SHPIRT I TRAZUAR!

29
May
2023



Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

(Poezi të ribotuara)

(Kushtuar legjendarit, Adem Jashari).

…Por si valë e zjarr në mal,
Po tundet e digjet shpirti im….
Larg këtej në mërgim,
Thellë i mbytur, në pikëllim!
.
Për një burrë, që zgjoi KUSHTRIM!
Thonë, kishte folur pak…
Bota e pa se bëri shumë!…
.
Për atdheun veten e dha…
…Me familjen legjendare,
E derdhi gjakun lum!…
.
Nderi i kombit e çau durimin,
E shkeli turpin dhe nënshtrimin!
Bacë Ademi, e dha kushtrimin!…
Për Shqipërinë Natyrale
Rënkuan dhe gjëmuan,
Fusha e male!…
.
Nëntor, 2008 në orën 15:31.
.
KUR VJEN MAJI

(Kushtuar, kushëririt tim dëshmor, Adnan Shyti me rastin e 9 vjetorit të rënies heroike)
.
Kur vjen 5 Maji i kuq,
Maji i dëshmorëve të lavdisë,
Oh! Sa bukur gjelbërojnë,
Fushat, malet e Shqipërisë!
.
Ah! Ato bukuri nuk i shohim ne, me hare!
Ty, u përjetësove me lirinë….
Unë në mërgime pa atdhe!
.
Ty, o dja.loshari ynë i përjetshëm,
Jeta, kurrë nuk do të plakë…,
Kurse, mua për Ty o vëlla, -dëshmor;
I trollit tim,
të sertë e të blertë.
,
Zemrën me dritë- lirie,
Kurdoherë, po më përflakë!…
Për Ty, o vëlla, shokët po krenohen:
Ishe madhështor,
-trim i rrallë,
Kur me armiqtë,
u ndeshe ballë përballë!
.
Eh! Mua rinia jonë,
po më thonë:
-Je dëshmor i gjallë!…
Kështu na edukoi gjyshi ynë, Hajzer Tafa Shyti
Kështu, na rriti e na kaliti trolli…
.
Djersën dhe gjakun,
Ta derdhim, pa kursim:
Për atdheun e dashur, për ribashkim!
.
Koha po ikën vitet,
e po vinë…
Ty, dhe unë, -pishtarë për Shqipërinë!
.
Mashtrimet, lakmitë, as kërcënimet! …
Gjaku, as lotët, nuk do të na ndalojnë!…
Si kurdoherë, ishim dhe jemi në ballë me stuhitë.
.
Në betejat e jetës po kalitemi,
Prej veprave tuaja madhështore,
Kurdoherë, në marshime do të rritemi!…
.
Kështu, do të ecim gjer në Fitore!
Të pathyeshëm, të pandalshëm,
Për armiq dhe tradhtarë, të pafalshëm!…
.
Stoikë, kurdoherë-stoikë!
Mbi horrat tradhtarë dhe çdo armik.
Jetën do ta kthejmë:
Në jetë-luftë!
.
Me penë dhe në llogore!…
Të pathyeshëm Shqipo Shqiptarë, gjer në Fitore!
Suedi, 26 prill 2008
.
SI VIGAN I PLAGOSUR!
.
I fortë paskam qenë!…
As e kam menduar,
Vdekjen se kam parë,
Por , këto 15 vjet,
E paskam, përjetuar!
.
Qëkur, e kur, prej teje,
O atdhe:
Dhunshëm, jam larguar!
Sa i fortë qenkam!
Këtej, në mërgime!…
.
Kur, çdo ditë po eci…
Dorë-për dore
Me plagët dhe me vdekjen time!
Suedi, maj, 2008

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk