Këto ditë qarkullon lajmi se revista amerikane “science” e ka nxjerrë shqipen një nga tri gjuhët më të vjetra indoeuropiane e folur pandërprerje.
Mjafton të risjellim në vemendje se gjuhëtari Xhevat Lloshi ka deklaruar në një intervistë se “nuk mund të ketë gjuhë më të vjetër se dy mijë vjeçare”, duke aluduar se shqipja është një gjuhë e re që nuk i kalon 20 shekuj dhe kështu kuptojmë qëndrimin filosllav të albanologjisë zyrtare të Tiranës në raport me të vërtetat shkencore. (Në ditën që u dha lajmi se shqipja është gjuhë e folur pandërprerje prej 6000 vjet, Lloshi paska nxjerrë një fjalor të ri huazimesh të shqipes nga turqishtja. Mezi pres të shoh se prej kujt është financuar).
Por sa i vërtetë është edhe përfundimi i shkencëtarëve amerikanë që e vendosin shqipen si gjuhë 6000 vjeçare?
Empirizmi që kanë përdorur shkencëtarët amerikanë për të arritur në përfundimin e tyre është shkencor dhe i mbështetur në mundësitë e sotme më fundore që ofrojnë programet kompjuterike, porse sigurisht nuk është metoda shterruese e përfundimtare.
Ajo që shkencëtarët amerikanë nuk kanë mundur ta prekin e ta njohin është ndërtimi i morfemës. Gjuha më e vjetër në botën e gjuhëve automatikisht do shpallej e do pranohej gjuha që zbërthen morfemat gjuhësore dhe i kthen ato në fjali embriomorfesh.
Asnjë gjuhë në historinë e shkencës së gjuhësisë botërore nuk ka mundur të zbërthejë një morfemë gjuhësore dhe kjo ka bindur gjuhëtarët se morfema është pjesa më e shkurtër e fjalës që mbart kuptim dhe nuk zbërthehet më në pjesë të tjera me kuptim. Porse ekziston një e vetme gjuhë që zbërthen morfemat e gjithë familjes indoeuropiane të gjuhëve dhe tregon se ato janë koncepte të ngjizura nga fjali embriomorfemash, ku seicila embriomorfe në gjendje të lirë ka kuptim në gjuhën shqipe dhe kështu gjuha shqipe përcaktohet si e vetmja gjuhë etimologjike në familjen e saj gjuhësore që zbërthen morfemat e saj gjuhësore dhe gjithë morfemat e familjes së saj. Kjo karakteristikë etimologjike e shqipes e vendos vet shqipen si origjina e vetme dhe absolute e gjuhëve i.e.
Kjo veçori e shqipes, si gjuha e vetme në botë që është në gjendje të zbërthejë rrënjën gjuhësore e morfemën (të pranuara absolutisht si të pazbërthyeshme) , nuk është e njohur nga shkenca amerikane e gjuhësisë dhe kësisoj ajo nuk e ka konsideruar e nuk mund të shprehet për vjetërsinë e saktë të shqipes. Cilësitë e shqipes si e vetmja gjuhë embriomorfologjike e etimologjike e përcaktojnë atë si gjuhë të pakohë dhe origjinë e gjuhëve të familjes së saj. Shqipja nuk mund të jetë gjuhë 6000 vjeçare. Shqipja nuk mund të datohet, sepse origjina e gjuhëve nuk mund të datohet. Përsa shqipja etimologon emrat gjeografikë të botës së njohur të antikitetit dhe zbërthen etimologjikisht mitologjitë e paraantikitetit dhe personazhet biblikë, ajo ka qenë gjuha e përbotshme e atij paraantikiteti në të cilin u krijuan mitet.
Shqipja del nga mjegullnaja e kohës së miteve dhe vazhdoi e njëjtë nga antikiteti i hershëm e i vonë, ku pjesët e të njëjtës popullsi e që fliste të njëjtën gjuhë, njohën shkrimin dhe pranuan alfabete të cunguar, të cilët dhunuan gjuhën e folur e krijuan plagjiaturat gjuhësore që sot i njohim si derivate të shqipes. Ajo pjesë e popullsisë, që nuk e ndryshoi alfabetin e paraantikitetit, sot cilësohet se flet shqip e trashëgimtarët besnikë e konservativë jemi ne shqiptarët. Ndaj gjuha jonë shqipe është e pakohë dhe koha e gjuhës fillon me shqipen, ndërsa koha e gjuhëve fillon me passhqipen në momentin kur lindën alfabetet e cunguara që iu imponuan me shkrim gjuhës së përbotshme të antikitetit të njohur, duke lindur kështë varitetet gjuhësore apo gjuhët e reja e që etimologjikisht referojnë te origjina e tyre: shqipja.
Gjërat mund të ndryshojnë me shpejtësi nëse në një universitet amerikan paraqesim e mbrojmë TEORINË e EMBRIOMORFEMAVE, porse kjo kërkon mbështetje të vogël ekonomike dhe vendosje kontakti me një universitet atje.
Përpjekjet për një oponencë shkencore ndaj teorisë së embriomorfemave nuk kanë patur sukses sepse akademitë dhe universitetet në hapësirat e shteteve shqiptare ndjekin linjën sllave në albanologji dhe nuk mund ta kalojnë klonin që u ka vendosur Beogradi.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Studimeve Albanologjike e Tiranës, që nga krijimi i tyre, nuk kanë asnjë zbulim apo arritje suksesi në lëminë e albanologjisë e vetëm sa kanë “konfirmuar” tezën sllave me vepra joshkencore e antikombëtare se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre dhe kanë gjuhën me më shumë huazime në botën e gjuhëve.
“Albanologët” zyrtarë të Tiranës për punë shkencore pranojnë çdo autor që zhgrryen gjuhën shqipe e boton fjalorë huazimesh të shqipes dhe denigrojnë çdo autor që boton të vërtetën shkencore mbi shqipen, duke treguar se shqipja është origjinë e familjes së saj gjuhësore.
Për të kuptuar se Akademia e Shkencave e Shqipërisë është institucion antishqiptar, mjafton të futeni te faqja e saj zyrtare e fcb. dhe të shihni se nuk ka asnjë njoftim konfirmimi nga zbulimi i vendbanimit të Linit si më i vjetri në Europë dhe asnjë tjetër njoftim për lajmin nga revista “science” se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra europiane dhe e folur 6000 vjet pandërprerje. Këto dy zbulime nuk përbëjnë lajm të mirë për ASH dhe as mund t’i përmendi ato, pasi gjithë puna e këtij institucioni është të bindë botën se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre dhe as histori të tyre.
Mohimi nga ASH i origjinalitetit dhe etnicitetit gjuhësor të shqipes ka synim mohimin e historisë e territoreve të kombit shqiptar dhe ligjëron pushtimin e tokave shqiptare e krijon “rrethanat shkencore” për tezat e strategjitë serbosllave për të shpërngulur gjithë shqiptarët prej trojeve të tyre.
Në rrethanat e mësipërme do na duhej një ASH e pavarur nga Serbia. Akademikët së pari duhet të kalojnë në veting dhe t’u hetoet pasuria dhe origjina e pasurive të tyre. Nga ASh duhet të largohen të gjithë ata akademikë që kanë lidhje të ngushta me Beogradin si dhe ata që nuk kanë prurje shkencore dhe janë pengesë për përparimin e shkencës së albanologjisë. Nga kjo akademi duhet të përzihen publikisht të gjithë ata akademikë që janë gjallë e që kanë bërë vepra “shkencore” antishqiptare e të rivlerësohen akademikët e vdekur që kanë punuar në interes të armiqve të kombit tonë.
Një komb, që nderon armiqtë e tij si heronj dhe injoron personalitetet e vërteta shkencore e patriotike, është i destinuar të shpërbëhet.
Kombi ynë ka nevojë për të rivendosur dinjitetin dhe moralin e tij dhe kjo duhet të fillojë nga reformimi i institucioneve të identitetit kombëtar siç është ASh e Tiranës. Është koha të ndodhë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!