Shkruan: Zeni Bilimani
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!(Kushtuar 37 dëshmoreve nga Nëna Shqipëri në LÇ-re të UÇK-së).
–
Po, më kujtohet,
Ai, qe plagosur,
Në luftë, përkrah UÇK-së.
–
I keqi armik, me armë e helmeta, kishte ardhur,
Nga një skaj, i panjohur, nga një vend…
Unë, emrin e mallkuar, nga urrejtja…
Fort i pështjelluar, dot s’ia mbajta mend.
–
Nga pjesa tjetër e kombit tim të ndarë…,
Pranë vatrës sime kosovare,
Ai, rrinte gjithnjë shtrirë.
Plaga i kullonte gjak liridashës,-të dëlirë.
–
Dhe, nga e gdhira, në të gdhirë,
Diçka, ai kërkonte…,
…Ashtu, dremitej përçartë.
Mua, kjo më vinte vështirë!
–
Sa hapte sytë, më kërkonte pranë.
Pranë zjarrit, mua, më bënte pak vend.
–
Vallë, pse më shikonte aq gjatë?!
Mendoja, çfarë i sillja ndërmend?!
–
Ai kërkonte, që të shkruante letër…
Të shkruante për një shtëpi, që ishte prapa nesh.
–
Në shtetin Amë, që armiqtë na kishin ndarë.
Eh!…Unë i vogëli pranë tij,-mezi rrokullisja, netët historike!…
–
Luftëtari vullnetar,
nga Nëna Shqipëri,
Aq shumë më deshi, Mua, këtu në Dardani!
–
Në letrat që niste, shkruante:
“Tani, e gjeta djalin përsëri” !…
–
Mua, më shikonte dhe fjalën e ndërpriste?!…
Unë, isha një kosovar i vogël, kërthi.
–
O, sigurisht, ai atje kishte lënë, çunin, që mua më ngjasonte shumë.
Çunin, që priste babin, nën hënë.
–
E priste, por nuk e takonte dot.
As e dinte, ku flinte e gdhihej nga mot.
Pastaj, papritur, binte në heshtje?!
–
Mua, m’i falte, ç’ kishte në xhepa, një nga një!…
–
Veç një Shqiponjë dykrenore e ruante.
E, sigurisht, ai e ruante për atë.
Në, para i vinim, që të hante.
Atë të varfrën gjë, trahana.
Ai, e merrte dhe në dysh e ndante.
–
Dhe, më thoshte mua, ha!
Kur han ti, mua forca më shtohet!…
Ah! Një natë, kur më zuri gjumi
Më morën, më ndanë prej tij.
–
Në mes të natës,
ndjeva zhurmë,
Po qanin dhe po e çonin një njeri.
–
Po qanin dhe në vatër drita qe shuar.
Në govatë skuqnin rrobat e tij plot gjak.
–
Dhe, Shqiponja Madhështore, dykrenore,
Ndrinte, mbi oxhak.
Unë, qava ,-o sa shumë qava,
Deri në të gëdhirë…,
–
Por, luftëtari nga pjesa tjetër e atdheut tim,
Kujtoja, nuk do kthehet më kurrë!…
Përpëlitja këmbët,
duart me kishin ngrirë.
–
Dhe, përsëri, ashtu në vegim,
Doja e shihja trimin.
Ah! Erdhi një ditë-zezë…
Atje, përtej kufirit të Zi,
Trishtohesha,-sikur varrin e tij më treguan.
–
Ah! Sikur, një tufë lotësh,
I vura sipër tij…,
Fushat nuk kishin lule,
Dhe, bari qe bërë shkrumb.
–
Nga Shkijët e Serbisë, as lule nuk kishin fushat e Kosovës.
E mora Shqiponjën, që i përkiste tjetrit.
–
Ku ta sillja, ty o moshatar,
Ende, qe freskuese-përvëluese, ajo letër.
–
Atë, nuk mund ta digjte as zjarri…
Po, më kujtohet jashtë dëgjohej një këngë.
–
Dikush, përdore më kishte marrë,
Unë, ktheva kokën dhe ndjeva një çast.
Dorën, dorën e tij të shtrenjtë të dashur!…
7 Janar, 2023
–
NË ÇOROVODË ERDHI ENVERI
(Nga vizita e Enver Hoxhës në festat e 28 e 29 Nëntor 1971).
–
Në Çorovedë erdhi haberi,
Nesër do vijë, Enveri,
Zbardhi vendi si mermeri.
.
Qafë me qafë, u var ylberi.
Enver trimi i vegjëlisë,
Zemërbardhi, mendjendrituri i Partisë,
28 – 29 Nëntorin, festoi me Skraparllinjtë.
–
Me bijë e bija, të luftës dhe lirisë,
Rreptë në zallishte, zëri i tij buçiti,
Lugina e Osumit oshtiu,
Krahina me valle e priti.
–
Djalin që si yll ndriti.
O Enver Hoxha, furtunë,
Prita shumë, ty të vunë,
Çakejtë u përpoqën, dot s’të ulën.
–
Shqipërisë i vure vulë.
Tani, Shqipëria ndriti,
Edhe botën e habiti,
Sa lart nderin, atdheut ia ngriti!
–
Lule, na u bë kjo jetë,
-Siç e tha, Enveri vetë.
–
Kishte mall, të madh Enveri,
Dhe, siç na premtoi,-ai erdhi.
Enver, o yll i rrallë,
Bir i Partisë, me famë.
–
Gju më gju, me Skraparllinjtë,
Kuvendove, me Partinë,
Për të malli, na kish marrë,
Se, kishte vite pa ardhë.
–
Tok me të se ç ‘zumë këngë,
Sa dhe malet, iso bënë,
Dy ditë e patëm pranë,
Kuvenduam,-mjaft nuk u çmallëm.
–
Porositë që na ke lënë ,
Program pune, ne i bëmë,
Flet Enveri, flet Partia ,
Mal në këmbë gjithë Shqipëria.
7 Janar, 2023
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!