SHQIPTARËT NË MAQEDONINË VERIORE NUK KANË NEVOJË PËR SUNDUES!

02
Jul
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Aktuale
SHQIPTARËT NË MAQEDONINË VERIORE NUK KANË NEVOJË PËR SUNDUES
, POR PËR PËRFAQËSUES TË DENJË QË I MBROJNË INTERESAT E TYRE
Më në fund po shpërthen skandali i madh në Maqedoninë Veriore, për atë që kemi shkruar e paralajmëruar për vite me radhë se, në këtë shtet asnjëherë nuk është realizuar regjistrim real i popullsisë dhe as për së afërmi nuk përputhen të dhënat statistikore zyrtare për numrin e popullsisë me numrin e votuesve në listën e përgjithshme të zgjedhësve, që përbën një krim të rëndë kundër njerëzimit me përmasa të gjenocidit ndaj shqiptarëve në këtë shtet.
Subjektet politike dhe jopolitike të shqiptarëve kanë argumente të mjaftueshme të parashtrojnë padi në gjykatat ndërkombëtare ndaj pushtetit dhe autoriteteve përgjegjës në institucionet e këtij vendi.
Me këtë rast, autori i këtij shkrimi nuk pajtohet në tërësi me qëndrimet e paraqitura nga koalicioni VLEN, që ka adresuar akuza të njëanshme vetëm ndaj një partie tjerë politike të shqiptarëve, por nuk e akuzon fajtorin kryesor, pushtetin e këtij vendi, për këto falsifikime dhe manipulime në vazhdimësi me fatin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, edhe kur partia që e akuzojnë sot nuk ka ekzistuar në skenën politike dhe nuk ka qenë në pushtet.
(1 korrik 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk