SHQIPËRIA ETNIKE & MËRGATA SHQIPTARE = SHQIPËRIA ”BOTËRORE”

25
May
2025
Shkruan: Dr: Musa Krasniqi


Serbia, Greqia, Maqedonia e Mali i Zi u krijuan mbi trojet tona, mbi masakra e gjakun e t`parëve tanë, ndersa Perandoria Osmane/Turqia mori miliona shqiptar brenda veti.
Edhepse ndër shekuj humbem troje disa herë më shumë së ç’na kanë mbetur. Edhepse ndërshekuj humbem aq shumë njerëz, prapseprap jemi një komb i madh por i ndarë politikisht në pjesë, në Shqipërinë Etnike dhe të shpërndarë në terë botën, në mërgim.
Jemi popull i veçantë në botë ku përveç se kufizohemi me vetëvetën, nga kufit që të tjerët na i kanë vendos brenda në Shqipërinë Etnike, mërgata jonë përmban më shumë shqiptarë së sa vet Shqipëria Etnike.
Ne Turqi mendohet se janë 6-7 milion banorë me prejardhje të afert shqiptare por që janë afer asimilimit të plotë në turq.
Në Evropë dhe pjesën tjetër të botës pa Turqinë, sot ka më shumë shqiptar së sa që ka në Shqipërinë Etnike. Kjo pjesë e Mërgatës ende mund të llogaritët si shqiptare por mund të ndryshoj nese rrimë duarkryq.
Globalizimi Evropian dhe botërorë po ndodh e do të rritet vazhdimisht. Ne me mençuri do të duhej me i parapri këtij globalizimi me integrim paqësorë ndërshqiptar, në Shqipërinë Etnike parasegjithash e nga atje me Mërgatën e madhe Shqiptare si dhe Mërgata të integrohet n’mes veti . Hap pas hapi do të duhej te krijojmë lidhje të fuqishme funksionale gjithëshqiptare botërore. Në këtë mënyrë jo vetem që do të mbahëshin e ruhëshin ndjenjat e traditat kombëtare shqiptare por ato do të rriteshin e shpërndaheshin edhe më shumë.
Teknologjia bashkëkohore dhe integrimi ndërkombëtar n’a mundëson integrimin gjithëshqiptar, ruajtjen dhe ngritjen e ndjenjave kombëtare kudo. Sot ka mundësi të mbahet gjallë, forcohet e zgjerohet shkolla e kultura shqiptare edhe nga largësia. Globalizimin duhet t’a shfrytëzojmë si në aspektin kulturor dhe ate ekonomik. N’a duhet konkretizim praktik, largëpamës e i vazhdueshem. Kërkohet afrim e aktivizim institucional në vazhdimësi i njerëzve të mençur të kombit. Është e mundshme ta kthejmë fatkeqësinë tone historike (shpernguljet) në fatmirësi e gjallëri për të tashmen dhe ardhmen e popullit tonë. Kemi rastin t`i kthejmë padrejtësitë që n’a janë bërë në mundësi për të korigjuar at çka mundemi e forcuar vetëvetën. Po vepruam kështu deri diku do të ”shpaguhej” gjaku i dëshmorëve e martirëve të popullit tonë ndër shekuj. Vetem së bashku Shqipëria Etnike (Autoktonia) e Mërgata kemi mundësi t`ja dalim e ti përballojmë sfidat e së ardhmes. Kemi shansin pëmes globalizimit ta ngrisim lartë Shqipërinë Etnike dhe Mërgatën që së bashku bëjnë Shqipërinë ”Botërore”.
Po e bëjë një krahasim. Baza e një populli për mbijetesë është gjuha, edukimi, trualli, ekonomia dhe mbrojtja. Gadishulli Ilirik sot, do të kishte hartë tjetër demografike e politike po të lejohej gjuha e shkolla shqipe ndër shekuj nën Perandorinë Osmane. Të parët tanë do të dinin më mirë të bëhëshin të zotët e vetit e të mbrohëshin nga armiqt, si në njerëz ashtu edhe në teritore. Perandoria Osmane nga të gjithë popujt e pushtuar vetem shqiptarëve ua ndaloj gjuhen e shkollimin amëtar. Edhe sot 6 – 7 milion qytetarë me prejardhje shqiptare në Turqi janë pa shkolla e kultur shqiptare, ndersa në Kosovë rreth 3000 banorë shqiptarë të turqizuar më parë kanë shkolla turke deri edhe në fakultet dhe e kanë gjuhen zyrtare turke. E bëra këtë krahasim sepse me shqiptarët në Turqi kërkohet më e madhja punë.
Çka mund të bëjnë sot ata 6 – 7 milion shqiptarë në Turqi dhe çka mund të bëjnë Shqipëria e Kosova për ngritjen e tyre kombëtare ?
Askush nuk e ka hallin shqiptarëve në Turqi. Turqia jo se jo por as Kosova e as Shqipëria. Këtu do të duhej filluar shfrytëzimi i mundësive diplomatike e të globalizimit në njërën anë dhe në anën tjetër shqiptarët e Turqisë do të duhej të inspiroheshin nga shqiptarët e turqizuar në Kosovë dhe nga arbëreshet në Itali për të fituar të drejta e tyre kombëtare.
Parakushtetet e aktivizimit dhe mbajtjes gjallë të Shqipërisë ”Botërore”:
1 – Budallalleqët, marrëzitë e patologjitë politike të shqiptarëve e n’mes shqiptarëve duhet të marrin fund. Shkaktarët e këtyre të metave nese nuk largohen vet, ne duhet ti largojmë ata. Pra parakushti themelorë i mbarëvajtjes është normaliteti politik në Republikën e Shqipërisë e të Kosovës. Përndryshe punet si komb do ti kemi shumë keq edhe në të ardhmen, si në Shqipërinë Etnike e padyshim edhe në Mërgatë.
2 – Të bëhët presion moral kombëtar nga Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës si dhe nga Mërgata, të shqiptarët në Maqedonin e Veriut, Serbi e Mal të Zi, që të kenë vetem nga një parti politike shqiptare për të fituar numra maksimal deputetësh shqiptarë në ato tri vende, me qellim përparimin e vazhduar të të drejtave kombëtare shqiptare e qytetare.
3 – Te ngriten si çeshtje qe kërkojnë zgjidhje çeshtja e Çamerisë dhe e Sanxhakut.
4 – Ngritja e edukimit në baza të forta kombëtare e shkencore. Kjo do të zbutëte fetarizimin e tepruar të shqiptarëve që është duke e demtuar rëndë të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë.
5 – Pamvarësimi/nacionalizimi i të gjitha feve dhe puna e tyre të jet në sherbim të kombit dhe çeshtjës kombëtare. Fetë të jenë nën kujdesin ligjor të shtetëve shqiptare laike.
6 – Ngritja e nivelit të shendetësisë dhe ekonomisë në përgjithësi në Shqipërinë Etnike.
7 – Forcimi i ushtrive në Shqipëri e Kosovë është i domosdoshem. Nuk mjafton vetëm antarësimi në NATO për sigurinë e atdheut në vazhdimësi.
Ndryshimet klimatike në të ardhmen do ta sfidojnë njerëzimin me përkeqësimin e burimeve jetësore dhe për pasojë rreziku për luftra lokale e rajonale do të jet shumë i lartë. Tek e fundit secili antar i NATOS e ka prioritet sigurimin e vetëvetës dhe nuk ka garanci që NATO është e përjetshme. Prandaj ushtrit tona vazhdimisht duhet të forcohen. Dihet çfar fqinjësh kemi ne. Ata ende shpresojnë se një ditë do t`ju vjen rasti për t’na dhënë goditjen e fundit që t’na zhdukin.
Ndryshimet klimatike (derisa të gjindet ndonjë zgjedhje shkencore) ka rrezik shumë të madh që SHBA-në më së pari ta dobësojn e gjunjëzojn.
Ndikimi negativ i ndryshimeve klimatike në Rusi do të ndihet shumë më vonë së në Amerik për shkak të klimes më të ftoht në Rusi.
Fqinjet tanë grabitqarë do ti gëzoheshin ndërrimit t’rrolit të superfuqive në favor të Rusis e Kines.
PËRFUNDIM. E gjitha duhet të fillohet nga shkollimi e edukimi i drejt kombëtar. Ketu duhet të fillohet puna e investimi. Neqoftëse e marrim seriozisht e i shfrytëzojmë mundësitë e globalizimit si komb, neqoftëse e konsiderojmë Mërgatën ashtu siç edhe ëshë si pjesë e pandarë e kombit, do ti plotësojmë edhe parakushtet dhe do e forcojmë Shqipërinë Etnike dhe shpetojmë Mërgatën nga asimilimi. Kështu do t’a krijojmë Shqipërinë ”botërore” funksionale dhe se bashku do të bëhëm të fuqishëm ndaj sfidave që n’a presin dhe do të mbijetojmë.
Po e bëmë këtë, kombi ynë do bëhët edhe më i madh sepse do të bëhëmi për lakmi. E kur të bëhëmi për lakmi shumë nga të asimiluarit përmes feve; në Turqi, Serbi, Greqi, Maqedoni e Mal të Zi do të lakmojnë e do të kthehen në gjirin e kombit të vet.
/Po t’me kërkohej jam i gatshëm të zberthej edhe pjesë të shumta n’mes rrjeshtave të këtij shkrimi./

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk