SHKURT E SHQIP!

14
Jun
2024
Shkruan: Fadil Shyti


Sikur të mos ishte UÇK- ja as NATO kurrë nuk do të ishte në Kosovë! Pra, Kosovën e bëri të lirë UÇKja!
Arsyetimi fare i thjeshtë:
NATO u themelua në vitin 1949, dhe po në këtë vitë, Kosova ishte e okupuar; pushkatoheshin shqiptarët te Taukbashqja, Rankoviqi i shpërngulte me dhunë drejt Turqisë por intervenim nga NATOja s‘kishte!
Tashti edhe JU të UÇKës mos u lavdroni shumë se po të mos ishte LPKja, disa nga Ju kurrë për jetë s‘kishit me ja kthye pushkën Serbisë.
E disa nga Ju keni shërbyer në armatën jugosllave, si oficer të saj ku jeni ngritur dhe rënë në gjumë me hymnin „ Hej, Slloveni!“
Por falë LPKës, që e bëri ushtrinë
Ua mundësoj juve ta bëni lirinë!
As Ju të LPKës mos u lavdroni shumë sepse pa organizatat ilegale ( nuk e shkruaj klandestine por ashtu siç jam mësuar) të bacë Adem Demaçit, Kadri Halimit, Ali Aliut ( Presheva) Metush Krasniqit, Osman Dumoshit, Mehmet Gegës, Rafi Halilit, Ukshin Hotit, Halil Alidemajt,Hydajet Hysenit, Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës… kurrë Ju s‘kishit ekzistuar dhe s‘do të kishit vazhduar nga 1982 e deri te viti 2009 kur u tjetersuar në një subjekt tjetër!
Si përfundim!
Të gjithë nga pak ndihmuan në çlirimin e Kosovës!
Por më meritorët për Lirinë tonë janë të BURGOSURIT POLITIKË!
Ka qenë lehtë të kapësh pushkën për liri në vitet 1997-1999 por s‘ka qenë lehtë të luftosh për liri nga viti 1912 e deri në vitin 1997…
Dhe kur flisni për Çlirimin e Kosovës, hm , duket kështu nėse doni t‘ua bëjë një tabelë sikur ato të ligave të futbollit.
E, ajo duket kështu:
1. Të burgosurit politikë ( kampion)
2. UÇK ( nënkampion)
3. LPK ( liga Europiane)
4 Organizatat tjera politike( liga Europiane)
5. NATO ( konferencë ligë)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk