Shou mediatik i Edvinit me ‘maqedoncat’!

10
Jan
2023

Shkruan: Medai Shaholli

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Edvin batërdia, ka thirrur sot në Tiranë për një takim këshillues me liderët e partive politike apo siç i thonë ata në Shqipëri ‘maqedoncat’, takim ky që nuk është tjetër veçse një shou mediatik i sajuar nga vet ai për qëllime të caktuara.
Këtë radhë djali plëngëprishës Edvin i gjatë, nuk do t’i këshillojë ‘maqedoncave’ ndonjë platformë të dytë të Tiranës por, do broçkullis me sofizmat e tij për leverditë e Open Ballkanit të Vuçkos, si ide e bashkëpunimit të ndërsjellë mes ballkanasve.

Edvin skuthit i intereson pushteti dhe babëzitja për para dhe se ai nuk çanë kokën se çfarë statusi gëzojnë ‘maqedocat në drzhavën Severna’ edhe pse atyre në demokracinë maqedonase u përdhoset identiteti gjuhësor me epitetin denigruese si 20% dhe jo gjuhë shqipe.

Sigurisht, që në këtë takim me liderët ‘maqedonca’ Edvin batërdia do të flasë me superlativa edhe për kryeministrin fqinj Dhimo Kovaçi dhe qeverinë e koalicionit, ku ‘maqedoncat’ sipas tij po luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit në rajoni, përkundër përdhosjes së identitetit gjuhësor të shqiptarëve dhe statusit inferior si minoritet i papërfillshëm.

Edvin spurdhjaku i shoqërisë së gjarprit Soros, thërret në Tiranë liderët ‘maqedonca’ jo për t’i nxitur ata në qëndrimet e tyre për të shtruar platformën kombëtare të barazisë së plotë mes shqiptarëve dhe sllavëve por përkundrazi, i thërret këta liderë partiakë për t’i këshilluar të mos kërkojnë në ndryshimet kushtetuese që do të bëhen brenda këtij viti, heqjen e epitetit denigrues të 20% dhe për ta lënë për një herë tjetër nofkën e turpit.

Gjithsesi, në këtë takim me ‘maqedoncat e Severnës’ vëllami i Vuçkos do t’u jap ders politik mbi të ardhmen e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes fqinjëve, me ç’rast sërish do ta qullos duke iu shmangur Kosovës dhe destabilizimit të saj nga skenaret serbo-ruse, ku pikërisht vëllami i tij Vuçko është katalizator dhe përçues i rrymës shovene dhe anti shqiptare në veri të Kosovës.

Ky takim senzacional nuk do t’i shërbej shqiptarëve të ‘Severnës’, por thjesht do të promovojë rolin e liderit dhe primatit të kryeministrit shqiptar si ‘babai i shqiptarëve’ në rajon dhe egos së tij të sëmurë për të qënë i pari ndër të parët në Ballkan.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk