SHQIPETARIA ESHTE E PREKESHME, JO ABSTRAKTE!

13
May
2024
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

SHQIPETARIA, ESHTE BESIM I KAPSHEM, JO DOGME, ESHTE ATDHEDASHURIA, BESIMI NE FORCEN E KARAKTERIN SHQIPETAR, NE INTELIGJENCEN NATYRALE E TE SPIKATUR TE VETE SHQIPETARIT.
Te gjithe zotat jane krijuar ne rrethana te ndryshme specifike, dhe fete jane shume te tilla, ne popuj te ndryshme, dhe per sejcilen fe, jane disa variante (sekte), gje qe verteton edhe nje here se nuk ka asgje reale, eshte fiksion, eshte fantazi, eshte mashtrim, i formuar nga ajo qe njerezit kane besuar se eshte nje fuqi e mbinatyreshme, kjo e ushqyer nga injoranca dhe prapambetjet, ne kohe neper te cilat ka ecur evolucioni njerezor.
Disa popuj, nuk paten heronjte e tyre, e i krijuan ata, se nevojat e tyre shpirteror ishin te tilla.
Ata qe krijuan e organizuan fete, i caktuan qellimin vetes per te mbajtur nen dhune psikologjike popullin, e per te perfituar materialist per vete.
Ne se ne popuj te tjere, i plotefuqishmi, zoti, qe njerezit i luten me mijera VJET, vazhdon te besohet edhe sot, ku qendroka e keqja, qe i gjithefuqishmi i kombit shqipetar, qe i dha lirine, nderin dhe dinjitetin kombit shqipetar, pra qe i dha gjithcka atij per ekzistence, nuk qenka zoti I tyre?! Ne kete bote mashtrimi, shqipetaret kane te drejte te kene per zot shqipetar, legjenden e tij, qe I dha emerin kombit te tere.
Nje shembull teper i rendesishem, eshte historia e mbretit te Anglise, Henry VIII, i cili u nda nga kisha katolike, sepse Papa nuk i lejoj martesen me nje grua dhe King Henry VIII, krijoj kishen e tij, te ndare nga kisha katolike, te quajtur “Episcapalian Church”, e njohur ndryshe “Angelican Church”. Mbreti nuk ishte bari, as bujk qe punonte tokat, ishte mbret, me fuqi absolute. Ishte ai qe krijoj nje variant te ri te krishterimit, njejte sic jane krijuar cdo variant (sekt) besimi ne te gjitha fete.
Atehere perse duhet luftuar e drejta e shqipetareve qe te respektojne per zot te tyre, prijesin e vete, qe i dha nder e lavdi?! Pergjigja eshte se shovinistet fqinje dhe me tej, nuk duan pamvaresine e shqipetareve, as edhe ne religion, as ne besim, sepse kjo shenon therrmimin e perandorise te tyre, ndaj dhe per shqipetaret eshte e drejte te kene per besim te tyre, SHQIPETARINE, e vetmja “fe” dhe besim I kapshem, jo abstract, dhe kjo “fe” e ky besim, ka baze, baze ne mijeravjecare, eshte ajo qe bashkon shqipetaret, ndersa fete e pushtuesve ndajne, percajne shqipetaret, e i hedhin vellaun kunder vellaut

09 Maji 2024

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk