komandantit Legjendar, Shqiiptarit të madh Enver Hoxha!
Lavdi Partisë Komuniste të Shqipërisë!
Lavdi Popullir Shqiptar!
VDEKJE FASHIZMIT – LIRI POPULLIT!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!