SHQIP DHE VETËM SHQIP

31
Jul
2024
Nga: Rudi Berisha


Dardani, 29 korrik 2024

Që nga koha si fëmijë që isha
Në leximin e parë në abetaren shqipe
Aty mësova shkronjat e para nga nëna
Ajo më mësonte se ku është Shqipëria.

Vetëm shqip më tha djali im mendo,
Por edhe shkruaj gjuhën time të bukur
Mbushi faqet e bardha me shkronja shqipe
Se kështu do të madhështohet, Shqipëria.

I premtova unë nënës sime të dashuri
Se deri në frymën e fundit të jetës sime
Do të, qëndisi shqiponjën në gurë të kalasë
E do të realizoj ëndrrën për Shqipërinë Natyrale.

Nëna, iki nga kjo botë më dëshirë e mall
Që të na shoh neve shqiptarëve të gjithë bashkë
Të shikojë që mbi këtë tokë po valon një flamur
Flamuri i përgjakur kuqezi i shqipe mbi Shqipëri.

E ne sot po ia themi këngës në gjuhë tjetër
Kemi harruar ninullat e nënave në djepa tanë
Jemi duke përbuzur gjuhën e bukur hyjnore
Shqip dhe vetëm shqip t’ju këndojmë dëshmorëve.
––––– Rudi Berisha –––––

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 31/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk