SHQIPËRI

31
Jan
2024
Shkruan: Arflet Selmani

Të kanë tërhequr zvarrë
Të djathtë e të majtë
Për më shumë se 30-të vjet
Të kanë lënë në baltë

Si ata “domokratët”
Dhe këta “socialistë”
Nuk dallojnë aspak
Por janë në një list

Nuk kanë me se të mburen
Se s’kan bërë aq punë
Ndoshta mund të maten
Kush vodhi më shumë

Për këta zuzarë
S’kemi çfarë të themi
Për dështimet e tyre
Shfajësohen te ish-sistemi

Për vete ngritën biznese
Shtëpi e shumë pallate
Shqipërinë e kanë bërë
Sikur pronë private

Në këto 3 dekada
Nuk ndryshoi struktura
Nuk na u hoqën qafe
Të njëjtat figura

Gjithmonë kanë qenë bashkë
Për interesa të veta
Si Fatosi e Berisha
Rama edhe Meta

Kur kapen me njëri-tjetrin
Ti thua do të shqyhen
Në fakt veç aktrojnë
Dhe bëjnë sikur zihen

Nuk kam se çfarë të shtoj
Për banditë e kriminelë
E hëngrën gjithë Shqipërinë
Dhe prap nuk iu del!

Hani e mos u ngopshi
Sa ju mba hambari
Kam frikë se do na hani
Edhe poshtë nga varri!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 31/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk